Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Studenti amerikan në arsimin e lartë, po zhduket

$
0
0

Ka dy panorama shumë të ndryshme të studentëve që lëvizin në korridoret dhe laboratorët, në Shkollën e Inxhinierisë së Tandon të Universitetit të Nju Jorkut.

Në nivelin e studentëve ende të padiplomuar, 80% e tyre janë rezidentë të Shteteve të Bashkuara. Në nivelin e të diplomuarve, numri ndryshon: Rreth 80% vijnë nga India, Kina, Koreja, Turqia dhe vende të tjera të huaja.

Për studentët e diplomuar larg shtëpisë, vorbulla e kulturave është edhe qetësuese dhe gjallëruese. “Ti ndihesh mirë që të gjithë po kalojnë të njëjtat sfida dhe janë pjesë e të njëjtit udhëtim”, -tha Vibhati Joshi nga Mumbai i Indisë, i cili është në semestrin e fundit dhe pret të marrë një diplomë Master në Inxhinieri Financiare. “Është shumë emocionuese”.

Shkolla Tandon – një konsolidim i shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe programeve të matematikës së NYU në kampusin e saj në Brooklyn – është një shembull ekstrem i asaj se sa të pakët janë amerikanët, pjesë e programeve të diplomave në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë). Në përgjithësi, këto programe kanë përqindjen më të lartë të studentëve ndërkombëtarë në një shumëllojshmëri fushash akademike. Në vjeshtën e vitit 2015, rreth 55% e të gjithë studentëve të diplomuar në matematikë, shkenca kompjuterike dhe inxhinierike ishin nga jashtë, sipas një studimi nga Këshilli i Shkollës Pasuniversitare dhe Bordi i Provimeve Pasuniversitare.

Në artet dhe shkencat humane, shifra ishte rreth 16%; në biznes, pak më shumë se 18%. Mungesa e amerikanëve është edhe më e theksuar në fushat e nxehta të STEM-it, si shkenca kompjuterike, të cilat shërbejnë si “katapultë” talentesh për kompani si Google, Amazon, Facebook dhe Microsoft. Rreth 64% e kandidatëve të doktoraturës dhe gati 68% në programet e Masterit vitin e kaluar, ishin studentë ndërkombëtarë, sipas një sondazhi vjetor të universiteteve amerikane dhe kanadeze nga Shoqata e Kërkimeve Kompjuterike. Në krahasim, vetëm rreth 9% e studentëve në shkencat kompjuterike, ishin studentë ndërkombëtarë (ndoshta sepse familjet janë të shqetësuara për dërgimin e të rinjve ende të papjekur përtej oqeanit për të studiuar).

Shumë faktorë kontribuojnë në hendekun, por një ndër më kryesorët është tregu i lulëzuar i punës në teknologji. Në pjesën më të madhe, amerikanët nuk e shohin të nevojshme të ndjekin një arsim më të avancuar kur ka kaq shumë mundësi profesionale që presin për ta. Për disa, çmimi është shumë i lartë kur përfshihet edhe borxhi studentor.

“Studentët në SHBA, në ciklin Bachelor, nëse janë vërtet të mirë, mund të punësohen në Microsoft ose në Google thjesht me një diplomë Bachelor”, -tha Edward D. Lazowska, profesor i Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Uashingtonit.

Hadi Partovi, një investitor i teknologjisë, mori masterin e tij në Shkencat Kompjuterike nga Harvardi në vitet 1990. Bashkëshortja e tij nuk e bëri. Ata, të dy, morën oferta për punë nga e njëjta kompani. “Vlerësimet për Masterat janë rritur, por jo aq sa do duhej që studentët amerikanë të duan të marrin një diplomë Master”, -tha Partovi, një themelues i Code.org, një organizatë jofitimprurëse që promovon shkencat kompjuterike në shkollat fillore dhe në shkollat e mesme.

Universitetet dhe punëdhënësit janë të etur për “të kapur” talentet ndërkombëtare, gjë që i ndihmon ata të qëndrojnë konkurrues në nivel global dhe programet e diplomimit kanë një nxitje financiare për tërheqjen e tyre. Kërkesa nga jashtë është aq e lartë, administratorët nuk shohin nevojën për të ofruar më shumë ndihmë për shkollim.

Megjithatë, ka shqetësime se klima e tanishme rreth emigracionit mund të rrezikojë rrjedhën e talenteve. Incidentet e ksenofobisë, retorikës politike armiqësore dhe përpjekjeve të Presidentit Trump për ndalimin e udhëtarëve nga disa vende me shumicë myslimane mund të peshojnë në mendjet e aplikantëve të mundshëm.

Për shembull, Shkolla e Thajer e Inxhinierisë në Dartmouth, regjistroi një rënie prej 30% në aplikimet ndërkombëtare për programin e saj Master për këtë semestër, sipas dekanit Joseph J. Helble.
Dr. Helble ka anketuar më shumë se dy duzina dekanësh të Inxhinierive në fillim të këtij viti, dhe tre të katërtat e tyre, thanë se ata gjithashtu kishin parë rënie të konsiderueshme në aplikimet ndërkombëtare. Por regjistrimet, tha ai, nuk u ndaluan.

Megjithatë, trendet nuk janë të qarta.

“Nëse ka një ose dy vite të tjera të krahasueshme me 20 deri në 30 për qind ulje në aplikimet ndërkombëtare, ne jemi shumë të shqetësuar për aftësinë tonë për të kryer hulumtime, projekte të mëdha dhe inicime kompanish”, -tha ai. “Ne jemi të shqetësuar nga një perspektivë konkurruese”.

Dan Spaulding, i cili mbikëqyr burimet njerëzore në Zillow Group, kompania online e pasurive të patundshme, tha se në fusha të specializuara si mësimi i makinës dhe inteligjencës artificiale, kompania e tij favorizon të diplomuarit, por për shumicën dërrmuese të punëve të saj teknike, një diplomë Bachelor në kompjuter shkenca është ajo që duhet. Ai tha se ka dëgjuar shqetësime nga studentët dhe menaxherët për një ftohtësi ndërkombëtare, por tani për tani furnizimi i studentëve me shkathtësi kompjuterike nuk është prekur.

“Një numër i madh prej tyre po vijnë me aftësitë programuese fillimisht dhe më pas kërkojnë të rrezatojnë në disiplina të tjera të biznesit, menaxhimin e produktit, dizajnin e produktit”, -tha ai. “Unë mendoj se të shkuarit më thellë në aspektin akademik nuk është një përparësi për shumicën e studentëve të Shkencave Kompjuterike sot”.

Në vitin 1994, vetëm rreth 40% e studentëve të regjistruar në studimet doktorale në Shkencat Kompjuterike ishin nga jashtë vendit, sipas sondazhit të Shoqatës së Kërkimeve Kompjuterike.

Ndërsa ekonomia u përmirësua, përqindja e amerikanëve në programet e diplomimit ra. “Vazhdimi i studimeve të larta u bë më pak prioritet për shumë studentë”, -tha Stuart Zweben, bashkautor i sondazhit dhe profesori i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Ohio State University.
“Do të duhej të ishe vërtet i interesuar për kërkime apo diçka të veçantë”.

Balanca e programeve të shkencave kompjuterike filloi të anohej drejt të ashtuquajturve qytetarë të huaj, jo rezidentë, në fund të viteve 1990, kur kompanitë e mirëkapitalizuara, që funksionon me anë të internetit, filluan të kërkojnë gjithnjë e më shumë programues, ndonjëherë duke inkurajuar praktikantët e verës që të braktisin shkollën, tha Zweben.

Studentët nga vendet e tjera kanë parë shkollën e lartë për një kohë të gjatë si rrugën e tyre më e mirë për punësim dhe vendbanim në Shtetet e Bashkuara dhe për lidhjet e industrisë që ata nuk kanë gjasa të gjejnë në vendet e tyre.

“Është më e lehtë të depërtosh nga këtu”, -tha znj Joshi, e cila është presidente e klubit financiar NYU. Ajo donte të merrte pjesë në NYU që të mund të bashkonte formimin e saj në Teknologjinë e Informacionit me interesin e saj në Industrinë Financiare. Ajo është në kontakt të vazhdueshëm me folësit e industrisë dhe rekrutuesit.

Vendimi i saj u shpërblye. Znj. Joshi, 25 vjeç, ka pranuar një ofertë për të punuar në menaxhimin e rrezikut në American Express menjëherë pas përfundimit të studimeve Master të saj. Ajo do të aplikojë për “Trajnime Praktike Fakultative”, një program që e lejon atë të punojë në Shtetet e Bashkuara për një vit, me një mundësi të zgjatjes së qëndrimit të saj deri në 24 muaj të tjerë. Varet nga punëdhënësi i saj nëse dëshiron ta sponsorizojë atë për një vizë H1-B pas kësaj, duke e lejuar atë të qëndrojë më gjatë. Presidenti Trump ka urdhëruar një rishikim të programit H1-B dhe ka ndryshuar idenë e përshtatjes së sistemit aktual të lotarisë për të favorizuar punëtorët më të paguar dhe më të kualifikuar.

Shkolla e Tandonit inicioi kohët e fundit “Një urë për NYU Tandon”, që synon përgatitjen e studentëve me prejardhje jo-STEM, për shembull në artet liberale për programet e Masterit. Katepalli R. Sreenivasan, dekani, beson se kjo mund të tërheqë amerikanët që ende nuk kanë gjetur punë të denjë.

Dhe ai dëshiron të shohë më shumë prej tyre të regjistruar në programet e diplomimit. “Unë mendoj se është një mosbalancim”, -tha ai, “që absolutisht duhet të korrigjohet”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180