Të rinjtë që kanë aftësi lidershipi, që drejtojnë qeveritë studentore sot dhe synojnë të jenë nesër liderët e ardhshëm në politikë dhe jetën publike, i bashkon “Shkolla e Lidershipit UET”.
Kjo traditë e përvitshme e Universitetit Europian të Tiranës sivjet mbahet në Hotel Splendor, Dhërmi, më datat 13 – 15 maj 2016 dhe do të bëj bashkë 50 studentë të ekselencës nga universitetet shtetërore dhe private në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Për tri ditë shkolla e lidershipit do të ofrojë leksione nga pedagogë të shkencave politike, nga figura politike dhe publike në vend dhe do të kirijojë interaktivitet mes të rinjve që synojnë të jenë protagonistë në jetën publike të vendit.
Temat që do të diskutohen këtë vit në këtë forum mes të rinjve dhe pedagogëve kanë të bëjnë me “imazhin politik”, “cilësitë e lidershipit”, “lidershipi dhe vendimarrja” “lidershipi gjatë gjithë jetës”, etj.
Qëllimi i kësaj shkolle pranvere është identifikimi dhe nxitja e të rinjve me potenciale dhe angazhim për të dhënë kontributin e tyre në universitet dhe në shoqëri.
Ky moment tregon një lloj angazhimi studentor, një shenjë që secili prej studentëve që marrin pjesë do të jenë liderë potencialë në një të ardhme jo të largët.