Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Deputeti Oerd Bylykbashi, pedagog për një ditë në UET

$
0
0

bylykbashi“Sistemi zgjedhor dhe stabiliteti kushtetues”, ishte tema për të cilën mbajti referimin e tij para studentëve, një nga ekspertët e Reformës Zgjedhore

Nga salla e parlamentit, në një sallë leksioni. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u bë për një ditë lektor në Universitetin Europian të Tiranës, i ftuar nga pedagogia Ina Zhupa, në lëndën e saj “Studime politike shqiptare”, me studentë të Shkencave Politike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun – Komunikim. “Sistemi zgjedhor dhe stabiliteti kushtetues”, ishte tema për të cilën deputeti Bylykbashi mbajti referimin e tij para studentëve, duke folur edhe në rolin e një prej ekspertëve ligjorë, që është marrë posaçërisht me Reformën Zgjedhore.

Një histori e sistemit zgjedhor në Shqipëri, që në nis që në vitin 1992 e deri më sot, duke pësuar herë pas here ndryshime dhe riformulime, gjë që ka çuar dhe në disa ndryshime të Kushtetutës. Nga një sistem proporcional-mazhoritar, në një sistem proporcional-rajonal. Në të dyja, rastet sistemi nxjerr probleme, megjithëse për Bylykbashin sistemi aktual është më i miri i mundshëm, pasi nuk mund të pretendojmë se ka një sistem zgjedhor perfekt. Sipas tij, ky sistem krijon mundësi përfaqësimi të mjaftueshëm për të gjitha partitë që kanë një farë elektorati.

Studentët, duke u larguar pak nga tema, e pyetën në lidhje me debatin më të fundit politik, që ka të bëjë me dekriminalizimin e parlamentit. Sipas Bylykbashit, sistemi me lista të mbyllura, edhe pse duket absurd, ndihmon në demokratizimin nga brenda të partive, pasi i gjithë presioni i shkon liderit të Partisë, i cili në një moment apo në një tjetër duhet t’i përgjigjet opinionit publik dhe kërkesave të Partisë për zgjedhje cilësore. Në rastin kur është një listë e hapur, nuk mban më përgjegjësi, lideri thotë: “unë e vura të fundit X-in dhe ai doli vetë i pari”. Ky sqarim i Bylykbashit i dha në fakt përgjigje pyetjes që bëhet në debatin mbi kriminalizimin, se “kush i futi kriminelët në parlament”.

Pedagogia Ina Zhupa tha se pas këtij leksioni të veçantë, studentët ishin dyfish të kënaqur. Së pari, se e bënë një leksion të zakonshëm interesant, pasi po merrnin informacion nga një ekspert, i cili ka qenë pjesë e tryezave për të vendosur sistemin zgjedhor, që e njeh shumë mirë atë, që i shpjegon logjikën e arritjes në atë sistem dhe mënyrën e funksionimit të tij. “Së dyti, se në vorbullën e krizës së përfaqësimit nga krimi në parlament, patën mundësi të shikonin nga afër një deputet që mban leksion, që është profesionist, që është një nga juristët më të mirë në vend, me eksperiencë pune me institucionet ndërkombëtare dhe shqiptare. Një deputet, ashtu siç duhet të jetë modeli i përfaqësimit dinjitoz në parlament”, theksoi dr. Zhupa.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles