Harvard, kurs online falas për juristët e rinj
Një prej universiteteve më prestigjioze në botë, Harvard, u vjen në ndihmë studentëve nga e gjithë bota për të ndjekur kurse online pa pagesë me pedagogë të këtij universiteti. Një prej këtyre mundësive është kursi për drejtësinë.
Drejtësia, një nga kurset më të famshme në Kolegjin e Harvardit, është një hyrje në filozofinë morale dhe politike, duke ofruar një mundësi për të diskutuar dilemat bashkëkohore dhe polemika të tjera. I mundësuar nga profesori i Harvardit Michael Sandel, ky kurs eksploron një analizë kritike të teorive klasike dhe bashkëkohore të drejtësisë, duke përfshirë edhe diskutimin e kërkesave të sotme.
Temat përfshijnë veprime afirmative, shpërndarjen e të ardhurave, martesat e të njëjtit seks, rolin e tregjeve, debatin për të drejtat (të drejtat e njeriut dhe të drejtat pronësore), argumentet pro dhe kundër barazisë, dilemat e besnikërisë në jetën publike dhe private. Kursi i fton nxënësit që të nënshtrojë pikëpamjet e tyre mbi këto polemikave për shqyrtim kritik.
Shkëmbim studentor mes UET dhe SBS në Stokholm
Universiteti Europian i Tiranës ka hapur aplikimet për shkëmbim studentor në Stockholm Business School në kuadër të bashkëpunimit bilateral midis dy institucioneve tona.
Periudha e mobilitetit:
– 1 semestër (gusht 2016 – janar 2017);
– 1 vit akademik (gusht 2016 – qershor 2017).
SBS ofron mundësi shkëmbimi për studentët e Fakultetit të Ekonomisë. Studentët e interesuar duhet të kenë mbyllur me sukses 90 ECTS në UET, 60 nga të cilat duhet të jenë në degën Administrim Biznes. Thirrja është e hapur për studentët MA, të cilët kanë përfunduar formimin e tyre Bachelor në Administrim Biznes, si dhe për studentët BA në Administrim Biznes, të cilët aktualisht janë duke ndjekur studimet në vitin e dytë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim: Letër motivimi në gjuhën angleze, letër rekomandimi në gjuhën angleze, CV e aplikantit, lista e notave e përkthyer dhe noterizuar në gjuhën angleze, certifikata e anglishtes (minimumi i rezultateve: IELTS 6.5 dhe asnjë seksion më pak se 6.0; TOEFL paper based 550 pikë; TOEFL computer based 215 pikë; TOEFL internet based 80 pikë).
Studentët që do të përzgjidhen nuk do të paguajnë tarifën e shkollës në SBS, si dhe SBS do të ofrojë lehtësira për gjetjen e akomodimit, sigurimet shoqërore dhe mbështetje përgjatë fazës së aplikimit për lejen e qëndrimit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 2 prill 2016 në adresën e e-mailit: lutjona.lula@uet.edu.al
Aplikoni për Shkollë Verore në Beograd
Shkolla verore që organizohet nga CFCCS përfshin dhe bursa për studentët e UET. “2016 International Summer School in Comparative Conflict Studies” zhvillohet në datat 27 qershor deri më 4 korrik. Qendra për studimet krahasuese dhe Fakulteti për Mediat dhe Komunikimin në universitetin “Singidunum” në Beograd mirëpresin aplikimet deri më datë 25 mars 2016. Kurset do të ndiqen në gjuhën angleze dhe temat e tyre prekin çështje të Ballkanit si: Feja dhe konflikti në Ballkan. Nga ndërhyrja te mosndërhyrja, çështja e të drejtave të njeriut, Orientalizmi dhe oksidentalizmi në Ballkan, Kujtesa dhe konflikti, Nga fqinjësia tek integrimi në BE etj. Mund të aplikojnë studentët që janë diplomuar ose ata që janë akoma në studime, si dhe individë nga shoqëria civile që janë të interesuar në këto tema.