Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Gudar Beqiraj: Reformimi i Akademisë së Shkencave nuk bëhet pa fonde

$
0
0

Kryetari i Votuar i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj tha se të gjithë anëtarët e Akademisë në unison janë për reformimin e këtij institucioni, por kjo sipas tij nuk mund të bëhet pa fonde, raporton Ora News.

Beqiraj: Të gjithë anëtrarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave  po diksutojnë me përgjegjësi duke analizuar edhe atë që thotë kryeministri dhe atë që ne duam të bëjmë. Ne jemi të gjithë unision që të bëjmë reformë në Akademine e Shkencave duke bashkëpunuar me qeverinë. Kjo është e gjitha që po diskutohet. Sa i përket asaj që thuhet që ne nuk kemi gjë zyrtare, pra prerjen e buxhetit të Akademisë së Shkencave është i njëjti mendim i unifikuar që kjo nënkupton mbylljen e Akademisë që besoj nuk do të ndodhë kurrë.

Pyetje: Çfarë do të thotë që vazhdimi për të bërë një reformë ndërkohë që kryeministri thotë ska buxhet? A mund të bëhet një reformë ndërkohë që ju nuk do keni mbështetje?

Beqiraj:  Unë e thashë që nuk do ndodhë kjo, me siguri nëse nënkuptohet ajo që thotë kryeministri që duhet të reformohet Akademia. Reformimi i Akademisë nuk mund të bëhet pa para.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Latest Images

Trending Articles