Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

10 vjet UET, 10 akte, 10 herë pioner

$
0
0

diplomimi FOTONjë libër për risitë, një dokumentar“si u krijua një markë shqiptare për komunikimin”, një këngë-himn për rininë e krijuar nga vetë studentët, etj.. Ja  10 aktivitetet që do të organizojë UET për vjeshtë me rastin e festimit të 10 vjetorit  që do të mbahet me 20 shtator

“E bën dot?”, pyetja e bërë në 2006 sot e ka përgjigjen “u kry”. Universiteti Europian i Tiranës futet në dekadën e dytë të jetës së tij me festimin e 10 vjetorit të krijimit në Shtator. 10 vjet më parë ishte një ide, një dëshirë dhe një ankth. Themeluesit e universitetit në vitin 2006 kur morën iniciativën për të hapur një universitet privat bazuar mbi praktikat më të mira anglosaksone të edukimit zgjodhën sloganin “E bën dot?”. Sot ankthi ka marrë fund. Pas 10 vitesh shënoi diplomimin e brezit të 7-të të studentëve, me mbi afro 15 mijë studentë të regjistruar, nga të cilët janë diplomuar 6250 studentë dhe me një rol aktiv në jetën publike në vend.  10 akte do të shënojnë këtë përvjetor; një libër, një dokumentar, një këngë, një festival, etj., të cilat do të shkruajnë historinë e dekadës së parë të universitetit.

Më shumë se sa një histori e një institucioni historia e UET është një histori komunikimi. Një rrugëtim nëpërmjet sloganeve; nga ankthi i nisjes së një nisme të re që shprehej me sloganin e parë në vitin 2006; “E bën dot?!”  vijon me  “Cilësia na diferencon” në 2009-ën që përcillte sigurinë në ofertën  për të rinjtë, tek “Ne jemi kudo”, slogan i nxitur nga bursat gjithëpërfshirja e studentëve deri tek “Po vjen një epoke e re, bëhu gati”, një dimension i ri i sfidave, që paralajmëronte mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e derës së re të vazhdimësisë.

Spartak Ngjela me themeluesit e UET-it, Henri Çili, Ermal Hasimja, Blendi Kajsiu.

Spartak Ngjela me themeluesit e UET-it, Henri Çili, Ermal Hasimja, Blendi Kajsiu.

Historia e fillimit në një libër, UET 10 herë pioner

Gazetarja Zefina Hasani është autore e librit mbi krijimin e UET, një libër që do të ketë në boshtin e tij 10 risitë që solli me vete që në krye të herës ky universitet privat.

“Duke nisur që prej frymës së re të komunikimit e prezantimit mediatik e politiko- liberal të katër themeluesve, që tronditën Tiranën e atyre viteve, në nismën dhe energjinë e tyre për të bërë ndryshimet e mëdha e tejet të guximshme në sistemin arsimor në Shqipëri.  Do të jenë historitë e mëdha, por dhe ato të vogla e personale, të themeluesve, drejtuesve e studentëve të parë që e kanë prekur këtë universitet që në gjenezë të tij, e që sot kanë një kujtesë të jashtëzakonshme për atë që dikur më shumë e ëndërronin e dëshironin sesa e besonin se do të funksiononte me të vërtetë”, thotë autorja Hasani.

Ky libër do të ketë gjithashtu dhe historitë e  titujve “Honoris Causa” të dhëna nga UET, kërkimet e revistat shkencore, përgjegjësite sociale e bursat që ky universitet ka dhënë, për librat e autorët që botohen e promovohen në UET-Press, për turet në Shqipëri e shkollat sezonale, për konferencat ndërkombëtare e për rrjetin e studentëve Alumni e gjithçka që nisi të njihej si formule e re në një jetë akademike së pari në UET, sqaron Hasani. Pra ky libër sjell të djeshmen dhe të sotmen, të rrëfyer nga protagonistët, por dhe nga arkiva e vetë universitetit.

Posteri i parë i UET 2006 me sloganin “E bën dot?” “Vojo Kushi mbi tank”, pikturë e Sali Shijakut

Posteri i parë i UET 2006 me sloganin “E bën dot?” “Vojo Kushi mbi tank”, pikturë e Sali Shijakut

Dokumentari “Si u krijua marka UET” 

Gazetarja e AbcNews, Alma Çupi, e cila është bërë e njohur tashmë për dokumentarët e saj “Një histori Shqiptare” ka vendosur që këtë shtator të sjellë një histori shqiptare të komunikimit publik. “Si u krijua marka UET, një markë shqiptare për komunikimin”, është një punë akoma e pambaruar që do të sjellë në mënyrë vizuale historinë e UET-it, si një garë me kohën.

Dokumentari është ndërtuar me intervista të protagonistëve, të personazheve që në një mënyrë a një tjetër ndikuan në krijimin e kësaj marke që nga pagëzimi që gazetari Arjan Çani u bëri themeluesve të UET-it, si “liberalët e djathtë”, e deri tek traditat që ka krijuar ky universitet me anë të aktivieteve të përvitshme.

Marka UET është 10 vjet histori, por ka dhe një UET përpara, që ky dokumentar e sjell që me krijimin e grupit të liberalëve që u bënë më vonë themelues me idetë e tyre. Dokumentari sjell pamje nga momentet më të rëndësishme të këtij rrugëtimi, ceremonitë e Honoris Cauza, diplomimet, promovimet e librave të UET-Press, konferencat e rëndësishme shkencore dhe krijimin e traditave në aktivitete të veçanta si “Rrethi liberal i Dardhës”, “Anuaret e Filozofisë” dhe “Ditët Letrare të Razmës”,etj..

Anthony Giddens është figura shkencore më eminente, e ardhur në UET. Sociologu më i famshën i botës, drejtor i shkollës LSE, mori titullin Honoris Causa në UET. Mesazhi i tij: “po vjen një epokë e re” u bë për dy vitet e parafundit spoti i UET

Anthony Giddens është figura shkencore më eminente, e ardhur në UET. Sociologu më i famshën i botës, drejtor i shkollës LSE, mori titullin Honoris Causa në UET. Mesazhi i tij: “po vjen një epokë e re” u bë për dy vitet e parafundit spoti i UET

Bursa “Pashko” për 10 më të mirët e varfër

Në vitin e 10-të të tij, Universiteti Europian i Tiranës lançoi një bursë të veçantë, që bazohet mbi dy kritere: ekselencën dhe problemet sociale. Duke besuar se talentet dhe përkushtimi për arsimimin duhen mbështetur, që të ecin përpara, kjo bursë u vjen në ndihmë pikërisht të rinjve ekselentë në mësime, por që s’kanë mundësi financiare për të përballuar shkollimin në universitet ose kanë një histori familjare të vështirë. Nga aplikuesit po përzgjidhen 10 individë, të cilët janë më të mirët dhe kanë kushte të vështira financiare, që e bëjnë të pamundur përballimin e studimeve. Përveç të drejtës së studimit falas në një nga degët që ofron UET, universiteti merr përsipër dhe heqjen e shpenzimeve të jetesës së tyre në Tiranë, me shumën 25 mijë lekë të rinj në muaj, për 36 muaj. Studentët do të angazhohen pranë universitetit, në zyrat ku punojnë studentët part-time, për të përfituar këtë pagesë.

Kjo bursë është sinteza e traditës që UET ka pasur gjatë 10 viteve, duke mbështetur me bursa të plota ose të pjesshme 2500 studentë, që nënkupton reduktimin e plotë ose të pjesshëm të tarifës së studimeve.

Një këngë, një himn për rininë

“Vetëm, nisa një rrugëtim

Nesër, të kem një siguri

Një dritë, në një vend që ëndërrojmë

Jeta, çdo ditë na jep mësim

Dua, gjithmonë të jem i lirë

E kam unë një vend që ma mundëson”…

Këto janë vargjet e para të tekstit të një kënge, krijuar nga Big Basta, me kompozim të Alban Ramosaj, që po përgatitet në studion Tullproductions dhe që do të mbledhë këngëtarë të njohur e të rinj që kanë qenë apo janë studentë në UET. Eneda Tarifa, Vedat Ademi, Enxhi Nasufi, Antonela Cekixhi, Sardi Strugaj, Aldo Bardhi, Ardit Çuni, Kreshnik Hysaj, Dafi Derti dhe Aleksandër Ypi do të jenë pjesë këtij himni për rininë dhe arsimin që do të lançohet së shpejti ë publik.

Këngëtarja Eneda Tarifa, e cila është dhe kryetare e shoqatës ALUMNI UET duke komentuar këtë projekt tha për Mapon se “projekti i himnit në kuadër të 10 vjetorit të UET, është një këngë e thjeshtë dhe moderne dhe që hyn shpejt në vesh, është një hit që i kushtohet rinisë, i iniciuar nga UET por nuk i drejtohet vetëm studentëve që janë në UET, por të gjithë të rinjve shqiptarë. Nuk ka qëllime të mëdha promocionale, më shumë është një shpërblim për ish-studentët dhe studentët që kanë influencë në fushën publike apo artistike që i bëjnë universitetit”.

 

10 akte në 10 vjetorin e UET-it

  1. Libri për 10 vjet UET, 10 risitë që solli UET, autore Zefina Hasani
  1. Një këngë, himn për rininë dhe edukimin. Krijuar nga studentët e UET
  1. “Si lindi marka UET”, një dokumentar nga Alma Çupi për AbcNews
  1. Albumi me foto, 100 momente në 10 vite
  1. Bursa “Pashko”, 10 bursa për nxënësit ekselentë që s’kanë mundësi financiare
  1. 10 Merchandisa të krijuar nga studentët e Dizajnit
  1. UET-Fest, koncert rinor me këngëtarë të njohur
  1. Broshura e Kërkimit Shkencor
  1. 100 histori suksesi nga ALUMNI –UET
  1. Krijimi i “Autor Club”, 10 -vjetori i UET-Press

Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180