Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Studentët e UET, mundësi studimi në Zvicër

$
0
0

uet- zvicerVendoset bashkëpunimi mes Swiss School of Economics dhe Universitetit Europian të Tiranës

Studentët shqiptarë kanë mundësi të reja për ta zhvilluar karrierën e tyre akademike jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë. Jo vetëm me bursat e projektit të Bashkimit Europian Erasmus +, por dhe nëpërmjet bashkëpunimeve dypalëshe të universiteteve ata i kanë tashmë rrugët e hapura për ta bërë arsimimin e tyre një eksperiencë më të mirë duke studiuar në vende të ndryshme europiane. Së fundmi, një marrëveshje mes Universitetit Europian të Tiranës dhe një prej universiteteve prestigjioze me profilizim ekonomik në Zvicër u ofron mundësi për shkëmbim studimesh të rinjve që studiojnë në UET. Përfaqësues të UET-it, dekani i Fakultetit Ekonomik dhe Teknologjisë së Informacionit,  Prof. Dr. Engjëll Pere dhe Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, drejtor i Shkollës Doktorale, morën pjesë në inaugurimin e ciklit të parë Doktoral në Swiss School of Economics në qytetin Verbier të Zvicrës. Në kuadër të kësaj vizite, Universiteti Europian i Tiranës nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Swiss School of Economics, duke iniciuar kështu shkëmbimin ndërinstitucional ndërmjet këtyre dy universiteteve. Ky bashkëpunim do të konsistojë në lëvizshmërinë studentore në nivelin Bachelor dhe Master, shkëmbime të stafit akademik e gjithashtu bashkëpunim e shkëmbim në punën kërkimore shkencore.

Swiss School of Economics, e fokusuar në ciklet Master dhe Doktoraturë,  synon të nxjerrë liderët e radhës të biznesit, duke u dhënë kështu një ekspertizë nga akademikë me përvojë, si dhe një tjetër zgjidhje të problematikave që biznesi sot shfaq. Qasja e tyre mbi mësimdhënien vjen e lidhur me një element tejet të rëndësishëm, siç është dhe praktika, prandaj kjo është risia e këtij universiteti, t’u japë studentëve mundësi për praktika pune efikase, pra “të dinë atë çka ata flasin”.

Swiss School of Economics qysh në themelimin e saj ka pasur ura bashkëpunimi me universitete simotra në Azi e Europë, e ndërsa në këtë pikë të zhvillimit të saj vjen me një bashkëpunim me dy universitete në Tiranë, Universitetin Europian të Tiranës dhe Universitetin “Marin Barleti”, dhe bashkëpunon me partnerë të tjerë nga Portugalia e Tajvani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180