Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Njoftime pune, internshipi apo studime të reja

$
0
0

studentsGazeta MAPO ka vendosur t’u kushtojë një hapësirë të veçantë në rubrikën “Studenti”, njoftimeve për mundësi të ndryshme bashkëpunimi, trajnimi, internshipi apo edhe vendesh pune për studentët aktivë e të interesuar:

Kurs Trajnimi nga Erasmus+

Erasmus+ po përpiqet që të vendosë në praktikë udhëzimet e Komisionit Europian, duke edukuar punonjësit e rinj në ridimensionimin e cilësisë dhe koordinimin në shkallë të gjerë të aktiviteteve të punës sportive, të cilat do të kontribuojnë gjithashtu në rritjen e pjesëmarrjes në sporte nga grupe më të gjera njerëzish dhe sidomos nga grupet e margjinalizuara shoqërore. Në këtë kuadër, kërkohen 2 pjesëmarrës nga Shqipëria për një Kurs Trajnimi me titull “Coordinating large-scale youth sport work events for inclusion”, në datat 24 nëntor – 2 dhjetor 2015, në Novi Sad (Serbi). Të gjithë aplikantët duhet ta dërgojnë formularin e aplikimit të plotësuar në adresën: shvl@beyondbarriers.org.

Praktikë pune për studentët

Për studentët që duan të fitojnë praktikë pune, CBS Creative Business Solution ka lançuar programin e internship-it. CBS, një organizatë konsulence jofitimprurëse, me ekspertizë të thellë në financimin e sektorëve në zhvillim, në partneritet me USAID-in po implementon programin ‘AgroKapital’, me synim rritjen e financimit të sipërmarrjeve bujqësore. Programi i Praktikës profesionale në CBS synon të ftojë studentë të fushave të ndryshme të interesuar të japin kontributin e tyre mes njohurive të përfituara gjatë studimeve universitare ose master. Programi është oportunitet për të fituar përvoje praktike pune, përmes përfshirjes serioze në projekt, duke nxjerrë në pah talentin dhe zhvilluar aftësitë profesionale. Plotësoni aplikimin on-line nëpërmjet www.cbs.al në kategorinë “Përfshihu në CBS”. Në rast të ndonjë pyetjeje që mund të keni, dërgoni e-mail në adresën info@cbs.al.

Konkurs për të rinjtë kreativë

Duke marrë shkas nga 25-vjetori i nisjes së ndryshimeve demokratike në Shqipëri, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ambasadën gjermane shpallin konkursin kreativ “Lindur në ’90-n – Zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen!” për të rinjtë e lindur në fillim të viteve 1990. Konkursi dëshiron pikërisht të nxisë dhe motivojë rininë shqiptare të reflektojë mbi të tashmen, duke mësuar nga e shkuara, për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë.

Valbona Bezati, koordinatore e projektit. Valbona.bezati@hotmail.com. Për informacione më të detajuara klikoni në www.idmc.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180