Bashkëpunimi rajonal shqiptaro-grek për trashëgiminë kulturore finalizohet në UET
Projekti “Krijimi i Rrjetit dhe Promovimi i Kështjellave” i njohur ndryshe me akronimin “NET-KËSHTJELLA”, i përfshirë në kuadër të programit Operacional të Bashkëpuinimit Ndërkufitar IPA Greqi-Shqipëri 2007-2013, zhvilloi të enjten më datë 14 korrik, takimin e vet përmbyllës në sallën Aula Magna të Universitetit Europian të Tiranës.
Projekti “NET-KËSHTJELLA” është implementuar nga Qendra UET në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut të Gjirokastrës në Republikën e Shqipërisë dhe me Rajonin e Ishujve Jonianë/ Rajonin e Thesprotisë dhe Korfuzit në Republikën e Greqisë.
“NET-KËSHTJELLA” synon promovimin turistik të trashëgimisë kulturore – sa i përket Shqipërisë, të konkretisht 12 kështjellave në Qarkun e Gjirokastrës – përmes teknologjisë së informacionit.
Kështjellat, vendodhja e tyre, veçoritë e interesit kulturor dhe historik të secilës prej tyre, do të jenë të hedhura në rrjet.
Ky projekt do të ofrojë për turistët informacion të detajuar online për trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit.
Projekti financohet nga programi IPA i Bashkimit Europian për bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Greqi.
Dymbëdhjetë kala shqiptare do të mund të vizitohen virtualisht falë një projekti që ka realizuar për to pamje 3D.
Mund të vizitohen online në ëebin e këtij projekti kalaja e Gjirokastrës, e Tepelenës, Kardhiqit, Libohovës, Këlcyrës, Shtepëzës, Melanit dhe Shën Triadhës.
Gjithashtu po bëhet dhe panorama 360 gradë duke përdorur fotot e marra në kalatë Selo; Palokastër, Jerma (Antigonea) dhe Labova.