Kolegji turk “Turgut Ozal” ka pak kohë që ka ndryshuar pronar. Sipas Monitor blerësi i “Turgut Ozal Education”, që operon në Shqipëri që prej 2001-shit, është BF Cooperatief U.A.
Kjo është një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit edhe pse emërimet që janë bërë më pas në Këshillat Mbikëqyrës dhe hallkat e tjera të drejtimit tregojnë se zotëruesit janë sërish nga Turqia.
Mësohet se vlera e shitjes së kolegjit është 10 milionë euro.
Kujtojmë se që pas grushtit të shtetit në Turqi, për të cilin Erdogan bëri përgjegjës Fetullah Gylenin, ka pasur presion për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore në Shqipëri, dhe jo vetëm, që financohen nga Gylen.
Madje vetë Erdogan e ka kërkuar këtë gjë gjatë vizitës së tij në kryeqytetin tonë./Copyright Tiranapost.al/