Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Festa e 10-vjetorit të UET: Të gjitha surprizat e një jubileu

$
0
0

THEMELUESIT-FOTOUniversiteti Europian i Tiranës feston 10-vjetorin të hënën që vjen, duke shënuar 7 breza të diplomuarish, përfshi edhe një brez me 136 doktorantë.

I themeluar si një sfidë UET-ja ka dalë të jetë një “derë e hapur” që i ka dhënë mundësi formimi mijëra të rinjve.

10-vjetori që festohet më 19 shtator në mjediset e universitetit, është po ashtu edhe një moment reflektimi mbi atë që është arritur dhe atë që UET mund të bëjë.

Me të ftuar specialë si Bernard Kouchner, një prej njerëzve më me ndikimin në politikën e jashtme franceze, disa herë ministër dhe administratori i parë i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UET prezantohet me një mori arritjesh gjatë një rruge të gjatë e jo të lehtë, por që e ka vendosur atë në majë të institucioneve arsimore në vend.

Në atë event do të jenë akademikë, politikanë dhe gazetarë, miq të UET-së që e kanë shoqëruar në këtë dekadë të parë.

Rruga e UET e shënuar në data dhe shifra tregon një institucion të përgjegjshëm social që ka shpenzuar 5 milionë euro në bursa, 750 mijë në kërkim shkencor e botime dhe 6 mijë të diplomuar.

UET NË DATA

20 SHTATOR 2006 – Licencimi i UET.

21 JANAR 2009 – Licencimi i programeve MA.

22 KORRIK 2009 – Licencimi i Masterit të Nivelit të Dytë, MND.

23 KORRIK 2009 – Diplomimet e para në BA.

24 KORRIK 2009 – Akreditimi i parë i UET si institucion.

20 KORRIK 2010 – Diplomimet e para në programet MA.

14 SHKURT 2011 – Akreditimi i programeve MA.

28 SHTATOR 2011 – Marrja e statusit Universitet.

7 TETOR 2011  – Licencimi i programeve DR.

5 SHKURT 2015  – Akreditimi i programeve DR.

UET NË SHIFRA

13605 studentë të regjistruar në 10 vite akademike.

2500 bursa të akorduara nga UET ndër vite, të plota / pjesshme.

300 studentë të UET kanë kryer një cikël studimi në universitete jashtë Shqipërisë.

5 milion euro kontributi i UET për përgjegjësinë sociale.

750,000 euro, buxheti i kërkimit shkencor në vit, grante/botime.

235 libra të botuar nga UET Press.

575 pedagogë kanë qenë pjesë e UET në 10 vjet

2959 të diplomuar BA.

2907 të diplomuar MA.

136 të diplomuar DR.

liberalett

MAPO


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles