Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

American Councils for International Education

$
0
0

logo e madhe e american councilsYOUTH EXCHANGE AND STUDY 

Mësoni më shumë për këtë program të ri shkëmbimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

YES Youth Exchange and Study është një program pa pagesë që siguron bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme nga vendet YES për të kaluar deri në një vit akademik (2017-2018) në Shtetet e Bashkuara, duke jetuar me familje amerikane dhe duke ndjekur një shkollë të mesme amerikane.

Fokusi i programit është zhvillimi i komunikimit ndërmjet qytetarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve partnere, me qëllim ngritjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Nxënësit jetojnë në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, sigurojnë aftësi drejtimi dhe ndihmojnë në edukimin e amerikanëve mbi vendin dhe kulturën e tyre.

Ky program mbështetet financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Faza e parë e konkurimit:

Qyteti

Data

ora 8:30 to 11:00

 

Adresa

Tiranë

 

Fier

15 tetor 2016

 

 

14 tetor 2016

 

Universiteti “Marin Barleti”, Rr. “Sami Frashëri”, nr. 41 (pranë kompleksit të pishinave)

 

Shkolla e mesme  “Flatrat e Dijes”

Lagjja 1 Maj

Të gjithë nxënësit duhet të regjistrohen personalisht ditën e testimit. Testi i parë do të bëhet në të njëjtën ditë dhe orë që do të përcaktohet në momentin e regjistrimit. Për të gjithë ata që kualifikohen, testi i dytë do të bëhet të nesërmen. Një listë me pjesëmarrësit e raundit të dytë do të bëhet publike në mbrëmjen e ditës së parë të testimit.

NËSE DËSHIRONI TË REGJISTROHENI EDHE PARAPRAKISHT PËR TESTIMIN, NA DËRGONI NJË E-MAIL NË ADRESËN

tirana@americancouncilssee.org

Aplikanti duhet të plotësojë këto kushte:

– Datëlindja nga 1 janar 2000 – 15 korrik 2002

– Nxënës në shkollë të mesme, klasa 10 ose klasa 11

– Nxënës me rezultate të mira

-Të kenë nota të mira

– Njohuri të mira të gjuhës angleze

– Të jetë shtetas shqiptarë

-Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të lindur nga 15 shkurt 1999-15 korrik 2002 

Dokumentet që duhet të paraqiten:

Aplikanti duhet të paraqesë:

– Fotografi të kohëve të fundit 3 x 4 cm;

– Pasaportë, Certifikatë lindjeje; ose kartë identiteti

– një stilolaps të zi

www.ac-see.org


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180