Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Vjeshta erdhi herët për studentët, si t’u mbijetosh provimeve

$
0
0

international_studentsTë mësosh për provimet e vjeshtës kur të tjerët janë me pushime, duket si kulmi i frustrimit. Por mund t’ia dilet mbanë. Specialistë ndërkombëtarë të metodave të studimit këshillojnë. Studentë të ndryshëm ndajnë eksperiencat.

Koha e provimeve është veçanërisht stresuese dhe acaruese kur të duhet të ndërpresësh pushimet para të tjerëve për të menduar për provimet e vjeshtës. Po ndërsa pak stres mund të jetë një motivues pozitiv, të qenit shumë nervoz ose të tendosur mund të shkaktojë problem në performancën tuaj. Pak javë para sezonit të vjeshtës, ju sjellim disa këshilla si ta menaxhoni kohën e mbetur drejt rezultateve që prisni. Sigurisht, të kesh provime në vjeshtë nuk do të thotë të hedhësh në erë pushimet verore. Ato janë të domosdoshme. Plus që po ta mbash mendjen gjatë tërë kohës te provimet, vetëm do stresohesh dhe stresi nuk bën aspak mirë. Secili nga ju ka përvojën e vet me provimet, gjithashtu njeh dhe ngarkesën e çdo lënde dhe di pak a shumë sa kohë i duhet për ta përvetësuar. Sigurisht meqë është verë dhe elementët mendjeprishës janë shumë më tepër (shokë që të ftojnë për të dalë, për t’iu bashkuar një udhëtimi e me radhë), duhet ta planifikoni pak më të gjatë këtë kohë. Gjithsesi është mirë që kur e ndani mendjen për të nisur të studioni, ta bëni këtë seriozisht, duke harruar se jashtë është nxehtë dhe plazhet janë ende të mbushura me njerëz. Si fillim, zgjidhni një vend të freskët, pa zhurma dhe me dritë. Ndaje punën në orare kur je më produktiv, duke zgjedhur mëngjeset apo mbrëmjet që janë më të freskëta dhe ndiq këto këshilla:

Menaxho ankthin

Nëse jeni një tip që para provimit e kap ankthi, përpiqu ta përcaktosh burimin e këtij ankthi. Nëse vjen nga një mospërgatitje e mirë, atëherë është një reagim racional. Gjithsesi, nëse beson se je i përgatitur siç duhet për provimin dhe prapë ke ankth, atëherë kjo mund të jetë një përgjigje joracionale. Në çdo rast do ishte e dobishme të dije si të veproje me efektet e kësaj gjendjeje.

Përgatitu për testet dhe detyrat e kursit

Kjo është mënyra më e mirë për të minimizuar ankthin. Ja ku janë disa këshilla për t’u përgatitur për provim: Mos i mbështet shpresat te kopjet. Mashtrimi shkakton ankth dhe nuk të ndihmon fare për volum të madh .Në vend që të përpiqesh të memorizosh gjithë detajet e imëta nga një semestër i tërë shënimesh dhe leksionesh, përpiqu t’i bashkosh të gjitha dhe të mësosh konceptet e mëdha kryesore në fillim. Kur studion, përpiqu të krijosh pyetje që mund të bien në provim. Përgjithëso ide nga leksionet, shënimet, librat dhe pjesë të tjera. Nëse e ke të pamundur të studiosh gjithë materialin për provimin, zgjidh një pjesë për të cilën je i/e sigurt se do e mësosh të gjithën dhe do e përvetësosh mirë.

Ndrysho mendim

Kjo do të ndihmojë të ndryshosh mënyrën me të cilën mendon për provimet. Një provim nuk do parashikojë suksesin e së ardhmes tënde ose se sa vlen ti. Po të ndryshosh mendim, mund të ndihmojë ta shijosh studimin dhe të mësuarin. Ja disa mënyra që mund të funksionojnë për të ndryshuar qëndrimin tënd:

Është vetëm një provim.

Shpërbleje veten kur të mbarojë provimi.

Mendo pozitivisht: mendo për gjithë punën që ke bërë deri tani, ose mendo për ato që di, jo ato që mund të mos dish.

Mos harro gjërat bazë

Mos harro veten dhe nevojat e tua. Kjo do të thotë që duhet të mendosh për veten si një person, jo thjesht si një student që jep provim. Ushqehu si duhet dhe pi shumë ujë, pasi i duhet trurit, i duhet trupit që tani në verë nxjerr më shumë ujë nga vapa; mos prish ritmin e përditshëm të stërvitjes (nëse shkon në palestër, apo bën not) dhe vazhdoji disa nga aktivitetet e tua sociale ose argëtuese. Nuk ka asgjë të keqe të shkëputesh për pak. Fli sa duhet. Nuk mund të japësh më të mirën nëse je i/e lodhur. Bëj diçka çlodhëse kur ndihesh i/e përgatitur sa duhet.

 

 

Përballoje “Vjeshtën” me qetësi – Ja datat e provimeve në UET

Sekretarja e Përgjithshme e UET, dr. Holta Heba shpjegon procedurat që do të ndiqen për provimet e Shtatorit

Pas pushimeve të verës, Universiteti Europian i Tiranës ka rifilluar punën me shumë intensitet për të mirëpritur studentët, të cilët disa lëndë nuk kanë arritur t’i shlyejnë gjatë vitit akademik, ose duan të përmirësojnë lëndët me rezultat jo të kënaqshëm gjatë vitit.

Pikërisht për këtë arsye, UET ka marrë masat që sezoni i riprovimeve të zhvillohet më së miri.

Në datat 1 dhe 2 shtator, Studenti paraqitet në zyrën e kontratave për të tërhequr konfirmimin si dhe te koordinatorja e programit të studimit që ndjek për të tërhequr fishën e notave. Pasi njihet me rezultatet paraqitet në sekretarinë mësimore të UET. Aty plotëson formularin e lëndëve që do të regjistrojë në këtë sezon riprovimesh.

Regjistrimi i lëndëve për sezonin e riprovimeve (vjeshtë) është shumë i rëndësishëm, pasi studenti që nuk ka kryer këtë proces nuk mund të zhvillojë provimet në datat përkatëse. Studentët e regjistruar listohen në lista sipas lëndëve të përpiluara nga sekretaria pas çdo verifikimi. Këto lista firmosen nga Dekani i Fakultetit dhe Sekretarja e përgjithshme dhe tërhiqen nga pedagogët monitorues të provimeve.

Sekretaria mësimore, zyra e kontratave si dhe zyra e financës janë duke punuar tashmë për të kryer verifikimet më të fundit të çdo studenti për detyrimet akademike dhe kontraktuale. Gjithçka duket se ka nisur vrullshëm.

Koordinatoret e programeve të studimit janë në komunikim të vazhdueshëm me studentët që paraqiten pranë departamenteve, si dhe ata që ndodhen ende larg Tiranës dhe që mund të interesohen vetëm nëpërmjet telefonit apo email-it.

Në datat 7-17 shtator do të zhvillohet sezoni i Riprovimeve (vjeshta). Në këtë sezon çdo student ka të drejtë të regjistrojë deri në 5 lëndë. Pedagogët, tashmë të kthyer nga pushimet gjenden gjithë ditën në UET për t’iu ardhur në ndihmë studentëve për konsulta paraprake deri në ditët e provimit.

Sezoni i Riprovimeve do të zgjasë brenda këtij afati ku në çdo ditë do të ketë 5 fasha oraresh provimi me lëndë të ndryshme në të dyja ciklet e studimit Bachelor dhe Master. Pas regjistrimit të lëndëve, sekretaret kryejnë verifikimet e çdo studenti rast pas rasti dhe përcjellin lëndët e regjistruara me numër studentësh te Sekretarja e përgjithshme e UET, e cila harton orarin brenda afatit të caktuar.

Brenda këtij sezoni riprovimesh është përfshirë dhe mbrojtja e diplomës për sezonin e Vjeshtës.

Dorëzimi i diplomës nga studentët bëhet më datë 19 shtator, kurse mbrojtja në datat 29-30 shtator.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


Mbreteresha e Nates epizodi 1 - (Gecenin Kralicesi) - 22.04.2016


Sipas: Femina


Djalë apo vajzë?


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


Një video e qenit më të shpejtë në botë, ja me çfarë shpejtësie vrapon


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Apartament per shitje ne Plazh