Rajoni i Fierit dhe i Lushnjës shumë shpejt do ketë dy shkolla model të Arsimit Profesional për fushën e bujqësisë dhe agro-industrisë.
Kjo falë mbështetjes së qeverisë italiane, e cila nëpërmjet Memorandumit të Mirëkuptimit që nënshkruam sot, ka marrë përsipër që të mbështesë arsimin profesional në këtë rajon me afro 5 milionë euro.
Investimi është konkret për shkollat bujqësore të Fierit e të Lushnjës dhe parashikon rikonstruksionin, laboratorët, si dhe bazën e duhur mësimore, të gjitha këto të një teknologjie bashkëkohore.