Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Legjislacioni shqiptar në raport me atë europian

$
0
0

konferenca kryesoreUET në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Hanns Seigel” organizuan Konferencën Shkencore me temë: Të drejtat e njeriut në legjislacionin shqiptar vështruar në kontekstin e së drejtës europiane

Të drejtat e njeriut janë një çështje me rëndësi themelore në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, por sa mbrohen këto të drejta në legjislacionin shqiptar dhe çfarë duhet bërë për të qenë në kordinim të plotë me të Drejtën Europiane? Mbi këtë çështje u diskutua nga pedagogë të Juridikut dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë gjatë Konferencës Shkencore dy-ditore organizuar në Universitetin Europian të Tiranës në datat 21-22 dhjetor. Konferenca me temë: “Të drejtat e njeriut në legjislacionin shqiptar vështruar në kontekstin e së drejtës europiane” u organizua nga UET në bashkëpunim me fondacionin gjerman Hanns Seigel nën kujdesin e ekipit organizator; profesor Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, profesor Ksenofon Krisafi, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UET, prof.Asoc. Dr.Migena Leskoviku zv/dekane e këtij fakulteti dhe prof.Asoc. Dr.Erjona Canaj. Kjo konferencë u fokusua në disa tematika që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave themelore të njeriut, në rëndësinë e të drejtave në ditët e sotme si dhe qasja ndaj të drejtave në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE. Në këtë konferencë prezantuan disa ekspertë të së drejtave të njeriut, pedagogë dhe doktorantë, si dhe sollën prezantimet e tyre tre ekspertë të huaj.  “Në këtë konferencë u trajtua roli dhe rëndësia e e te drejtave të njeriut sot e parë në disa këndvështrime në mënyrë të  veçantë të drejtat dhe liritë themelore duhen parë në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe në kuadër të përmirësimit të këtyre të drejtave në legjislacionin shqiptar. Një vend të veçantë në këtë këndvështrim zë edhe roli i të drejtave të njeriut në rendin dhe paqen në kuadër të OKB, BE, KiE dhe pastaj në rend kombëtar”, u shpreh për Mapo-n Erjona Canaj, pjesë e ekipit organizator të konferencës. Ajo shton se “të drejtat e njeriut janë në fokus të kurrikulave dhe të studimeve në UET në veçanti për fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Shkencave Sociale.  Të Drejtat e Njeriut trajtohen si lëndë e cila u ofrohet studentëve për të njohur të drejtat dhe liritë themelore si në pjesën e të drejtës civile ashtu edhe në pjesën e të drejtës penale, duke trajtuar disa nga parimet më të rëndësishme si dhe duke parë të drejtat dhe liritë themelore në kuadër të Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës. Në qendër të ditës së dytë të konferencës ishin të drejtat e njeriut në zemër të KE, pra roli i Konventës Europiane si dhe gjykatat e Strasburgut. Janë trajtuar disa tema siç është karta e të drejtave themelore, liria e lëvizjes, e drejta themelore e punës, debatet aktuale mbi projektligjin, disa mendime rreth tij dhe të disa studiuesve”, shton ajo.

Gjatë dy ditëve që zgjati konferenca referuesit sollën tematika të ndryshme në fusha të ndryshme që përfshijnë të drejtat e njeriut në raport me aktet ndërkombëtare duke iu referuar standardeve ndërkombëtare dhe realitetit shqiptar. Kishte referime edhe lidhur me kartën e të drejtave të njeriut që tani është bërë pjesë integrale e traktateve të BE, lidhjes së saj me realitetin shqiptar, etj. 

Krisafi: Shqipëria, përpjekje serioze për të sanksionuar standardet europiane

Prof.Dr. Ksenofon Krisafi, Dekan i Fakultetit Juridik në UET, në fjalën e tij të hapjes së konferencës për të drejtat e njeriut vuri theksin tek  rëndësia e këtyre të drejtave në Bashkimin Europian si dhe në përpjekjet e vendit tonë për të qenë sa më afër këtyre standardeve. “Konferenca i kushtohet veprimtarisë së të drejtave të njeriut në legjislacionin shqiptar vështruar në kontekstin e së drejtës europiane. Ideja për dinjitetin njerëzor është e vjetër sa vetë historia e njerëzimit, por nga pikpamja teorike, filozofike, sociologjike e juridike është përpunuar veçanërisht në mendimin e kohës moderne, bazuar në filozofinë e racionalizmit dhe iluminizmit, liberalizmit, demokracisë, socializmit etj. Koncepti modern për të drejtat e njeriut rrjedh kryesisht nga Europa, por nocionet e lirisë dhe të drejtësisë sociale janë themelore për të drejtat e njeriut dhe si të tilla janë pjesë e kulturës së të gjithë rajoneve dhe kombeve”, tha ai ndër të tjera.

Duke para Europën si shembull të mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut, Krisafi theksoi se Shqipëria po bën përpjekje serioze në përmirësimin e legjislacionit të saj, gjithmonë në raport me aspiratën e integrimit në BE.

“Europa, kontinenti ynë, pavarësisht aksidenteve historike apo aktuale, së paku parimisht vazhdon të mbetet kampion i respektimit të të drejtatave dhe lirive themelore të njeriut. Ato kanë gjetur formulimin e tyre më të spikatur juridiko-institucional në kuadrin e Bashkimit Europian. Pothuajse krejt sistemi i akteve të tij themelore dhe veprimtaria e përditshme e strukturave politiko-administrative komunitare përshkrohen nga kujdesi i veçantë për zbatimin e korpusit madhor të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Shqipëria, vend që aspiron fuqishëm për tu anëtarësuar në BE është përfshirë në një angazhim serioz politik, juridik dhe institucional për të arritur dhe sanksionuar standardet më të përparuara në këtë fushë. Dëshmi e këtij përkushtimi është Kushtetuta shqiptare dhe veprimtaria e vazhdueshme për përmirësive të legjislacionit për një përafrim maksimal me direktivat komunitare”, theksoi Krisafi në fjalën e tij.

Zaganjori: E drejta e pronës, problematika kryesore me Gjykatën Europiane

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili ishte një ndër organizatorët e Konferencës Shkencore për të drejtat e njeriut në UET, e cilësoi  këtë konferencë një mundësi për të diskutuar mbi impaktin që kanë të drejtat e njeriut në një plan më të gjerë, edhe në këndvështim të së drejtës ndërkombëtare dhe problematikës që ka Shqipëria në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit për shkak të anëtarësimit në mundëshëm në BE, për shkak të jurispudencës dhe angazhimit të Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut në çështjeve, etj. Duke folur për Mapo-n ai pranoi se ka problematika mes standardeve europine të të drejtave të njeriut dhe realitetit shqiptar. “Problemi kryesor mbetet Neni.1 i Protokollit.1 që lidhet me të drejtën e pronës. Legjislacioni ynë është shumë kontradiktor dhe ka pas shumë probleme lidhur me zbatimin e standardeve të konventës europiane në realitetin shqiptar. Siç dihet Gjykata Europiane ka dhënë një vendim pilot lidhur me situatën në Shqipëri dhe qeveria shqiptare ka detyrimin të respektojë ato standarde. Janë me qindra kërkesa në fakt që janë bërë në Strasburg, priten vendimet e gjykatës dhe do të ishte mirë që qeveria të respektonte këto standarde. Ka edhe një vendim  tjetër të mëvonshëm: çështja “Karagjozi kundër Shqipërisë” dhe çështje të tjera kundrejt të cilave janë vendosur disa standarde, të cilat Shqipëria duhet t’i respektojë. Këto detyrime ngelen për tu zbatuar. Përveç kësaj ka shumë probleme lidhur me respektimin e Nenit.6 të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut. Më përpara ka pasur më shumë çështje, por tani sigurisht që gjykatat kanë filluar të jenë më të kujdesshme në respektimin e standardeve dhe numri i çështjeve apo i pretendimeve lidhur me nenin 6 kanë ardhur duke u zvogëluar. Kjo është problematika pak a shumë. Probleme ka pasur më tej dhe me nenin 2, 3, etj.”

E mira e kësaj conference ishte që kishte kontributeë shumë të mira dhe që kontributet më të mira do të botohen. Punimet e profesorëve dhe doktorantëve kanë sjellë ide të cilat reflektojnë më tepër dhe më mirë problematikën me të cilën ballafaqohet realiteti shqiptar në fushën e të drejtave të njeriut.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180