Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Të gjitha shërbimet i gjen në universitet

$
0
0

pedagoget UET6 (1)Krijohet UET Enterprise, organizmi që do të ofrojë ekspertizë akademike e profesionale në të gjitha fushat: Juridike, Teknologji Informacioni, Marketing dhe Psikologji

Bashkëpunimi i botës akademike brenda një universiteti me botën jashtë tij nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri. Universitetet nuk mund të jenë vetëm prodhues të mendimit akademik-shkencor dhe i formimit të ekspertëve të fushave të ndryshme pa e ndarë atë me shoqërinë jashtë mureve. Por si mundet që mendimi akademik dhe profesional ofrohet si një shërbim për kompanitë apo individë jashtë universitetit? Universitetet perëndimore e kanë zgjidhur prej kohësh këtë gjë, duke krijuar organizma të posaçëm që ofrojnë shërbimet akademike në të gjitha fushat, duke e kthyer këtë dhe në një formë biznesi fitimprurës për universitetet. Në Shqipëri kjo mënyrë ofrimi e shërbimeve akademike për palët e treta është ndërmarrë si një risi nga Universiteti Europian i Tiranës, me krijimin e UET Enterprise. Po pse ka nevojë një universitet për një organizëm të tillë dhe si funksionon ai? Çfarë u ofron një universitet bizneseve apo individëve? Drejtoresha Ekzekutive e UET Enterprise, dr. Ornela Çuçi, flet për mënyrën se si ky organizëm do të ofrojë ekspertizën akademike për palët jashtë universitetit. Ajo shpjegon se kjo ekspertizë do të ofrohet në disa drejtime, që janë në fakt të lidhura dhe me departamentet e universitetit, si për shembull: këshillim juridik, Teknologji Informacioni, Marketing dhe Psikologji.

Si lindi UET Enterprise?

Misioni i Universitetit Europian të Tiranës, për 10 vjet ka qenë kontributi në shoqërinë shqiptare me ndjekjen e arsimit, mësimit dhe kërkimit shkencor në nivelet më të larta të përsosmërisë kombëtare. Në këtë 10-vjetor të krijimit të tij, UET vjen me një risi në tregun rajonal: Ekipe nga i gjithë universiteti ynë sjellin së bashku ekspertizën ligjore, shërbimet e konsulencës financiare, menaxhuese dhe marketuese, zgjidhjet teknologjike arkitekturore dhe inovative, këshillimi psikologjik dhe social për të ofruar mbështetje me cilësi të lartë për bashkëpunëtorët e universitetit.

Misioni i UET Enterprise është të ndërthurë inovacionin akademik, që është përgjegjës për krijimin e produkteve, shërbimeve dhe këshillave, me zhvillimin e shoqërisë në mënyrë afatgjatë dhe aleanca të suksesshme me kompanitë nëpërmjet partneriteteve të përshtatura, iniciativave kërkimore me vlerë të lartë dhe projekteve kombëtare të lidershipit.

UET Enteprise nëpërmjet aktiviteteve të tij komerciale punon mbi burimet intelektuale të tij, i cili kontribuon në përfitimet e Universitetit, zhvillon Universitetin, duke kontribuar edhe në reputacionin e tij.

Pse një sipërmarrje brenda një universiteti?

Sepse kjo ndërlidhje e shndërron universitetin nga një vatër dijësuese dhe përvoje praktike, në një partnere që mundëson jo vetëm orientimin e energjive të studentëve, por krijon kulturën e partneriteteve mes dy fushave dhe palëve të tyre. Biznesi dhe Universiteti krijojnë në ndërgjegjen e studentëve premisat e një lidhjeje fitimprurëse për të ardhmen, por njëherësh shumëfishojnë premisat për përfitimin e përvojës dhe ekspertizës për çdo student të aftë, që nesër falë këtij kalimi nga universiteti në jetën praktike, shndërrohet në ekspert.

Kjo ndërlidhje konvertohet në aset shumëplanësh si për universitetin, ashtu për biznesin dhe më së shumti për shoqërinë.

Bazuar në një aset akademik të mirinvestuar në kaq vjet, ne mirëpresim sfidën për të krijuar një strukturë ndërlidhëse, duke ofruar jo vetëm këshilla dhe ide, por edhe zbatim të tyre. Ka një investim të fuqishëm brenda establishmentit tonë universitar për mendimin e kualifikuar dhe ofertimin e ekspertizës akademike e profesoriale, e cila ofron mundësinë për të zhvilluar partneritete të suksesshme afatgjatë me kompanitë, duke krijuar një rrjet sipërmarrësish, mentorësh dhe menaxherësh.

Si do të funksionojë ky organizëm? 

Maksimizimi i performancës së Kërkimit shkencor multidisiplinar, aktivitetet e së cilit bashkojnë zhvillimin e politikave dhe advokimin, me qëllim kontributin në demokratizimin dhe progresin e shoqërisë shqiptare, zhvillohet vetëm nëse integrohen plotësisht të gjitha aspektet në “helikën e artë”, d.m.th. Arsimi i Lartë, kërkim dhe biznes. Ky lloj bashkëpunimi, i cili do të mund të quhej edhe “Komuniteti i njohurive dhe risive”, do të mund të nxisë inovacionin në Shqipëri, siç tashmë kjo praktikë është vlerësuar tepër e suksesshme në universitetet më me emër në Europë. London School of Economics Enterprise, Angli, Bocconi JEME, Itali, janë disa prej ndërmarrjeve më të suksesshme të ndërlidhjes së strukturave akademike dhe biznesit, pasi ato jo vetëm kanë ofruar ndërlidhjen e kërkuar për ofrimin e praktikave mësimore të studentëve të tyre, por janë treguar si faktor në ngritjen e institucionit ndërlidhës mes kërkimit shkencor dhe vendimmarrjeve dhe zhvillimit ekonomik për vendet e tyre.

 

 

 

 

Shërbimet IT

“UET IT Solutions” ofron shërbime cilësore në fushën e IT. Ajo përmban një ekip informaticienësh profesionistë, të spikatur në disa fusha të shkencave kompjuterike, që do t’ju ndihmojnë të përmbushni gjithë kërkesat tuaja.

Shërbimet e UET IT Solutions përfshijnë sektorin Menaxherial dhe të Mirëmbajtjes Teknike, Menaxhimi i Projekteve IT dhe Departamentin e Zhvillimit. Me anë të këtyre sektorëve, UET IT Solutions siguron të përfshijë gjithë paketën informatike që mund t’i nevojitet një klienti, duke filluar nga zhvillimi i programit e deri te menaxhimi i projekteve dhe mirëmbajtja teknike. 

Shërbimi juridik 

UET Enterprise ofron shërbime juridike cilësore në të gjitha fushat e së drejtës. Ajo përmban një ekip avokatësh profesionistë dhe dinamikë, që do t’ju ndihmojnë në përmbushjen e objektivave tuaj juridike. Shërbimet juridike të UET Enteprise përfshijnë asistencën në negocimin dhe hartimin e kontratave dhe marrëveshjeve të çfarëdolloj natyre dhe në të gjithë sektorët e ekonomisë. Avokatët e UET Enterprise mund t’ju ofrojnë konsulencën e tyre në problematika të ndryshme juridike, që lidhen me mosmarrëveshje mes ortakëve, me partnerë tregtarë apo me autoritetet shtetërore. Në rast se çështjet nuk zgjidhen me mirëkuptim, avokatët e UET Enterprise ju përfaqësojnë në procese gjyqësore, duke mbrojtur pa kompromis të drejtat tuaja legjitime.

Shërbimi i këshillimit psikologjik 

Shërbimi i këshillimit psikologjik do të shërbejë si një mbështetje psikologjike dhe emocionale, e cila siguron mirëqenie psiko-sociale të komunitetit. Qëllimi i Shërbimit psikologjik është të ofrojë këshillim, i cili mund të jetë afatgjatë ose afatshkurtër, të shërbejë si një hallkë e rëndësishme referimi për çdo problem individual, familjar, në grup apo dhe në popullatë. Gjithashtu, përpos këshillimit individual, në çift, grup etj., ky shërbim do të jetë edhe një qendër për praktikën e këshillimit për studentët e universitetit, si dhe një qendër e kërkimit shkencor në psikologji.

PR dhe Marketing

“Agjencia MAPO”, si pjesë e UET Enterprise, ofron shërbime cilësore në fushën e komunikimit dhe PR. Ajo përmban një ekip prej 11 specialistësh të fushës se PR dhe marketingut. Shërbimet e agjencisë MAPO përfshijnë planet strategjike gjithashtu edhe implementimet në terren, duke u mbështetur në segmentimin e tregjeve, analizimin e linjës së produktit, planifikimit financiar, analizimin e konkurrencës dhe dizenjimin dhe brendimin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180