Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Rritje e kapaciteteve për thithje fondesh, ekspertët e UET trajnojnë bashkinë e Pogradecit

$
0
0

Programi për ngritjen e fondeve dhe ngritjen e kapaciteteve për projektet nga bashkitë shqiptare, mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me ekspertët e UET-Enterprise ka nisur punën për trajnimin e stafeve të bashkive në të gjithë vendin, për aftësimin e tyre që të hartojnë projekte dhe të thithin fonde që ndikojnë drejpërdrejt në zhvillimin e këtyre rajoneve.

Këtë fundjavë ekspertët e UET-it, Prof.dr.Adrian Civici, Zv Administratore e UET Dr.Ornela Cuçi dhe Dr.Eda Gemi  zhvilluan trajnime në Bashkinë Pogradec.

“Projekti synon që ekspertët e UET-Enterprise të mbështesë këtë program në terren për të analizuar stafin e bashkisë dhe mandej për të trajnuar stafin më të mirë me synimin që të jenë të aftyë të hartojnë dhe të menaxhojnë projekte specifike që lidhen me problematikat që ka çdo bashki”, shprehet znj.Cuçi, drejtoreshë e UET-Enterprise.

Pogradeci është bashkia e 4-ët që bëhet pjesë e këtij trajnimi, ndërkohë që programi parashikon trajnimin e 61 bashkive në gjithë territorin e vendit.

Fushëveprimi i Programit për ngritjen e fondeve dhe ngritjen e kapaciteteve të projektit për bashkitë është forcimi i bashkëpunimit të njësive lokale shqiptare me donatorë të huaj dhe ndërkombëtarë dhe rritja e kapaciteteve lokale në identifikimin dhe marrjen e fondeve për zhvillimin e projekteve që përfitojnë komunitetet lokale.

Objektivat specifike të këtij programi janë: Të vlerësojë kapacitetin e komunave për mbledhjen e fondeve dhe zhvillimin e projekteve; Të adresojë nevojat për ngritjen e kapaciteteve lokale dhe të forcojë kapacitetet e tyre në lidhje me mbledhjen e fondeve dhe zhvillimin e projekteve përmes trajnimeve adekuate dhe profesionale; Të ndihmojë njësitë vendore në identifikimin dhe aplikimin e fondeve dhe në zhvillimin e projekt propozimeve thelbësore dhe kuptimplote;  Të ndihmojë bashkitë në forcimin e bashkëpunimit me donatorë të huaj dhe ndërkombëtarë, si dhe me komunitetin e biznesit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180