Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Tryeza UET-Stela: Shkolla Master në shërbim të biznesit

$
0
0

UET StelaPrograme dhe kurrikula të reja për të formuar profesionistët që kërkon tregu i punës. Drejtuesit e Universitetit Europian të Tiranës në një tryezë diskutimi me drejtues e punonjës të Kompanisë “Stela”

Universiteti Bocconi në Milano cilësohet si një ndër universitetet më të mira në vendin fqinj me përqindje punësimi të të sapodiplomuarve rreth 90 për qind. Ky sukses i tij varet kryesisht dhe drejpërdrejt prej bashkëpunimit të ngushtë që universiteti ka me biznesin e madh italian. Duke marrë këtë shembull, Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof.dr.Adrian Civici, thotë se, “UET synon të ecë në këtë rrugë, të vihet në funksion të biznesit, në shërbim të cilësisë profesionale që kërkon sot biznesi shqiptar”.

Në kuadër të këtij angazhimi Civici dhe disa drejtues të tjerë të UET-it ishin sot në një tryezë diskutimi të përbashkët me drejtuesit e Kompanisë Stela dhe punonjës të kësaj kompanie.

Presidenti i “Birra Stela”, njëkohësisht kryetari i Shoqatës së Prodhueseve të Birrës, z.Stefan Pinguli e vlerësoi këtë takim duke e etiketuar si “një moment të rëndësishëm të marrëdhënies mes shkencës dhe bazës, që është biznesi”.

“Biznesi ka nevojë për këtë bashkëpunim, sidomos në fushën e studimeve që kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme që ka biznesi në Shqipëri, si problematikat që kanë të bëjnë me taksat, studimin e tregut, studimin e nivelit të humbjeve, etj.. Duhet studime shkencore dhe reale të terrenit ku operon biznesi, të kemi statistika shkencore të studiuara”, tha ai në nisje të këtij takimi.

Gjithashtu z.Pinguli theksoi se ai vlerëson rëndësinë e trajnimit dhe të profilizimit të punonjësve nëpërmjet kurrikulave të veçanta që UET ofron në Shkollën Master duke ofruar sponsorizim për shkollimin e mëtejshëm të punonjësve të kompanisë së tij në lidhje me profilet e punës.

Kurrikula që i përshtaten tregut

Shkolla Master në UET këtë vit ka futur në kurrikulat dhe programet e saj lëndë të reja të hartuara në bazë të konsultimeve të bëra me biznesin në vend, me synim ofrimin e profileve që janë sa më afër kërkesave që ka tregu i punës sot, bëri të ditur drejtoresha e Shkollës Master, Dr.Orkida Ilollari.

Ndërsa profesor Civici theksoi se ka ardhur koha që universiteti të mos mendojë vetëm si të edukojë qytetarë të mirë, por të fokusohet tek përgatitja e profesionistëve të aftë që do t’i shërbejnë ekonomisë në tregun e punës.

Kërkimi shkencor do të luajë rol në këtë bashkëpunim gjithashtu. Dr.Selami Xhepa, drejtues i Kërkimit Shkencor në UET, pranoi sfidën e propozuar nga z.Pinguli duke u shprehur se “sfida jonë është e përbashkët dhe UET do të orientojë studimet shkencore në shërbim të ekonomisë vendase, duke bërë studime që i vijnë në ndihmë drejtpërdrejt biznesit”.

Kjo tryezë do të pasohet nga tryeza të ngjashme me kompani të tjera të mëdha në vend, me të cilat UET bashkëpunon prej vitesh. Komunikimi me biznesin është një projekt që ka nisur para 3 vitesh si UET-Universiteti i Biznesit, ku universiteti kërkon të jetë sa më afër trendeve të fundit të profesioneve që kërkon tregu për t’i përshtatur këto në programet e Shkollës Master, e cila nxjerr dhe profesionistët e kualifikua për këtë treg.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180