Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, ndodhet sot dhe nesër në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit të Universiteteve të Mesdheut – UNIMED.
UET është anëtari më i ri i këtij unioni, me 147 pjesëmarrës nga 25 vende mesdhetare dhe përtej. “For a new Mediterranean of knowledge” është tema e kësaj Asambleje, që mbahet në Paris 1, qendrën Pantheon.
Universitetet e Mesdheut ftohen të luajnë një rol më të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit rajonal përmes bashkëpunimit ndëruniversitar, shkëmbimit studentor dhe të stafit, një përkrahje më e madhe për mirëkuptimin midis njerëzve dhe respekt për identitetin kulturor, në kontekstin aktual që karakterizohet, në nivel ndërkombëtar, nga një pasiguri e konsiderueshme.
UNIMED mbahet nën patronazhin e lartë të Parlamentit Evropian dhe të Komisionerit Johannes Hahn.
Workshop-e të ndryshme do të zhvillohen gjatë dy ditëve: Plan pune H2020 për bashkëpunimin euro-mesdhetar për kërkimin 2018 – 2020, arsimimi për refugjatët, programet Interreg MED, programet doktorale në një botë në ndryshim, etj.