Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Mentaliteti antikapitalist dhe tre recetat e Mises për zhvillimin e ekonomisë

$
0
0

Me përkthim të Prof.dr. Adrian Civicit dhe mbështetje të Institutit Europian Pashko, Shtëpia botuese UET-Press sjell në shqip dy librat e babait të mendimit modern liberal, Ludwig  von Mises.

Antikapitalizmi është një formë rezistence kundrejt ndryshimeve të domosdoshme në shoqëri. Është kjo një ndër tezat kryesore të Ludwig  von Mises, i quajtur babai i mendimit liberal modern, në librat “Mentaliteti antikapitalist” dhe “Politikat ekonomike” të sjellë në shqip nga profesor Adrian Civici.

Promovimi i librave u bë sot nga Instituti i Studimeve Pashko në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, ku sipërmarrës dhe akademikë theksuan nevojën e vendosjes së sistemit kapitalist si mënyra e vetme për të zhvilluar shoqërinë shqiptare.

Presidenti i UET-it, Prof.dr. Adrian Civici, i cili ka sjellë në shqip këto dy libra, u shpreh se nëse shekulli i XX i takon Hayek, ky i fundit gjithçka në veprën e tij ia ka dedikuar Ludwig von Mises. “Kaq mjafton për të kuptuar peshën e këtij personazhi”, tha Civici.

Duke u ndalur te librat, ai solli edhe tre mesazhe kryesore që jep Ludwig  von Mises, të cilat sipas tij, sot më shumë se kurrë i shërbejnë edhe Shqipërisë.

“Mesazhi i parë ka të bëjë me faktin nga buron ky mentalitet anti-kapitalist. Vazhdimisht kapitalizmi kritikohet, bëhet fajtor për fatkeqësitë. Pse shumë intelektualë dhe shtresa sociale janë kundër kapitalizmit. Mises bën një analizë të hollë duke thënë se njerëzit kërkojnë statusin dhe jo meritën, ndaj kundërshtojnë sistemin që i vë në pozita konkurrueshmërie. Mesazhi i dytë lidhet me faktin si zhvillohet një vend, që është një pyetje 100 milionë dollarëshe. Pas Adam Smithit, çdo 50 vjet një studiues i rëndësishëm e rishton pyetjen si zhvillohen vendet. Mises arrin në konkluzionin se elementi bazë në zhvillimin e një vendi është kapitali dhe sasia e kapitalit. Shumë politikanë duke mos qenë të zotë për të gjetur mënyra se si të krijojnë të ardhura, merren me faktin si t’i rishpërndajnë të ardhurat. Çështja e tretë më e rëndësishme është një përgjigje ndaj debatit cila është politika më e mirë ekonomike. Pasi analizon të gjitha me radhë, Mises thotë se politika më e mirë është politika që zbaton korrektësisht kapitalizmin. Pa monopole dhe pa elementë negativë që janë pjesë e administratës dhe qeverisjes”, u shpreh profesor Civici.

Të njëjtën gjë theksoi edhe Besart Kadia, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Europian Pashko, i cili duke sjellë edhe shembullin e Anglisë, paralajmëroi për rrezikun që rikthimi i hijes së komunizmit ka mbi ekonomitë kapitaliste.

“Në Angli, në zemrën e kapitalizmit, ka shanse për të fituar një neokomunist si Jeremy Corbin, i cili thotë se arsimi publik të jetë falas, të rrisim taksat për koorportat që të ndihmojmë të varfrit, të shtetëzojmë shërbimet publike. Mentaliteti anti-kapitalist ndërtohet mbi gënjeshtra. Eksperienca e së shkuarës sonë na jep edhe themelet e politikave institucionale që duhet të ndërtojmë sot, pra eksperienca e gjithë shqiptarëve në periudhën e tranzicionit, i bën ata të shohin çdo politikë të sotshme në kontekstin e të shkuarës. Pra të bëjmë apo jo rishpërndarje, t’ia marrim ose jo pasuritë të pasurve, t’i lejojmë ose jo universitetet private e kështu me radhë. Forcat politike e ndërtojnë të shkuarën mbi interesin e të sotshmes”, u shpreh Kadia.

I pranishëm në promovimin e dy librave ka qenë edhe biznesmeni i suksesshëm Samir Mane që ka shkruar edhe nga një pasthënie të shkurtër për librat e Mises. Mane thotë se mendimet e ekonomistit austro-amerikan janë baza e zhvillimit të ekonomisë së lirë të tregut, duke e quajtur librin “Mentaliteti antikapitalist” si të domosdoshëm për t’u lexuar në masë.

Në gjithë jetën dhe aktivitetin tim në biznes, mësimi më i madh dhe konkluzioni kryesor që kam nxjerrë është se, garantimi i lirive ekonomike e politike, veçanërisht liria e tregut dhe sipërmarrjes, aplikimi i drejtë dhe i saktë i rregullave dhe institucioneve të kapitalizmit janë rruga më e mirë dhe më e sigurte që një vend të zhvillohet shpejt duke rritur në mënyrë të qëndrueshme mirëqenien dhe cilësinë e jetës. Libri “Mentaliteti antikapitalist” i Ludëig  von Mises, bën pjesë në ata libra fondamentalë e të domosdoshëm për tu lexuar gjerësisht, të cilët kanë forcën dhe qartësinë e mendimit dhe analizës ti japin një përgjigje të mrekullueshme shkaqeve dhe arsyes së “qëndrimeve anti-kapitaliste” në shoqërinë tonë, si dhe të ndriçojnë mendjet dhe idetë e shumë njerëzve se “kapitalizmi, i kuptuar dhe zbatuar siç duhet, është rruga më e sigurte drejt suksesit, demokracisë dhe mirëqenies për çdo popull apo vend”, shkruan Samir Mane.

Ludwig von Mises (1881-1973) vlerësohet si një nga ekonomistët më të rëndësishëm dhe referencë e liberalizmit klasik dhe libertarianëve moderne.  Profesor në universitetin e Vjenës, Gjenevës dhe më vonë atë të Nju Jorkut, Mises është dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të “Shkollës austriake të ekonomisë”, e cila mbron dhe mbështet tërësisht kapitalizmin në versionin e tij liberal.

Në themelet e shkollës austriake të ekonomisë qëndrojnë pozicione metodologjike dhe epistemologjike të veçanta të tilla si “koncepti subjektiv i vlerës”, “individualizmi metodologjik”, “prakseologjia”, etj.

Emri i tij është i lidhur ngushtë edhe me kritikën e ashpër pa asnjë ekuivok të socializmit dhe ekonomisë së centralizuar e planifikuar, të cilën e konsideron “tërësisht të gabuar dhe të destinuar të dështojë” për shkak të mungesës së mekanizmit të fiksimit të çmimeve nëpërmjet tregut.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Latest Images

Trending Articles