Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Transferimi i studimeve, një shans i dytë për diplomën tuaj

$
0
0

Bashkë me regjistrimet për herë të parë në universitet, çdo fillim vjeshte shumë studentë zgjedhin të transferojnë studimet nga një universitet në tjetrin, duke i dhënë një mundësi të dytë vetes për të përmirësuar diplomën. Studentët: Pse zgjedhja e dytë është më e mirë se e para.

Armando Hoxholli ka studiuar një vit për Financë-Kontabilitet në universitetin e Korçës, “Fan Noli”, por ka vendosur të ndryshojë universitet me dy zgjedhje të reja, universitet privat dhe ndryshimin e qytetit.

Ai po kryen procedurat e transferimit pranë zyrës së kujdesit ndaj studentëve në Universitetin Europian të Tiranës.

Kam studiuar për Financë-Kontabilitet, por dega Informatikë Ekonomike ka qenë e preferuara ime prej kohësh. Kur mësova për mundësinë e transferimit të studimeve u interesova menjëherë për procedurat. Zgjodha UET, pas sugjerimit të disa miqve të mi që studiojnë atje, të cilët më treguan për metodat bashkëpunuese të mësimdhënies dhe rëndësisë që çdo student merr në këtë universitet”, tregon ai për Mapo Universitet.

E mendonte më të vështirë këtë kalim, por në fakt procedurat janë të thjeshta dhe i ndihmuar dhe nga Dekania e Studentëve në UET, dr. Anisa Subashi, ai mbaroi punë brenda ditës. Tashmë pret vetëm të nisë shkolla zyrtarisht që të ai të nisë eksperiencën e re akademike dhe jetësore në Tiranë.

Si Armando janë dhjetëra studentë të tjerë që shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep Karta e Bolonjës, e përshtatur dhe në sistemin e arsimit të lartë shqiptar për të lëvizur në universitete të tjera, duke mos e kushtëzuar veten te zgjedhja e parë që kanë bërë në fillimin e studimeve.

Në UET shumë prej transferimeve vijnë nga universitetet shtetërore, por ka dhe studentë që vijnë nga universitete të tjera private ose nga studimet jashtë vendit, të cilat i kanë ndërprerë për arsye të ndryshme dhe kthimi në Shqipëri u jep mundësinë të vijojnë studimet e lëna në mes.

Disa prej tyre kanë pasigurinë në zgjedhjen e parë të universitetit, ose janë të pakënaqur nga dega që kanë zgjedhur, nga përvoja akademike, ose nga varfëria e jetës studentore, disa të tjerë duan t’i japin vetes një vlerë të re diplomës së tyre të studimeve.

Pasja e një mundësie të dytë është për të gjithë studentët që shfrytëzojnë mundësinë e transferimeve është padyshim një vendim i mirëmenduar për t’i dhënë vlerë diplomës që do të marrin.

Po çfarë është sistemi i transferimit të studimeve dhe si funksion ai?

Dekania e Studentëve në Universitetin Europian të Tiranës, Anisa Subashi, shpjegon për gazetën Mapo, rrugën procedurale që një student duhet të ndjekë për të përfituar nga kjo mundësi.

Sistemi i Transferimit të krediteve, apo siç e shohim në suplementet e diplomave apo vërtetime të notave ECTS – European Credit Transfer and Acumulation System ka në qendër studentin; sistemin e krediteve dhe performancën e studentit në auditor, të specifikuar dhe në bazë të rezultateve. Arsyeja që sot Europa punon me kreditet, me transferimin e tyre, ndodh në kuadrin e procesit të Bolonjës, si program që do të zbatohej institucionalisht në të gjitha shtetet që kanë nënshkruar Kartën e Bolonjës dhe për të lehtësuar mundësinë e transferimit. Transferimi i studimeve nga një universitet në një tjetër është një mundësi që i jepet çdo studenti për të rishikuar zgjedhjen e tij të parë. Kjo praktikë prej vitesh rregullohet me Udhëzim të Ministrisë së Arsimit”, shprehet ajo.

Transferimi i studimeve duket zgjidhja ideale për të realizuar studimet e dëshiruara. Por si duhet të veprojnë studentët në mënyrë që ta realizojnë këtë procedurë transferimi, nga një universitet tjetër në UET?

“Për t’u transferuar nga një universitet në tjetrin, çdo student i interesuar duhet të paraqitet brenda afateve të cilësuara në udhëzimin përkatës, për të plotësuar një kërkesë dhe deklaratë ku shpreh vullnetin e transferimit pranë universitetit të dëshiruar. Kërkesës i bashkëngjiten lista e notave, programi mësimor dhe plani vjetor mësimor i universitetit të ndjekur deri më tani. Pas verifikimit dhe pranimit të kërkesës nga komisioni i ngritur për ekuivalentimin e lëndëve, procedohet me çregjistrimin nga universiteti i parë dhe regjistrimin në universitetin e dëshiruar”, shpjegon dekania Subashi, e cila në shumicën e rasteve merret personalisht me shumicën e studentëve që transferohen në UET.

Udhëtimi nga një universitet në tjetrin është më i përhapur se sa mund të mendohet pasi sipas Subashit transferimet e studimeve nga universitetet e tjera drejt UET-it shtohen çdo vit.

“Prurjet e studentëve me anë të transferimit çdo vit shtohen. Kryesisht kërkesat më të shumta për transferim vijnë nga universitete shtetërore, si Universiteti i Tiranës, i Durrësit, i Elbasanit, i Shkodrës, Korçës dhe Vlorës. Megjithatë vitet e fundit është shtuar dhe numri i transferimeve nga universitete të tjera private”, thekson ajo.

Po a përballet dhe vetë UET-i me largimin e studentëve të tij në mes të ciklit të studimeve?

Subashi shton se “sigurisht që, si çdo institucion tjetër edhe i yni përballet me raste të tilla transferimi, por shifrat janë thuajse të papërfillshme krahasuar me numrin e kërkesave për transferim të studentëve të universiteteve të tjera që vijnë pranë UET. Por kemi raste kur studentët tanë kërkojnë të transferohen dhe fatmirësisht në shumicën dërrmuese ata transferojnë studimet në një universitet jashtë vendit, një mundësi e re për ta për të përjetuar një eksperiencë akademike jashtë, në universitetet europiane”.

Transferimi i studimeve nuk funksion vetëm në një qark të mbyllur brenda universiteteve shqiptare. Mjaft studentë zgjedhin të transferojnë studimet e tyre në një universitet jashtë vendit ose anasjelltas.

“Diploma e UET njihet në mbarë Europën dhe më gjerë në botë, si rrjedhojë studenti ynë në rast se dëshiron të transferohet mjafton të tërheqë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të kalojë nëpërmjet procedurave përkatëse të shtetit dhe universitetit që dëshiron të transferohet. Në të njëjtën kohë UET është pjesë e sistemit europian të transferimit të krediteve. Ky anëtarësim është një garanci më shumë për studentin tonë”, bën të ditur Subashi.

Dukshëm, e drejta e transferimit përbën një mundësi të shkëlqyer për studentët që kanë dëshirë të ndryshojnë zgjedhjen e tyre dhe në këtë mënyrë të riorientohen dhe të realizohen profesionalisht ashtu siç ata dëshirojnë edhe në përputhje me tregun e punës.

UET ka praktikë të konsoliduar në këtë drejtim prej 10 vitesh, pra kjo është praktikë e zakonshme për këtë universitet dhe një praktikë e suksesshme. Komisionet e vlerësimit u ofrojmë studentëve të interesuar mundësinë që të përzgjedhin profilet e programet e shumta që ofron ky universitet. Një nga arsyet pse ata zgjedhin UET-in është dhe jeta e gjallë studentore, aktivizimi i tyre në projekte të ndryshme brenda kuadrit mësimor apo jashtë tij dhe mundësitë e mëdha për intershipe dhe punësim që gjatë kohës që janë studentë.

 

Antonio Leka: Zgjodha të studioj në universitetin e mundësive

Antonio Leka ka zgjedhur të studiojë Informatikë Ekonomike, profili Menaxhim Biznesi, në UET. Ai është bërë pjesë e Universitetit Europian të Tiranës si një ndër studentët e ardhur me transferim të studimeve. Më herët Antonio ka qenë student i një tjetër universiteti privat, në degën Informatikë Ekonomike.
“Kam zgjedhur të studioj Informatikë Ekonomike, profili Menaxhim Biznesi pasi unë merrem edhe me graphic design dhe muzikë (produksione muzikore dhe DJ) dhe dëshira ime ishte të mbaroja një degë me profilizim biznesi dhe informatikë, në mënyrë që të mos i kufizoj aftësitë e mia vetëm në një fushë, atë të muzikës apo designit. Universiteti në të cilin kam studiuar Informatikë Ekonomike më parë, për shkak të orarit dhe largësisë në vendndodhje, ishte i papërshtatshëm për mua, që unë si student të punoja part time pas shkolle. Ndaj zgjodha UET, jo vetëm për degën që dëshiroj, por edhe për mundësinë që ofron”.
Zgjedhja për të zhvilluar njëkohësisht disa talente të tij, e ka shtyrë Antonion të zgjedhë UET, por sa i thjeshtë ka qenë ky proces për të? “ Procesi i transferimit ishte më se i thjeshtë dhe i saktë, madje më tepër kohë më mori shpërngulja nga shkolla ku isha paraprakisht sesa vetë transferimi në UET”, shprehet ai për gazetën Mapo.

Armando Hoxholli: Më në fund në universitetin që doja

Asnjëherë nuk është vonë për të ndjekur pasionet e tua. Këtë gjë ka bërë edhe studenti Armando Hoxholli, i cili për arsye të ndryshme nuk ka patur mundësinë të ndiqte studimet në degën e tij të preferuar, por tani falë procesit të transferimit të studimeve dëshira e tij është bërë realitet.
“Kam studiuar në universitetin “Fan S. Noli” në Korçë për degën Financë-Kontabilitet, por dega Informatikë Ekonomike ka qenë e preferuara ime prej kohësh. Kur mësova për mundësinë e transferimit të studimeve u interesova menjëherë për procedurat. Zgjodha UET, pas sugjerimit të disa miqve të mi që studiojnë atje, të cilët më treguan për metodat bashkëpunuese të mësimdhënies dhe rëndësisë që çdo student merr në këtë universitet”.
Ndërkohë për sa i përket procesit, Armando shprehet se ka qenë relativisht i thjeshtë.
“Procesi i transferimit ka qenë deri diku i thjeshtë. Isha i informuar paraprakisht për këtë proces por asistenca e stafit të UET ishte një ndihmesë tepër e vlefshme”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles