Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Teatri vjen në universitet

$
0
0

TeatriShfaqja “Performanca” me autor Odise Kote dhe aktrimi nga Marsias Lila u shfaq në sallën Aula Magna në UET

Nga errësira e sallës Aula Magna  dëgjohen lehje qensh dhe një muzikë e fortë, nj zë burri që bërtet, ulëret me dhimbje, më pas një njeri i leckosur që vrapon mes përmes sallës për të dalë në skenë ku do të mbajë për 50 minuta në peshë vëmendjen e spektatorëve të tij.

Aktori Marsias Lila ishte para një spektatori të veçantë, të gjithë të rinj, studentë të Universitetit Europian të Tiranës.

Një shfaqje, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut prej gati nëj viti dhe që u vu në skenë për herë të parë në një auditor universiteti, u mbajt këtë javë në UET.

Monodrama me titull “Performanca” me autor Odise Kote dhe aktrimi nga Marsias Lila, solli para audiencës se pranishme një shfaqje për fenomenet sociale të shoqërisë shqiptare parë nga këndvështrimi i një të riu shqiptar që i përjeton ato.

Personazhi që ai luan është një tipizim i njeriut ballkanas sot, ai vuan ekonominë, politiken, problemet e jetës sociale, raportet me lirinë. Në të ka dramë, po ka dhe sarkazëm dhe humor herë pas here.

Për herë të parë shfaqja kishte përjetuar duartrokitjet e sallës së teatrit Metropol dhe më pas në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Shfaqja mori një rrugëtim nëpër disa qytete; Fier,Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë e deri në Ferizaj (Kosovë) për tu rikrhyer me një ide origjinale për ta çuar teatrin në Burgun e Grave dhe në auditorin e universiteteve.

“Gjatë këtij viti “Performanca” u shfaq edhe në një ambjent shumë të veçantë për mua, Burgu i Grave Tiranë 325. Reagimet e atij publiku nuk do t’i harroj gjithë jetën. Ishte një nismë vullnetare, por ajo që përfitova nuk ka çmim”, shprehet aktori Lila, që luan për afro një orë vetëm në skenë.

Ai shton se “gjatë vitit 2016 jam përqendruar tek publiku i veçantë i universiteteve”.

“Në këto ambjente shfaqja ka marrë një dimension të ri. Kur performoj, më duket sikur dialogoj me të gjithë studentët”, shprehet aktori.

“Jam fanatik i gjetjes së formave të reja të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe shfaqja “Performanca” është teatri i vërtetë, receta antistres për shendetin mendor të njeriut. Në UET vura re përqafimin e kësaj forme dhe aprovimin e përmbajtjes së saj nëpërmjet reagimeve të gjalla të studentëve”, shton ai.

UET e mbështeti vënien në skenë të kësaj monodrame si vazhdim i politikave në mbështetje të artit dhe artistëve që provokojnë përmes artit të tyre realitetin shoqëror me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për fenomenet shqetësuese të saj. Është hera e dytë që salla Aula Magna shndërrohet në një sallë teatri, pasi vitin që shkoi u realizua shfaqja “Lider” në bashkëpunim të artistëve të njohur dhe studentëve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles