Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Etleva do të shkojë në universitet – historia prej “hirusheje”

$
0
0

UET1Maturantja nga Berati, vajzë e dy prindërve shurdh-memecë,  është fituesja e radhës e Bursës “Pashko”, akorduar nga Universiteti Europian i Tiranës. Historia e saj u bë publike nga e Diela Shqiptare, Tv Klan 

Vajzat  e vogla në gjithë botën rriten me përrallën e Hirushes, një vajzë e varfër, jetime, që ëndërron për princin e kaltër, që t’ia ndryshojë jetën duke e kthyer në një princeshë. Nëse këtë përrallë do ta sillnim në kohën tonë – do të kishim një vajzë të varfër, që nuk e ka përkëdhelur fati, që jeton në periferi – por që ëndërron të ketë mundësinë e një bashkëmoshatareje dhe shansin për të ndërtuar të ardhmen e saj. E arsimuar, e realizuar, e pavarur, një princeshë e jetës së saj.  Ajo ka nevojë për më shumë se një zanë magjike dhe një fustan.

Etleva Baxhija nga Berati është 18 vjeç, e rritur me dashuri, por pa mundur ta dëgjoj kurrë fjalën “të dua” nga dy prindërit e saj. Hatemja dhe Vladimiri janë të dy shurdh-memecë dhe kjo iu ka krijuar shumë vështirësi në gjetjen e një pune dhe për më tepër tani janë edhe të sëmurë e kanë nevojë për përkujdesje mjekësore.  Etleva, përkundër dëshirës së saj më të madhe kishte vendosur që të punojë e të kujdeset për ta pasi s’ka mundësi financiare të vazhdojë universitetin. Ajo e tregoi historinë e saj dje tek “E diela shqiptare” në Tv Klan, duke përlotur mijëra shqiptarë që e ndoqën.

Por lotët për fatin e kësaj vajze të re  dhe dy prindërve të saj, u kthyen në lot gëzimi fill pas lajmit se kishte një mundësi për ëndrrën e Etlevës. Ajo mund të shkollohet falë mbështetjes së Universitetit Europian të Tiranës.

Në një lidhje live me emisionin, themeluesi dhe administratori i UET-it, Henri Çili, ia dha vetë lajmin vajzës dhe prindërve të saj; të drejtë studimi falas për tri vite dhe një fond prej 25 mijë lekësh të rinj në muaj për Etlevën, që të jetojë e studiojë në Tiranë.

“Ishte një histori impresionuese dhe ne vumë në lëvizje një mekanizëm të Universitetit Europian të Tiranës, që është Bursa Pashko, dhe ndaj dua ta njoftoj sot Etlevën se ne i kemi akorduar bursën për tri vite akademike. Kjo bursë, përveç të drejtës së studimit, ka dhe një pagesë prej 25 mijë lekësh të rinj në muaj, për 36 muaj, në mënyrë që kjo studente të mund të bëjë studim dinjitoz dhe me mjetet financiare që i duhen në Tiranë”, tha Çili, duke sjellë duartrokitje në sallë dhe një “Zoti të ruajtë Henri Çili” nga moderatori Ardit Gjebrea. Për të respektuar dhe prindërit e Etlevës, z. Çili ua dha lajmin, të shkruar në disa pankarta, ku i komplimentoi për  kurajën e tyre njerëzore.

Nëse do të mund të përshkruhej lumturia, por fjalët janë të vogla për ta treguar. “Të studioja në UET ishte një ëndërr, të cilën nuk guxoja as ta ëndërroja me veten time, një ëndërr e cila mbaronte pa u nisur. Por sot falë bujarisë, zemërgjerësisë së z. Henri  Çili, ajo u bë realitet. Është ende e pabesueshme”, tha ajo në një lidhje telefonike për MAPO-n, dje pasdite.

“Të kesh në dorë Bursën Pashko, për mua do të thotë se kam lindur me fat. Është një bursë e plotë, e cila iu vjen në ndihmë nxënësve të shkëlqyer në mësime, por që s’kanë mundësi financiare. Nuk besoj se ekzistojnë bursa të tjera më të mira. Kjo bursë e ka ngritur akoma më lart nderin e të ndjerit Gramoz Pashko, nismëtar dhe themelues i epokës së re demokratike në Shqipëri, një ndër ekonomistët e parë të Shqipërisë”, tha më tej, e emocionuar, Etleva.

Ajo ka dëshirë të studiojë për Shkenca Sociale dhe e sheh veten në të ardhmen, duke ndihmuar njerëzit në nevojë si ajo. “Në një të ardhme, dua të punoj në administratë dhe të merrem me familjet dhe njerëzit në nevojë. Të jem zëri i tyre dhe kurajoja e tyre në shoqëri”.

Etleva do të nisë rrugëtimin e ëndërruar këtë shtator në Tiranë dhe beson se do të ketë me vete mbështetjen më të madhe nga prindërit e saj. “Ata do të jenë krah meje në këtë rrugëtim të bukur të së ardhmes time, pasi për mua arsimi i lartë është e ardhmja,  e vetmja armë e fortë e formimit për jetën dhe për një jetë të mirë”.

 

10-vjetori i UET/ Bursa “Pashko”, mbështetje për “më të mirët, por të varfër”

Në vitin e 10-të të tij, Universiteti Europian i Tiranës do të japë një bursë të veçantë, që bazohet mbi dy kritere: ekselencën dhe problemet sociale. Duke besuar se talentet dhe përkushtimi për arsimimin duhen mbështetur, që të ecin përpara, kjo bursë iu vjen në ndihmë pikërisht të rinjve ekselentë në mësime, por që s’kanë mundësi financiare për të përballuar shkollimin në universitet ose kanë një histori familjare të vështirë. Projekti i ri i UET ka hapur aplikimet për përfitimin e kësaj burse, deri më 30 qershor 2016. Nga aplikuesit do të përzgjidhen 10 individë, të cilët janë më të mirët dhe kanë kushte të vështira financiare, që e bëjnë të pamundur përballimin e studimeve. Përveç të drejtës së studimit falas në një nga degët që ofron UET, universiteti merr përsipër dhe heqjen e shpenzimeve të jetesës së tyre në Tiranë, me shumën 25 mijë lekë të rinj në muaj, për 36 muaj. Studentët do të angazhohen pranë universitetit, në zyrat ku punojnë studentët part-time, për të përfituar këtë pagesë. Kjo bursë është sinteza e traditës, që UET ka pasur gjatë 10 viteve, duke mbështetur me bursa të plota ose të pjesshme 2500 studentë, që nënkupton reduktimin e plotë ose të pjesshëm të tarifës së studimeve.

Etleva Baxhija është tashmë e disata në radhë, që kanë përfituar këtë bursë falë aftësive të saj në mësimnxënie, ajo ka një mesatare mbi 8-të, dhe gjithashtu si mbështetje financiare për shkak të historisë së saj me prindërit e sëmurë dhe në pamundësi për ta shkolluar vajzën e tyre.

 

 

Një më fal, për dashurinë e heshtur

Historia që u bë publike tek “E diela shqiptare”

Prindërit e Etlevës as nuk flasin dhe as nuk dëgjojnë. Kjo ka bërë që ajo të rritet me shumë pikëpyetje në kokë, të ndiejë diferencimin me fëmijët e tjerë dhe të ëndërrojë për zërin e njerëzve të saj më të dashur, për atë që del gjithmonë i heshtur.  Tek emisioni “Një mesazh për ty” tek e Diela Shqiptare, drejtuar nga Ardit Gjebrea, Etleva ka vendosur të kërkojë falje dhe t’iu tregojë prindërve se e vlerëson përkushtimin e tyre.

“Kam ardhur këtu për t’iu kërkuar falje prindërve sepse nuk u kam shprehur dashurinë që ata meritojnë. Kjo më ka bërë që të ndihem në faj sepse ata meritojnë më shumë. Ata kur kanë qenë në moshë të vogël kanë pasur një problem shëndetësor, temperaturë e lartë. Por pamundësia për t’u kuruar bëri që ata të humbitnin dëgjimin dhe të folurit për gjithë jetën. Pas një fëmijërie të trishtë, ata u shkolluan në Tiranë në institutin e shurdhë-memecëve. Mbarojnë dhe marrin një profesion – mami është rrobaqepëse, kurse babi është berber.  Dy gjyshet e mia janë nga i njëjti fshat dhe daja i babit hyri për të bërë mblesërinë për t’i martuar. Por pati dilema se si do përballeshin ata me jetën. Por me gjithë vështirësitë e shumta, ata vendosën që kjo martesë të lidhej. Pas rënies së sistemit komunist në vitin 1991 lindi dhe motra ime. Gjithçka u privatizua. Filloi kalvari i shumë problemeve ekonomike. Të dy, mami dhe babi, pa punë dhe vetëm me mbështetjen e gjyshërve. Motra ishte e vogël dhe duheshin të ardhura sepse pensioni që merrnin ishte i pakët dhe nuk dilte. Babi kërkonte punë, por askush nuk i hapte derën. I thoshin kur ti nuk ke gjetur mbështetje nga shteti, si kërkon të të mbështesim ne? Ju jeni me të meta, nuk dëgjoni. Nga ana tjetër, për rritjen e pensionit, shteti ju thoshte: jeni të aftë për punë, prandaj punoni. Në vitin 1998 lind unë. E njëjta histori me vështirësi dhe sfida fëmijërie. Fëmijëria ime, një fëmijëri normale. Nuk më mungonte dashuria e prindërve, pavarësisht se më mungonin fjalët e tyre. Më mungonte të dëgjoja fjalët “xhan i mamit” ose “eja në shtëpi”. Ata nuk e dëgjonin dot, si kur vritesha, kur bija apo kur kisha ndonjë problem tjetër.

Në ç’moshë fillove të kuptoje që prindërit kishin këtë problem?

Kur isha e vogël e shikoja ndryshimin, po jo dhe aq shumë. Sa herë që shkoja në shkollë e shikoja fëmijët e tjerë që diskutonin me prindërit si te festa e abetares, apo diskutimet e tjera me prindërit për të bërë këtë apo atë – unë ndihesha pak në siklet dhe nuk flisja. Kur u ktheva në shtëpi, nuk iu thashë asgjë prindërve për festën e abetares. Po mami e dinte kur e kisha datën dhe vjen aty te klasa ku organizohej. Edhe pse nuk më dëgjonte, ajo më duartrokiste dhe më jepte kurajë.

Si komunikoje ti me ta?

Me anë të shenjave. Por në fillim duhet ta kuptoja si ishte situata, çfarë problemi kishte dhe t’ua shpjegoja atyre dhe pastaj ata të kthenin përgjigje. Kjo më lodhte ndonjëherë. Ndonjëherë rebelohesha dhe u thosha “pse më lindët?”  Kur nuk jeni të aftë për veten pse më lindët?

Mirë, çfarë do t’u thuash sot, nëse ka ardhur mami me babin?

Dua t’ju kërkoj shumë falje që nuk u kam shprehur dashurinë.  Dua t’ju them “me fal”, që u kam thënë “pse më lindët”. Unë jam krenare që ata bëjnë çdo sakrificë për mua. Kur i shoh në darkë, që mendohen se çfarë do bëjnë për shkollën time, ndërkohë që mundësitë janë të pakta, për të mos thënë mungojnë fare. Nuk dua që ata të mendojnë për shkollën time, kur ata në fillim nuk mendojnë për shëndetin e tyre. Ata të dy kanë kaluar trombozë në këmbë dhe vazhdojnë të jenë me probleme dhe duhet të kurohen urgjentisht. Duhet të operohen dhe duhen gjetur paratë që na mungojnë. Më vjen inat me veten dhe them që kur këta mendojnë për mua, duke lënë shëndetin e tyre pas dore, ç’më duhet mua shkolla? Iu them prindërve, mos kini merak se do ta lë shkollën. Mund të futem në punë atje me mamin, e të siguroj të ardhurat e mjaftueshme sa për të siguruar medikamentet.  Do t’iu them faleminderit që më keni sjellë në jetë! Do t’iu them që i dua shumë!”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


Shume Urime per TY !


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan


Dhoma e qera 60 euro studenta


Olta Gixhari nxeh skenën me kërcimin seksi (VIDEO)


Kaçak - EjaShiko.com pj.34


Duaja pas ngrënjes së ushqimit


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Apartament per shitje ne Plazh


Harta e Kosoves