We speak Science është instituti shkencor i themeluar nga binjakët Detina dhe Argita Zalli, i cili për here të parë ne Shqipëri po ben dicka që vertet ja vlen të përmendet në fushën e shkencës dhe mjekësise.
Pas suksesit të konkursit shkencor për posterin më të mirë, WSS ka filluar të operojë edhe në nivelin e shkollave fillore, duke nisur projekte të ndryshme që kanë në thelb rritjen e cilësisë së mësimdhenies, futjen e metodave bashkohore në mësimdhënie dhe mbi të gjitha inspirimin e studentëve për të qënë pjesë e shkencës.
Me konkretisht, me anë të bashkëpunimeve me shkolla të ndryshme, WSS ka bërë të mundur nxitjen e nxënësve të shkollave fillore, duke I bërë ata pjesë të një projekti goxha premtues për moshën e tyre.
Shkolla 9-vjecare ‘’ Hekuran Maneku’’ në Patos është një prej shkollave që ka nisur bashkëpunimin me WSS. Kjo shkollë , përvec nxënësve të shkelqyer që ka , është një shkollë me shumë potencal përsa i përket shkencës. Kjo jo vetëm për faktin se është shkolla që ka prodhuar dy shkencëtare si binjaket Zalli, por mbi të gjitha sepse me anë të njerëzve bashkëpunues me vullnet të mirë për të punuar, si punonjësja e bashkisë znj.Elda Goxhaj, arrin të realizojë projekte shkencore . Kjo shkollë dallon për numrin e lartë të aktiviteteve që kryen, per rezultatet e larta , si edhe për qasjen që ka pasur drejt shkencës duke pasur si shembull inspirues vetë Argitën dhe Detinën.
Një tjeter shkollë që ka realizuar projektin bashkëpunues me WSS është shkolla fillore ‘’Dituria’’ në fshatin Dardani, Ferizaj. Vogëlushet e kësaj shkolle nën drejtmin e mësueses Blerta Hoxha Aliu kanë realizur një paraqitje të qelizave të gjakut me anë të përpunimit me material të ndryshme. Vogëlushet ‘’shkencëtarë të vegjël’’ kanë arritur të bëjnë një paraqitje dinjitoze në këtë project.
Këto janë dy shkollat që fillimisht kanë bashkëpunuar me WSS, duke e bërë të hedhë siparin. Por, bashkëpunime të tjera edhe më frytdhënëse priten të vinë. Sepse ky është qëllimi dhe misioni I WSS:Të rrisë nivelin e shkencës dhe mjekësisë, duke nisur nga ata- e ardhmja e këtij vendi.
We speak Science vlerësoi punën e vogëlushëve , të cilët ndonëse në një moshë fare të vogël, bënë një punë plot pasion dhe dashuri. Perfasueset e ketyre bashkepunimeve, perkatesisht mesuese Blerta Aliu dhe znj. Elda Goxhaj, ndihen jo vetëm krenare për nxënësit, por mbi të gjitha kanë një falenderim per We Speak Science.
Ato shprehen se për herë të parë në Shqipëri , po bëhet dicka në emër të shkencës dhe sesa pak nxitje u duhet vogëlushëve për të dhënë maksimumin dhe për t’u ’’mikluar’’ për të qënë më afer shkencës.
Në fakt është për të ardhur keq që Shqiperia nuk ka pasur asnjë nismë të tillë, jo vetëm nga institute shtetërore, por as nga organizata të tjera.
Ndaj edhe ne theksojme dhe vlerësojmë tejmase punën e mrekllushme të këtij institute shkencor, I cili në më pak se një vit ka marrë shumë masa për zhvillimin e shkencës. Ju kujtojmë se ishte WSS I cili organizoi konkursin e posterit më të mirë shkencor në Harvard dhe po WSS ofron kurse për shkrimin e një Cv-je dhe Cover leter për një aplikim të suksesshëm. Një tjetër sukses jane kurset që WSS ofron në bashkëpunim me universitetin e Harvardit në degë të ndryshme të mjekësise si edhe në Stomatologji, duke u bërë kështu I pari institut që operon edhe në Shqiperi(përvecse operon në Europë dhe USA) që krijon ura lidhëse midis Harvardit dhe Shqipërisë.
Ne u urojmë shumë sukses vogëlushëve në këtë fillim drejt shkencës, përgëzojmë shumë shkollat përkatëse dhe mësueset, por mbi të gjitha përgëzojmë punën e WSS dhe urojmë që punë të tilla të shtohen, në një Shqipëri që shkencën e ka lënë në harresë!