Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

34 maturantë ekselentë zgjedhin UET-in

$
0
0

ekselenca UETPolitika e re e UET, bursa të plota për “100 nga 1000 më të mirët e Maturës Shtetërore”

Të mirët i duan të gjithë, por ata duhet të bëjnë një zgjedhje. Pas lançimit të projektit për akordim të bursave të plota për 100 nga 1000 më të mirët e Maturës Shtetërore, UET ka arritur të afrojë deri më tani 34 studentë me mesatare 10 ose mbi 10.

Dekania e Studentëve në UET, Anisa Subashi i tha Mapo-s se ‘vetëm disa ditë pasi UET publikoi nismën e tij për të mbështetur ekselentët e Maturës 2015, kanë aplikuar për bursa dhjetëra maturantë që vijnë me mesatare të lartë’.

“Deri më tani ne kemi miratuar bursa të plota për 34 aplikantë, të cilët jemi të gëzuar të themi që janë me mesatare shumë të lartë”.

Subashi pranon se nxënësit të cilët kanë preferencë të parë UET-in duke u bërë pjesë e këtij projekti vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Sipas saj, disa prej tyre e kishin synimin për të ardhur në UET që para se të përfundonin maturën, pasi ishin njohur me universitetin gjatë gjimnaz-tureve që ne organizojmë, duke ofruar këshillim karriere në të gjitha gjimnazet e vendit, publike dhe private.

“Duke qenë se janë me rezultate shumë të larta në provimet e Maturës, si dhe UET u përshtatet kërkesave të tyre për programet dhe profilet e studimeve që ofron, ata kanë aplikuar dhe ne i kemi mbështetur me bursa të plota duke i bërë pjesë të rrjetit tonë të ekselencës, i cili shtohet çdo vit”, – tha Subashi.

Politika e re e UET-it për bursat duke u fokusuar tek ekselenca u lançua në vitin e 10-të të tij. Rreth 75 për qind e bursave që jep çdo vit UET do të jenë për studentët me mesatare mbi 10, ndërkohë që do të ruhet tradita për bursat e Lidershipit, Sociale dhe Talentit.

Deri më tani kanë aplikuar dhjetëra studentë që janë në top-listën e Maturës Shtetërore nga rrethe të ndryshme të vendit, si Fieri, Shkodra, Elbasani, Durrësi, Rrësheni, Tirana, Berati etj.

Në 10-vjetorin e tij, UET mund të krenohet me përqindjet e studentëve ekselentë ndër vite.

Të dhënat e harkut kohor 2009-2014 tregojnë se 41 për qind e studentëve që kanë nisur studimet kanë qenë me mesatare mbi 8, pra nga 8-10 dhe kjo shifër rritet në përqindjen e të diplomuarve me 48 për qind të studentëve që përfundojnë studimet me mesatare nga 8-10.

Në këtë përqindje, ata më të mirët, pra mesatare 10 dhe mbi 10 janë 18 për qind. Të dhënat e mësipërme i referohen ciklit Bachelor, ndërsa studimet Master sjellin një përqindje më të lartë të studentëve që diplomohen me mesatare të lartë, 52 për qind e tyre kanë mesatare mbi 8, ndërsa me 10 janë 21 për qind e totalit.

UET që prej krijimit të tij mbështet me bursa të plota ose gjysmë-bursa një numër të madh studentësh duke ofruar bursa ekselence, bursa lidershipi dhe bursa sociale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180