Programi “Global UGRAD” është një iniciativë e sponsorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ofron grante për studentët e nivelit Bachelor nga më shumë se 55 shtete të botës. Studentët që do të arrijnë të bëhen pjesë e këtij Programi do të kenë mundësi të kryejnë një semestër të nivelit Bachelor të studimeve në një nga universitetet e SHBA-ve. Pas kësaj eksperience studentët largohen nga SHBA të pajisur me aftësitë për të qënë lider në profesionin dhe komunitetin e tyre. Studentët që do të ndjekin këtë program do të përzgjidhen në bazë të rezultateve të tyre akademike, potencialit për lidership dhe përgatitjes së tyre për studime në SHBA. Programi Global UGRAD mbulon të gjitha fushat e studimeve.
Granti i ofruar nga Programi Global UGRAD mbulon:
-Kostot e transportit;-Tarifën e shkollës dhe financim për librat;-Akomodimin;
-Sigurimin shëndetësor;-Një pagesë mujore.
Kushtet që duhen plotësuar nga aplikantët;
-Mosha mbi 18 vjeç;
-Shtetësi shqiptare dhe vendbanim në Shqipëri;
-Të kenë përfunduar vitin e parë të studimeve Bachelor përpara fillimit të Programit Global UGRAD për ta;
-Të jenë duke ndjekur me rezultate të mira studimet Bachelor në çdo universitet të akredituar, publik ose privat në Shqipëri dhe të kenë të paktën një semestër për të kryer në studimet Bachelor në universitetin e tyre në Shqipëri në përfundim të Programit Global UGRAD; Studentët nuk mund të kryejnë semestrin e fundit të studimeve të tyre Bachelor si pjesë e këtij Programi;
– Të zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze të shkruar dhe të folur (Është i mundur ofrimi i një kursi për gjuhën angleze për disa nga studentët e përzgjedhur);
-Të jetë në gjendje të fillojë studimet në SHBA në Gusht 2016 ose Janar 2017;
-Të plotësojnë kushtet për të marrë dhe mbajtur Vizën e SHBA-ve për Shkëmbim Studentësh që kërkohet për këtë program;
-Të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të Programit Global UGRAD.
Instruksione për aplikimin
Guida për aplikimin mund të gjendet në këtë link: http://1.usa.gov/1jOCLXp
Për t’u regjistruar në Program dhe për të plotësuar aplikimin për Programin Global UGRAD këshillohet të përdoret Google Chrome ose Mozilla Firefox. Nuk rekomandohet përdorimi i telefonit celular ose Internet Explorer.Gjithë procesi i aplikimit kryher ONLINE! Afati i fundit për aplikim është data 1 Janar 2016! Regjistrimi kërkon konfirmimin e një llogarie. Ju do të merrni një e-mail me instruksione dhe një link të ri për të aksesuar llogarinë tuaj. Sistemi njeh vetëm alfabetin anglez. Mos e dorëzoni aplikimin pa qënë 100% të sigurtë për të. Derisa të jeni të sigurtë, ruajini të dhënat me opsionin “Save”. Regjistrohuni në këtë link: http://www.worldlearning.org/what-we-do/global-ugrad/ Përzgjidhni “Global UGRAD 2016 Application” dhe klikoni “Register”.
Klikoni në “Complete the Online Application”.Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën: kurtie@state.gov