Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Ambasadorja kineze në UET: Bashkëpunimi, një nevojë më tepër se akademike

$
0
0

1Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Jiang Yu,  ka qenë e pranishme këtë javë në një takim formal me bordin drejtues të Universitetit Europian të Tiranës. Zonja Yu, ishte e shoqëruar nga drejtori i Shoqatës Kulturore Kinë-Shqipëri, Iljaz Spahiu.

Presidenti i UET-it, Prof. Dr. Ardian Civici, Rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Zv.Rektori Prof. Dr. Selami Xhepa dhe drejtoresha e Qendrës UET, Bleriana Bino, shprehën vlerësimin për politikat e sukseshme ekonomike të Kinës, në funksion të intensifikimit të bashkëpunimeve edhe më të gjera akademike e kulturore.

Ambasadorja Yu u njoh gjerësisht me vitalitetin akademik dhe kulturor të UET dhe u angazhua personalisht në organizimin e leksioneve të hapura me studentët e UET, për një shpjegim më të thellë të Kinës si kulturë, gjuhë dhe zhvillim shkencor.

Profesor Civici u shpreh se, politikat e mira qeveritare kundrejt arsimit të lartë në Kinë, i kanë renditur universitetet kineze ndër 10 më të mirat e botës dhe ky është një shembull për t’u vlerësuar.

“Mendimtarët më të shquar politikë, ekonomikë dhe kulturorë kinezë, të cilët kanë mundësuar transformimin e madh të Kinës,  duhet të vijnë në gjuhën shqipe, për lexuesit e auditoreve tona universitare”,- tha ai ndër të tjera.

Ndërkohë, Rektori Gjuraj, u shpreh se, në UET, është tashmë gati plani i futjes së gjuhës kineze në kurrikulën e gjuhëve të huaja, në Qendrën e Gjuhëve të Huaja.

Në përfundim të takimit, ambasadorja kineze shprehu gadishmërinë në mbështetjen e përkthimit të 50 librave akademikë shqiptarë në gjuhën e vendit të saj. Ajo gjithashtu mbështeti planin për shkëmbimin kulturor të studentëve dhe pedagogëve shqiptarë me Pekinin akademik.

Duke u vendosur në dijeni të faktit se gjithnjë e më tepër punime shkencore dhe diploma shqiptare po orientohen drejt zhvillimeve të gjigandit aziatik, dimensioni i ri i marrëdhënieve me Kinën, sipas ambasadores Yu, duhet të jetë gjithnjë e më i gjerë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180