Business Insider vendosi të veçojë universitetet në Europë, të cilat arritën rezultatet më të larta për reputacionin e tyre akademik, në renditjen e QS-së, duke u bazuar te kriteri i punësimit të studentëve të tyre
Çdo vit, Quacquarelli Symonds (QS), sjell renditjen e universiteteve më të mira në planet. Renditja e këtyre universiteteve bazohet te reputacioni që ka institucioni me akademikët dhe punëdhënësit, si dhe në numrin e kërkimeve shkencore që përdor shkolla për të publikuar një disiplinë specifike, në këtë rast juridiku. QS jep një vlerësim që arrin deri në 100 pikë.
Duke e parë këtë gjë, të gjesh një punë të mirë, që është një ndër shqetësimet kryesore të studentëve, ndikon shumë në momentin që do t’ju duhet të zgjedhin një universitet për të studiuar. Business Insider vendosi të veçojë universitetet në Europë, të cilat arritën rezultatet më të larta për reputacionin e tyre akademik, në renditjen e QS-së.
Universitetet, përgjithësisht janë në përputhje me shkollat më të vlerësuara në kontinent, megjithëse janë disa pikë më lartë për reputacionin me punëdhënësit se sa bëjnë zakonisht. 6 universitete arritën një rezultat të plotë prej 100 pikësh nga QS, prandaj dhe ne kemi përdorur reputacionin e tyre global me punëdhënësin për të bërë ndarjen mes tyre.
15-Universiteti Teknik i Munihut. Universiteti gjerman, i cili ka “prodhuar” 13 fitues të çmimit Nobel, arriti një rezultat prej 97.6 pikësh, mbi reputacionin e tij te punëdhënësit.
14-Universiteti Bocconi. I gjendur në Milano, Itali, Bocconi është i mirënjohur në të gjithë botën për cilësinë që kanë programet ë tij të studimit, veçanërisht për Masterin e Administrim Biznesit. Si pasojë, punëdhënësit e renditën në një mënyrë të pabesueshme me një total prej 98.1 pikësh nga QS.
13-ETH Zyrih. Instituti i teknologjisë së Zvicrës. Shënoi 98.9 pikë për reputacionin e punëdhënësit, universiteti i Zyrihut është më i miri në të gjithë Zvicrën, kur vjen puna te punëdhënësit.
12-Universiteti i Warwick. Ky universitet dhe veçanërisht shkolla e biznesit që ka, është vlerësuar nga rrjeti i biznesit britanik për faktin që nxjerr njerëz të talentuar. Dukshëm përfshihet dhe shefi aktual i Bankës së Anglisë, ekonomisti Andy Haldane.
11-Universiteti College London. Është renditur si universiteti i tretë më i mirë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo ka ardhur si pasojë e vlerësimit të lartë të punëdhënësve me një rezultat prej 99.3 pikësh.
10-HEC- Shkolla e menaxhimit në Paris. HEC alumni janë disa nga personat më të respektuar në botë nga punëdhënësit, ish-studentë të dukshëm të këtij universiteti, duke përfshirë presidentin francez Francois Hollande dhe ish-studenten e cila është tashmë Shefe e Institucionit monetar ndërkombëtar, Dominique Strauss Khan. Ka arritur një rezultat prej 99.3 pikësh.
9-Shkolla Politeknike. Me një rezultat prej 99.7 pikësh, Shkolla Politeknike në Paris, numëron si tre ish-studentë të saj, ish-presidentet francezë dhe tre fitues të çmimit Nobel ndër alumnit.
8-Universiteti i Mançesterit. Ky universitet ka ngjitur me qetësi renditjen e QS në këto vitet e fundit, gjë e cila ka ardhur si pasojë e një reputacioni yjor, të krijuar nga punëdhënësit. Ka arritur 99.7 pikësh.
7-INSEAD – INSEAD i cili ka kampusin e tij kryesor në Fontainebleau, Francë, numëron Shefin ekzekutiv të Credit Suisse, Tidjane Thiam, si një ndër alumnit më të njohur të tij. Arriti një rezultat afërsisht perfekt punëdhënësish prej 99.9 pikësh.
6-Shkolla e Biznesit në Londër. E para nga gjashtë shkollat me një rezultat prej 100 pikësh për reputacionin e punëdhënësit, është i vetmi institucion pasuniversitar me Alumni duke përfshirë ministrin aktual te financës në Uganda, dhe fituesin e çmimit Nobel në vitin 2014, ekonomistin Jean Tirole.
5-Kolegji Imperial Londër. Është i mirënjohur në botë për degët e tij të shkencës dhe inxhinierisë, vjen e nënta në përgjithësi me renditjen e QS-së. Shumica e suksesit të saj vjen nga reputacioni perfekt, i arritur me punëdhënësit.
4-Centrale Supelec. Supelec në Paris, fokusohet vetëm te shkencat inxhinierike, gjë e cila e ka lejuar të ndërtojë një reputacion perfekt me punëdhënësit të cilët kërkojnë të diplomuar në atë disiplinë.
3-Shkolla Londineze e Ekonomisë dhe Shkencave Politike. Investitori bilioner George Soros, ish-kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu, si dhe njeriu kryesor i grupit Rolling Stones Mick Jagger janë disa nga personalitetet, të cilat kanë studiuar në këtë universitet, i cili gjendet në Londrën qendrore.
2-Universiteti i Cambridge. Duke patur një pozicion si një ndër universitetet më prestigjioze në botë, punëdhënësit janë të “dëshpëruar” për të shtënë në dorë, ndonjë nga të diplomuarit e atij universiteti.
1-Universiteti i Oksfordit. Oksfordi u mund nga Cambridge në renditjen e QS së këtij viti, por akoma ka një rezultat të shkëlqyer kur vjen puna te reputacioni me punëdhënësit. Duke parë faktin që një e katërta e FTSE 100 CEO-s dhe 42 nga 56 njerëzit që shërbyen si kryeministra të Britanisë kanë studiuar në Oksford, nuk ka dyshim që punëdhënësit i duan të diplomuarit e këtij universiteti.
Përgatiti: Eva Drita