Të gjitha programet e studimit në UET do të kenë përfaqësuesit e tyre në Qeverinë Studentore
Përfshirja e studentëve në vendimarrje është një ndër principet bazë të Universitetit Europian të Tiranës. Për ta bërë këtë sa më të prekshme është krijuar një strukturë e veçantë, Këshilli Studentor i UET. Tashmë në vazhdën e një tradite zgjedhjet e reja për këtë strukturë do të bëhen në muajin dhjetor. Të gjitha programet e studimit të tre fakulteteve, të sejcilit vit do të kenë perfaqësuesit tyre në Qeverinë Studentore e cila do të krijohet në Dhjetor.
Regjistrimi i kanditatëve do të bëhet nga data 7 deri në 9 dhjetor, pra sejcili student plotëson një formular interesimi për të qenë kandidat i Këshillit Studentor pranë Zyrës së Kujdesit ndaj Strudentit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës të rregjistruar në garë do të kenë mundësi të shpalosin programet e tyre përballë njëri-tjetrit nga data 10 deri në 15 dhjetor.
Futja në garë, fushata dhe premtimet për të përfaqësuar studentët e klasës do të jenë në vazhdim përgjegjësi për të qenë zëri i tyre në Universitet.
Çdo kandidat do të ketë mbështetjen për të bërë posterin e tij dhe fushatën në degët ku studion gjatë ditëve të fushatës. Sipas procedurës në datë 16 dhjetor në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës do të bëhet prezantimi i kandidatëve.
Zgjedhjet do të mbahen në ambjentet e universitetit në datë 17 dhjetor, kur do të kryhet edhe votimi në çdo grup për çdo program studimi për tri fakultetet për ta përmbyllur me fazën finale, atë të shpalljes së fituesve. “Përfshirja e studentëve në vendimarrje, është një ndër principet bazë të Universitetit Europian të Tiranës dhe për ta bërë këtë sa më të prekshme është krijuar një strukturë e veçantë, Këshilli Studentor i UET”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Dekanit të Studentëve në këtë universitet.