Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Konferenca në Amsterdam mbi “Të ardhmen e Arsimit të lartë”

$
0
0

Tonin GjuraKonferenca mbi “Të ardhmen e Arsimit të Lartë” nën Presidencën holandeze 2016 mblodhi së bashku njerëz të industrisë, inovacionit dhe edukimit, të cilët do të diskutojnë për disa ditë sfidat kryesore dhe shanset për Arsimin e Lartë.

Në fund të kësaj konference do të formulohen rekomandime për Komisionin Evropian në drejtim të aghendës modernizuese të Arsimit të Lartë.

Në mënyrë më specifike do të diskutohen praktikat më të mira se si integrohen bota e biznesit, inovacionit dhe arsimit.Të pranishëm në këtë konferencë europiane janë dhe rektorë e dekanë nga universitetet shqiptare.

I pranishëm në këtë konferencë që po mbahet në Amsterdam, Holandë, Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof.Dr. Tonin Gjuraj thotë se “pjesëmarrja ime shërben si një kontribut në zhvillimin e Arsimit të Lartë në vendin tonë në implikimet kombëtare e globale të tij”.

Konferenca organizohet nga Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës së Holandës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180