Gazeta MAPO ka vendosur t’u kushtojë një hapësirë të veçantë në rubrikën “Studenti” njoftimeve për mundësi të ndryshme bashkëpunimi, trajnimi, internshipi apo edhe vendesh pune për studentët aktivë e të interesuar
Kurs trajnimi nga “Erasmus +”
Mundësi shumë e mirë pjesëmarrjeje për të rinjtë. Kërkohen 3 të rinj shqiptarë të moshës 18-30 vjeç për një kurs trajnimi të titulluar “Take Initiative! Youth Entrepreneurship Training”. Trajnimi do të zhvillohet në Tiranë, në datat 22- 30 nëntor 2015. Aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën angleze, për shkak se do të ketë pjesëmarrës nga organizatat partnere të “Erasmus+” nga vendet e Ballkanit. Afati i fundit i Aplikimit është data 30 shtator 2015. Të gjithë të interesuarit të dërgojnë formatin e aplikimit, të plotësuar në adresën: shvl@beyondbarriers.org . Formularin dhe informacionin më të detajuar e gjeni në adresën: http://beyondbarriers.org/ .
Praktikë pune nga “Insurance Europe”
Për praktikantët! Nevojiten disa studentë për praktikë në “Insurance Europe”. Insurance Europe është federatë europiane për sigurimet. Insurance Europe, me bazë në Bruksel, përfaqëson ndërmarrjet që përbëjnë rreth 95% të të ardhurave totale premium europiane. Sigurimet përbëjnë një kontribut të madh në rritjen ekonomike të Evropës dhe zhvillimin e saj. Praktikanti do të jetë përgjegjës për të siguruar mbështetje në përpunimin, analizimin dhe interpretimin e të dhënave për çështje të ndryshme përkatëse për Insurance Europe. Dërgoni letrën e aplikimit dhe Curriculum Vitae në Insurance Europe, Rue Montoyer 51, 1000 Bruxelles, tek Koen Ameye (e-mail: hr@insuranceeurope.eu).
Për më shumë informacion, vizitoni Insurance Europe Internship.
Si të studioni në SHBA, 10 universitetet që ofrojnë bursa
Nuk përballoni dot arsimimin në Shtetet e Bashkuara? Studentët ndërkombëtarë kanë mundësinë të përfitojnë ndihmë ekonomike pranë shumë universiteteve!
Në Kolegjin Skidmore, një shkollë katërvjeçare e arteve liberale në Saratoga Springs, Nju Jork, 80 nga 220 studentët ndërkombëtarë, nga 57 vende të ndryshme, përfituan një shumë në total 53 523 $ secili, gjatë çdo viti akademik.
Nëse dëshironi të ndiqni studimet në SHBA, por mendoni se është shumë shtrenjtë, informacioni me postë mund t’ju befasojë. “US News” dhe “World Report” zbulojnë se shumë universitete në SHBA, duke përfshirë edhe ato elitare, ofrojnë ndihma financiare për studentët ndërkombëtarë.
Megjithëse jo çdo student pranohet, shumë syresh nga jashtë, në rreth 345 universitete të SHBA-së përfituan paketë ndihmash gjatë vitit të fundit akademik, gjë për të cilën ka të dhëna të sakta. Mesatarja e të gjitha bursave të akorduara për studentët ndërkombëtarë ishte 17 721 $.
Disa universitete, si p.sh Universiteti i Harvardit, Kolegji Amherst, Universiteti i Yale-it dhe Universiteti i Çikagos, ofrojnë substancialisht më shumë, mesatarisht diçka më tepër se 50 000$ në total për studentët ndërkombëtarë. Më poshtë janë 10 universitetet e SHBA-së që ofrojnë më tepër ndihmë financiare për studentët ndërkombëtarë, listuar sipas shumës mesatare të siguruar, në rend zbritës:
Universiteti i Çikagos
Kolegji Williams
Universiteti i Yale-it
Kolegji Skidmore
Universiteti i Harvardit
Kolegji Amherst
Universiteti Wesleyan
Universiteti Stanford
Kolegji Trinitry
Kolegji Dartmouth