Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Në kërkim të liderit

$
0
0

zgjedhjetUET zhvillon më 28 janar zgjedhjet për Presidentin e ri të Qeverisë Studentore 

Lider lind apo bëhesh? Kjo pyetje është një nga më të diskuturat kur vjen fjala për njerëzit e suksesshëm, aftësitë që ata kanë për të qenë lider, por nëse shumica përkrah tezën “lideri lind” këtij lideri padiskutim që do ti duhet përvoja dhe rrethanat që të nxjerrë aftësitë e tij. E ku më mirë se sa në një ambjent universtar një i ri mund të praktikojë aftësitë e lidershipit dhe të përgatitet për të ardhmen. Universiteti Europian i Tiranës zhvillon këtë javë zgjedhjet për presidentin e ri të Qeverisë Studentore, disa javë pasi zhvilloi votimet për senatorët e rinj, votime që u bënë sipas standardeve të KQZ-së, e cila asistoi procesin. Në garë janë 10 senatorë dhe secili prej tyre po zhvillon ndërkohë fushatën e tij për zgjedhjet e reja.

Dekania e Studentëve në UET, Anisa Subashi, e cilëson  Presidentin e Qeverisë Studentore si ura më e fortë që bashkon studentët me UET-in. Sipas Anisa Subashit, mjafton një vështrim i shkurtër mbi më të mirët e të zgjedhurve dhe kupton se Xhoi mishëron aktivizmin e gjerë dhe përvojën e çmuar, Dea rrezaton seriozitet dhe qetësi, Vilma të mbërthen me vizionin dhe pjekurinë e saj ndërsa Andoreli të bën për vete me energjinë dhe ambicjen e tij. Znj Subashi shprehet e gëzuar për faktin se procesi jo i shkurtër i zgjedhjeve studentore në Universitetin Europian të Tiranës – i nisur me zgjedhjet e senatorëve të grupeve dhe të fakulteteve në dhjetor – në finalizim të rrugës së tij, ka prdhuar përfaqësues nga më të denjët në qeverinë e studentëve. Ky rezultat ka garantuar jo vetëm të shkuarën – procesin tërësisht demokratik me pjesëmarrjen e KQZ në monitorim, si gurthemel në traditën e UET – por edhe të ardhmen e vendimarrjes studentore në duart e studentëve të shkëlqyer e me profile të dallueshme liderësh. Të katër konkurrentët për postin final, atë të presidentit të qeverisë studentore, i kanë këto prerogativa. E madje nuk mund të mos i gëzonin këto cilësi në kushtet kur, ashtu si shprehet Subashi “UET-I në dy vitet e ardhshme do të mbajë emrin e tyre!”. Xhoi Bare, Vilma Beqa, Dea Llagami dhe Andorel Ndoj kanë qenë pjesë e pandarë e aktiviteteve të UET-it dhe  urë lidhëse e vazhdueshme mes auditoreve dhe Dekanes së Studentëve – cilësi të cilën, dikush prej tyre do të duhet ta kapitalizojë në postin e ri të kreut të qeverisë së studentëve. Znj Subashi përfundon duke konfirmuar se presidenti/ja l/e qeverisë studentore duhet të jetë individi që përcjell në mënyrën më konstruktive vizionin e UET tek të tjerët.

 

Po cilët janë katër konkurrentët për kreun e organit vendimarrës të studentëve? Cfarë përfaqësojnë ata si individë dhe studentë të Universitetit Europian të Tiranës? Gazeta Mapo kontaktoi disa prej tyre për të sjellë profilin e studentëve që synojnë të jenë lider në të ardhmen. 

xhoi bareXhoi Bare – Student i vitit të dytë në UET në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare

Është e vështirë të mbash mend të gjitha organizatat rinore, trajnimet dhe përfaqësimet e Shqipërisë jashtë vendit, në të cilat Xhoi ka marrë pjesë. Përvoja e tij është aq e gjerë dhe e larmishme, saqë ai mund të quhet pa frikë mjeshtër  në politikën e të qenit aktiv dhe menaxhimit të energjive rinore.  Ky është një nga elementet më thelbësore që një kryetar i qeverisë studentore duhet të ketë e të instruktojë.  Bashkëpunimi i fortë me të gjitha strukturat e universitetit do të jetë konseguenca e shëndetshme e Xhoit si president. Politikat më të suksesshme të edukimit joformal do të jenë “Asi nën mëngë” i tij, për ta shndërruar mjedisin studentor të UET në një vatër të afeksionit ndaj dijes dhe aktivizmit akademik. Nëse informacioni për organizma të ndryshme studentorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, jo gjithmonë u serviret studentëve që i kërkojnë këto mundësi, Xhoi, do të jetë “kanali informativ” për çdo trajnim, për çdo mundësi shkollimi jashtë apo brenda vendit, për çdo internship, për çdo forum, për çdo leksion të hapur, për çdo kërkesë, për çdo vështirësi dhe paqartësi që të rinjtë e UET-it do të kenë nevojë, interes apo vështirësi. Xhoi ka dhënë provat e këtij sinergjizimi të jashtëzakonshëm idesh dhe njerëzish në çdo mjedis ku ka vepruar. Mjafton të pyesësh dikë rastësisht në rrugët e Tiranës, dhe me siguri që do ta njohë Xhoin dhe personalitetin e tij të veçantë.

Dea LlagamiDea Llagami – Studente e vitit të parë në UET në degën Drejtësi 

Studentja simpatike e ligjit, sjell me sharmin dhe freskinë e saj, atë që universiteti, ndonjëherë për shkak të punës së ngjeshur dhe intensive, harron ta rigjenerojë:  frymën e pozitivitetit të paepur për t’I tërhequr punët e shumta në hullinë e duhur të menaxhimit të tyre. Pozitiviteti i Deas dhe vizioni si atribut i saj, nuk ka asnjë mundësi të mos krijojë menjëherë bashkimin e plotë e të natyrshëm të vullneteve të të gjithë studentëve senatorë e më gjerë, në arrtijen e qëllimit të përbashkët: kthimin e qeverisë studentore në hallkën më të suksesshme të vendimarrjes studentore në universitet. Sa e rëndësishme është kjo? Mund të themi se ndoshta një problem i qeverive studentore të kaluara nuk ka qenë mungesa e vizionit të antarëve, por pikërisht vështirësia për të bashkuar qëllimet e shumta e të mira në një vullnet të përbashkët. Dea di të bashkojë e ta bëjë të fuqishme atë që ne kemi brenda vetes. Ajo ka provuar se di të nxjerrë nga kolegët më të mirën e karakterit dhe nga  bashkëpunëtorët risinë e mendimit. Premtimi i saj, për të lidhur gjithnjë e në mënyrë më konstruktive studentët me strukturat e UET, nuk ka nevojë të besohet. Mund të vështrohet lehtësisht në personalitetin e jetëshkrimin e saj.

Vilma BeqaVilma Beqa – Studente e vitit të parë në UET në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare

Kushdo që ka punuar qoftë edhe për pak kohë me Vilmën, mund të vërë bast se ajo, në të ardhmen profesionale apo politke të saj, do të jetë një “zonjë e hekurt”. E qetë por jo e heshtur, fjalëpakë në momentin dhe vendin e duhur, punëtore dhe e vendosur në objektivat e saj, me vështimin e saj zhbirues që të imponon respekt dhe dinjitet në komunikim, Vilma është një nga kandidatet më të denja të postit të kryetarit të qeverisë studentore. Vendosmëri për të bashkëpunuar me të gjitha strukturat e UET në mënyrë që filozofia e universitetit dhe mbështetja të shkojë deri tek “student i bangës së fundit” shprehet ajo e qartë në misionin e qeverisë studentore. Vilma, në projektin e saj për ta bërë UET-in pjesë të qeverisë së studentëve në çdo fije të tij, u beson aftësive të saj komunikuese për të përcjellë përmbajtje. Ajo beson fort se sfidat e jetës dhe punës së saj i kanë mësuar që vullneti i hekurt dhe vizioni e kthen të pamundurën të mundur dhe vështirësitë nuk janë asgjë tjetër veçse një pjesë e rëndësishme e suksesit përfundimtar. Vendosmëria e saj për të punuar për studentët e UET-it është impresionuese. Mjafton të shkosh çdo pasdite në bibliotekën e universitetit dhe ta ndjekësh punën e përditshme që bën në projektin e saj për ta sjellë bibliotekën virtuale më pranë lexuesve studentë e dashamirës të dijes. 

Andorel NdojAndorel Ndoj – Student i vitit të parë në UET në degën Informatikë Ekonomike

Në fund të fundit, një lider duhet të jetë lider. Atij i takon vizioni dhe fryma që tërheq të tjerët drejt rrugës së menaxhimit të punës në grup. 11 vitet e Andorelit si vullnetar dhe aktivist në shoqërinë civile e në organizata të shumta të huaja – duke përfshirë trajnimet e panumërta që ka dhënë – i  japin atij atributet plotësisht të merituara të një lideri. Andoreli është shumë i ndjeshëm ndaj një posti kryetari qeverie studentore që strukturon, menaxhon dhe shpërndan mirë frymën e lidershipit që UET ka në fokus të edukimit të studentëve të vetë. Natyrshëm ai është i ndjeshëm ndaj qeverisjes së mirë. Andoreli është emblema e studentit energjik dhe të riut vizionar. Me shumë gjasa, ai më parë ka mësuar të menaxhojë komunitetet se të shkruajë e të lexojë, andaj, çdokush mund të vërë dorën në zjarr se Andoreli e ka një zgjidhje për çdo problem. Është e tepërt të përmendim vendosmërinë e tij për të prodhuar sinergji dhe projekte efiçente për studentët në kuadër të politikave të UET-it. Andoreli mund të sjellë në UET shumë më tepër se kaq. Ai mund të sjellë shembullin e ndërtimit të një lideri të vërtetë, një lideri që rëndom mungon në shoqërinë e gjerë. Një lider që di të dëgjojë me vëmendje, të kuptojë përtej fjalëve, një lider që ka intuitën për të marrë vendimin e duhur dhe që ka aftësinë për t’I bashkuar studentët rreth UET-it më tepër.

 

 

Lista e Kandidatëve për President:

Vilma Beqa

Xhoi Bare

Odela Preni

Rinold Kaca

Dea Llagami

Andorel Ndoj

Eri Guce

Arta Feta

Xhuljan                 Ferzaj

Bruno Lizaj


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles