Drejtoresha e një shkolle në Angli u shkroi një letër prindërve të fëmijëve të shkollës fillore, duke u kërkuar që të mos vijnë me pizhama për të sjellë fëmijët.
Kate Chisholm, drejtoresha e Skerne Park Academy, u kërkoi të rriturve të vishen siç duhet, pasi nuk japin shembull të mirë tek fëmijët.
Por disa nga prindërit u zemëruan nga letra dhe vendosën në shenjë proteste të shkojnë me pizhama për të çuar fëmijët.
Karen Routh sfidoi urdhrin e drejtoreshës dhe veshi disa pizhama me drithëra për në shkollë.
“Sa i takon mesazhit që u japim fëmijëve, nuk mendoj se ndonjë fëmijë do rritet dhe do të shkojë në punë apo për intervistë me pizhama. Kur punoja si recepsioniste, vishja kostum. Kjo është diçka që e bëj sepse nuk kam kohë,” tha Routh.