Banksy është një nga artistët më të njohur në botë për punimet e grafitit.
Veprat e tij shiten miliona euro, por askush nuk e di se cili është Banksy në të vërtetë.
Ajo që dihet është se ai është anglez, nga Bristoli.
Fëmijët e një shkolle në vendlindjen e tij i kanë vënë emrin e Banksy-t një klase.
Ajo që ndodhi më pas është kaq brilante.
Një natë, Bansky hyri në shkollë dhe u la fëmijëve një murale.
“Faleminderit që i keni vënë një klase emrin tim. Ju lutem bëni një foto. Nëse nuk u pëlqen ky punim, mund të shtoni ndonjë gjë vetë, jam i sigurt se mësuesit do u lejojnë”, shkruan ai.