Sot anembanë vendit ka qenë dita e parë e shkollave fillore, atyre 9-vjeçare si dhe e gjimnazeve.
Më emocionuese kjo ditë ka qenë për vogëlushët që shkonin në klasë të parë dhe që janë shoqëruar nga prindërit në këtë ditë për t’u shënuar për ta.
Nga Tirana mbërrijnë pamje të gëzueshme se si është pritur dita e parë e shkollës.
Urime dhe një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit dhe nxënëset!