Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all 1180 articles
Browse latest View live

Zgjidhet Presidentja e Qeverisë Studentore UET

$
0
0

foto kryesoreVilma Beqa zgjidhet Presidente e Qeverisë Studentore. Julian Bendo, nga viti i tretë, do të jetë Zv/presidenti i ri, ndërsa studentja e Juridikut, Dea Llagami do të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme

Studentët kanë liderët e tyre. Gjatë një procesi shumë transparent, senatorët e çdo programi studimi kanë votuar për të zgjedhur Presidentin e Qeverisë Studentore UET. E pranishme, Dekania e Studentëve, Anisa Subashi, duke folur para tyre bëri një përshkrim të gjithë procesit zgjedhor, nga bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku çdo program studimi i çdo viti zgjodhi senatorët përkatës, e deri te votimi.

Ajo gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e një detyre të tillë dhe përgjegjësinë që çdo senator duhet të ketë për angazhimin që ka marrë përsipër. Një risi për këtë qeveri studentore është edhe pjesëmarrja e studentëve të nivelit Master.

vilma- foto e vogel tek shkrimi kryesorVilma Beqa, studente e vitit të parë në Marrëdhënie Ndërkombëtare, do të jetë Presidentja e re e Qeverisë Studentore në UET, një traditë e organizimit të vetë studentëve që nga hapja e këtij universiteti 10 vite më parë.

“Nuk ka nevojë të kesh një post që 20 vjeç. Mjafton të kesh një vizion. Mjafton të kesh besim tek e ardhmja. Unë jam idealiste. Edhe kur 99 për qind e gjërave janë keq, shoh atë 1 për qind që është mirë. Shqipëria ka shumë të rinj që shpresojnë, punojnë ose studiojnë, këtu apo jashtë vendit me mendimin për t’u kthyer. Unë besoj se shpresa e tyre është më e fortë se pesimizmi i prindërve. Si Presidente e Qeverisë Studentore UET do të përpiqem që mesazhi i punës sonë të shkojë deri tek studenti i bankës së fundit. Dëshiroj të krijoj një sistem funksional, pra që qeveria të mos jem vetëm unë. Synoj një Qeveri Studentore që të mbahet mend, por jo për ndonjë gjë të madhe që mund të thuhet, por për atë që bën. Premtimi im: Jo para studentëve si e UET, por para UET si e studentëve.

Zakonisht nuk flas kur nuk kam diçka për të thënë. Por, të rriturve do t’u thosha: Kujtoni kur keni qenë dhe ju të rinj dhe na kuptoni. Mos prisni “pjekuri” prej nesh por na vlerësoni për atë që kemi, “besimin tek jeta”. Vazhdoni të na mësoni që gjërat nuk arrihen pa mundim, por me sa më pak “nuk” dhe “mos”. Na tregoni 99 rrugët ku NUK duhet shkuar, jo vetëm atë një ku duhet shkuar”, – shprehet Presidentja e re e Qeverisë Studentore UET.

Ishin nëntë kandidatë në garë për t’u zgjedhur në funksionin më të lartë drejtues të studentëve, kryesisht nga viti i parë. Përpara votimit, secili prej tyre bëri një prezantim të shkurtër të vizionit të tij udhëheqës duke u ndalur më shumë në përfaqësimin dinjitoz të studentëve dhe zgjidhjen bashkërisht të problemeve.

Kandidatët ishin: Odela Preni, Rinold Kaca, Vilma Beqa, Xhoi Bare, Dea Llagami, Andorel Ndoj, Eri Guce, Eleni Sina dhe Arta Feca. Në fund të votimit, Vilma Beqa, studente e vitit të parë në Marrëdhënie Ndërkombëtare, u shpall fituese me një diferencë të konsiderueshme votash. Postin e zëvendëspresidentit do ta mbajë Julian Bendo nga viti i tretë, ndërsa sekretare e Përgjithshme do të jetë Dea Llagami, nga viti i parë Juridik. 

Gjuraj: Presidenti, i pari midis të barabartëve

Përcjellja sa më e shëndetshme e politikave dhe projekteve akademike të UET tek studentët mbetet shqetësim i vazhdueshëm i rektoratit të universitetit. Për këtë arsye, Qeveria Studentore do të jetë në fokus të vazhdueshëm të punës akademike të zyrës së Rektorit dhe Dekanes së Studentëve.

Pas zgjedhjeve të Dhjetorit, me formimin e qeverisë së re të përfaqësuesve studentë, në mënyrë që gjërat të ecin më mirë, sinergjia studentë-administratë është e domosdoshme.

Si një shtysë përfundimtare në drejtim të një gare ambicioze deri në fundin e saj, Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr Tonin Gjuraj, zhvilloi një takim me 8 kandidatët e shpallur në garën për postin e presidentit të Qeverisë Studentore para zgjedhjeve për president.

Ai u shpreh se ka qenë në vijimësi të ndjekjes së procesit zgjedhor studentor përmes informimit të vazhdueshëm nga ana e Dekanes së Studentëve, Anisa Subashi, por edhe nga përfundimet e monitoruesve të KQZ-së që kanë instruktuar procesin nga fillimi në fund. Profesor Gjuraj tha me entuziazëm se ka vërejtur konkurrencë në këtë fazë të fundit të procesit, si pasojë e cilësisë së kandidatëve për president të Qeverisë Studentore.

“Ne si Rektorat jemi të baraslarguar në mbështetje nga të gjithë kandidatët. Ajo çfarë na intereson është që personi që do zgjidhet në atë përgjegjësi, të jetë i vetëdijshëm për pozicionin që merr dhe të vijojë të punojë fort që ta rrisë nivelin e qeverisjes studentore të UET. Ju do të na kërkoni fort, ne do t’ju krijojmë të gjitha hapësirat e nevojshme. Në fakt, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj në menaxhimin e burimeve njerëzore në këtë institucion të madh prej 4000 studentësh”, – u shpreh rektori.

“Sa i përket garës suaj, suksesi juaj do të mbështetet tek bashkëpunimi i frytshëm dhe konstruktiv që ju do të keni me studentët e tjerë të Qeverisë Studentore. Por bashkëpunim konstruktiv ju mund të keni edhe me njeri-tjetrin, edhe pse jeni konkurrentë. Sigurisht që në fund vetëm një do të fitojë, por nëse të gjithë punojnë fort për të dhënë më të mirën, studenti apo studentja e zgjedhur do të jetë një primus inter pares i më të mirëve. Në fund fare, ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e UET të gjithë së bashku”, – vijoi ai.

Profesor Gjuraj u shpreh entuziast mbi kandidaturat nga vitet e para. Ai i vlerësoi ato si të guximshme dhe me përgjegjësi. “Shoh cilësi. Cilësia juaj e lartë do të bëjë që gjithkush të jetë bashkëpresident”, – tha ai.

Rektori Tonin Gjuraj dhe Dekania e Studentëve, Anisa Subashi, u bënë të qartë të rinjve kandidatë për drejtues të qeverisë studentore se studenti apo studentja e zgjedhur nga senati, do të jetë pjesë e pandarë e mendimit strategjik të Universitetit Europian të Tiranës. Një nga metodat më të mira që do të kryesojë bashkëpunimin mes Rektoratit, Administratës dhe Qeverisë Studentore do të jetë ajo e ‘Design Thinking’, si një nga risitë më të përparuara të universiteteve anglo-saksone dhe instituteve kërkimore më prestigjioze.


UET hap dyert për Oxford

$
0
0

oxfordi -shkurtCilat janë mundësitë për t’u bërë pjesë e “Oxford Spires Summer School” këtë verë

Nëpërmjet një leksioni të hapur me studentë nga Fakulteti Ekonomik&IT dhe ai i Shkencave Sociale, është prezantuar mundësia për pjesëmarrjen në shkollën verore “Oxford Spires Summer School”. Drejtori ekzekutiv i shkollës, Revi Panidha mbajti leksionin me temë “Useful Economics: Strategic Thinking, Compounding and Pricing Strategy”. Studentët u ftuan të merrnin pjesë në disa lojëra lidhur me të ashtuquajturën “Game Theory” dhe më pas të bënin parashikime mbi të ardhurat nga investime dhe vendosjen e çmimeve për produkte të ndryshme. Leksioni u zhvillua duke nxitur aftësinë e mendimit kritik dhe mendimin kreativ te studentët, të cilën morën vëmendjen maksimale të auditorit.

Zoti Panidha përfaqëson edhe një rast të suksesshëm të shqiptarëve në botën akademike perëndimore. Ai ka përfunduar studimet në London School of Economics dhe më pas në Oxford. Përveç postit drejtues, ai është edhe lektori kryesor për ekonominë dhe biznesin. UET po bashkëpunon fort për të siguruar edhe bursa për studentët që dëshirojnë të ndjekin këtë program veror.

Vullnetarizmi përqafohet nga të rinjtë

$
0
0

vullnetarizmiStudentët e UET-it bëhen pjesë e organizimit vullnetar “Fundjava ndryshe”

Bamirësia nuk varfëron askënd dhe është një përpjekje për të ndryshuar realitetin përreth nesh. Më shumë se ndihmat me ushqime apo veshmbathje për familjet në nevojë, ka rëndësi mbajtja gjallë e shpresës se nuk janë vetëm dhe ka të tjerë që mendojnë për ta.

Në një kohë kur flasim për epokën e teknologjisë dhe të konsumit, kudo në Shqipëri dhe rreth kryeqytetit tonë janë shumë familje që jetojnë nën minimumin jetik. Nisma e fundit që përpiqet të ndihmojë këto familja quhet “Fundjava ndryshe”, pikërisht pasi fundjava është koha kur secili nga ne mund të gjejë kohë për t’u ofruar të mira materiale dhe mbi të gjitha “ushqim shpirtëror” atyre që janë të privuar nga kjo mundësi. Të pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës, dy themeluesit e kësaj nisme, Arbër Hajdari dhe Ilir Hoxholli u shpjeguan përfaqësuesve të studentëve se si mund të bëhen pjesë e kësaj nisme. “Bamirësia duhet të bëhet çdo ditë, jo vetëm në raste festash. Nëpërmjet ndihmave të njerëzve ne ndihmojmë familjet në nevojë me ushqime, veshmbathje dhe lodra për fëmijë. Synimi kryesor është që t’i japim shpresë se ata nuk janë vetëm por kanë mbështetjen e qytetarëve të tjerë”, tha ndër të tjera Arbri i cili shtoi se ndihmat ushqimore për familje shkojnë rreth 70 kilogramë dhe se me anë të një databaze të rregullt bëhet e mundur mbajtja e të dhënave që mundëson edhe mbajtjen e kontakteve për nevoja të mëvonshme nga këto familje. Pjesë e kësaj nisme deri më tani kanë qenë figura të shquara publike si gazetari Blendi Fevziu apo humoristi Ermal Mamaqi. “Bamirësia nuk varfëron askënd dhe nga eksperienca jonë deri më tani na ka rezultuar që ata të cilët kanë bërë një herë bamirësi kërkojnë të bëjnë sërish. Kjo gjë ndihmon secilin prej nesh për ta ndryshuar realitetin përreth nesh. Nuk duhet të presim që gjithçka të na vijë nga strukturat shtetërore”, përfundoi Arbër Hajdari. Studentët e UET do të kenë mundësi që për disa ditë të mbledhin ndihma për këto familje në nevojë dhe më pas të shkojnë vetë për të kaluar kohë me pjesëtarët e këtyre familjeve. Edhe më parë studentët dhe pedagogët e UET kanë marë pjesë në projekte bamirësie me institucione të ndryshme në vend duke besuar në përgjegjësinë sociale që universiteti duhet të transmetojë.

UET vendos ura bashkëpunimi me Richmond American International University

$
0
0

tonini-angleziRektori Prof.Dr. Tonin Gjuraj dhe drejtues të tjerë të departamenteve biseduan me profesorin Ray Hilditch

Universiteti Europian i Tiranës në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe të partneriteteve të reja me universitete prestigjioze, ka pasur bisedime për bashkëpunim me Richmond American International University në Londër (RAIU). Profesor Ray Hilditch nga ky universitet vizitoi para ca ditësh UET-in, ku u takua me rektorin, Prof.Dr. Tonin Gjuraj dhe drejtues të tjerë të departamenteve. “Gjatë takimit me prof. Ray Hilditch nga Richmond American International University në Londër (RAIU), diskutuam mbi mundësinë e konsulencës për çështjet e akreditimit të UET nga BAC. Profesor Hilditch u shpreh i gatshëm të ofrojë konsultim dhe të japë këshilla gjatë fazës së aplikimit. Gjatë vizitës në UET, ai pati gjithashtu takim edhe me Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, Prof. Dr. Engjëll Pere dhe Dr. Selami Xhepa, me të cilët diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit midis UET dhe RAIU. Profesor Hilditch sqaroi se RAIU është një universitet amerikan në Angli dhe operon me sistemin amerikan të arsimit të lartë. Diploma e marrë nga ky universitet njihet në të dy vendet. Mundësia e bashkëpunimit mes UET dhe RAIU konsiston në shkëmbimin studentor mes dy universiteteve për një periudhë studimi semestrale. U hodh ideja për diploma të përbashkëta masteri, kryesisht në fushën e Administrim Biznesit (MBA). Prof. Hilditch specifikoi se për MBA në RAIU nuk kërkohet eksperiencë pune dhe se nga ana e tyre ofrojnë mundësi internshipi, duke pasur parasysh dhe aspektin global të Londrës si qytet. Në takim u hodh ideja e pranisë së disa profesorëve nga RAIU për të mbajtur leksione për studentët e UET. Kjo u vlerësua si një nga hapat e parë për t’u paraprirë bashkëpunimeve të mëvonshme”, – u shpreh Gjuraj pas takimit. Prof. Hilditch është anëtar bordi i ECBE, institucion për akreditimin e programeve të biznesit dhe ftoi UET-in në konferencën e radhës, në Amsterdam.

Consus: Si të ndërtosh ura mes shkencës dhe shoqërisë

$
0
0

foto cover faqe e pareJavën që shkoi, në UET u zhvillua trajnimi i 5-të i Projektit Consus “Metodat Kreative dhe Ndërdisiplinare”

Shkenca dhe inovacioni perceptohen shpesh në publik si të pakuptueshme, si gjëra që bëhen dhe mbeten brenda dyerve të universiteteve. Gjithmonë shkencëtarët kanë hasur në vështirësi kur ka ardhur puna për të përcjellë mendimin e tyre te publiku, kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme dhe në interes të gjerë. Por tashmë, vetë universitetet po gjejnë rrugën e bashkëpunimit mes tyre dhe shoqërisë. Në këtë funksion, projekti Consus “Të lidhim Shkencën dhe Shoqërinë për Zhvillimin e Qëndrueshëm” po synon të krijojë një rrjet bashkëpunimi mes dy aktorëve, universiteteve dhe shoqërisë civile. Projekti i udhëhequr nga Universiteti i Graz-it në Austri dhe mbështetur nga Bashkimi Europian, ka përfshirë dhe disa universitete shqiptare nga sektori publik dhe privat. Universiteti Europian i Tiranës, pjesë e këtij rrjeti, është bërë disa herë pritës dhe organizator i workshop-eve dhe trajnimeve të stafit në funksion të këtij qëllimi.

Si pjesë e këtij projekti, javën që shkoi u organizua në UET trajnimi ndërkombëtar ‘Metodat Kreative dhe Ndërdisiplinare’, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga gjithë universitetet që janë pjesë e rrjetit. Rektori i UET-it, Prof.Dr. Tonin Gjuraj, duke përshëndetur pjesëmarrësit tha se “qëllimi i këtij projekti është që të ndërtojë ura bashkëpunimi mes shkencës dhe shoqërisë, biznesit, grupimeve të shoqërisë civile, organizatave të ndryshme dhe qeverisë”. Më tej, ai e vlerësoi këtë projekt edhe për faktin që sjell në mënyrë të konkretizuar bashkëpunimin mes sektorit publik dhe atij privat, pasi pjesë e projektit është dhe Universiteti i Durrësit.

“Trajnimi i stafit për çështje të tilla që synojnë bashkëpunimin mes shkencës dhe shoqërisë shërben për metodat e mësimdhënies së qëndrueshme, shërben për përmirësimin e mëtejshëm të kurrikulave”, – tha Gjuraj. Ai theksoi se në funksion të ngritjes së këtyre urave të bashkëpunimit, UET ka ngritur Bordet e Tregut të Punës, që funksionojnë pranë çdo departamenti me pjesëmarrjen e biznesit, agjencive të ndryshme dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. 

Një nga organizatoret e trajnimit ndërkombëtar, ‘Metodat Kreative dhe Ndërdisiplinare’, Dr. Besarta Vladi, pedagoge në UET, më tej në një intervistë të zgjeruar flet mbi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për stafin akademik të universitetit. 

kryesore fq 14-15Këtë javë, në UET është zhvilluar trajnimi i 5-të i Projektit Consus “Metodat Kreative dhe Ndërdisiplinare”. Çfarë është ky trajnim dhe cili është synimi i tij? 

Ky trajnim u zhvillua në datat 25-28 janar 2016, në UET, në kuadër të Projektit Consus. Projekti Consus është një projekt ndërkombëtar, i financuar nga BE dhe që ka si qëllim kryesor themelimin e një rrjeti rajonal shkencë-shoqëri për inovacionet e qëndrueshme në Shqipëri dhe Kosovë. Trajnimi ‘Metodat kreative dhe ndërdisiplinare’ kishte disa objektiva të rëndësishme, si: krijimi i një kuadri teorik dhe konceptual mbi metodat ndërdisiplinare të mësimdhënies, analizimi i kontributit që mund të japin stakeholders-at në implementimin e suksesshëm të këtyre metodave, ndarja e eksperiencave më të suksesshme akademike ndërmjet pjesëmarrësve etj.

 Sa u shërben pedagogëve ky trajnim?

Çdo trajnim në vetvete synon zhvillimin e kapitalit human në një fushë apo çështje të caktuar, objektiv i cili mendoj se është arritur më së miri nga ky trajnim. ‘Metoda kreative dhe ndërdisiplinare’ është një ndër 6 trajnimet e Projektit Consus dhe çdo pedagog i përfshirë në projekt, është pjesëmarrës në dy-tri trajnime të tilla, të zhvilluara brenda ose jashtë vendit. Kjo ka krijuar mundësinë për të përfituar informacion dhe dije të qëndrueshme në metodat e mësimdhënies dhe më tej. Studentët e shekullit XXI  i përkasin epokës së dixhitalizimit dhe teknologjisë së informacionit, çka nënkupton se metodat klasike të mësimdhënies nuk janë më të përshtatshme dhe efektive për ta. Ajo çfarë u theksua shumë në këtë trajnim kishte të bënte pikërisht me metodat bashkëkohore dhe inovatore të mësimdhënies, në fokus të së cilave është bashkëpunimi shkencë-shoqëri dhe mësimdhënia me në qendër studentin, nxitja e dëshirës dhe kuriozitetit për të panjohurën.

 Çfarë mund të përfitojë UET në kuadër të përmirësimit të kurrikulave?

Kurrikulat universitare janë subjekt ndryshimi dhe përshtatje me nevojat e tregut të punës dhe avancimet teknologjike. UET synon të jetë lider në treg sa i përket cilësisë akademike, dhe kurrikulat bashkëkohore janë indikator i rëndësishëm i garantimit të kësaj cilësie. Projekti Consus vë një theks të veçantë te rëndësia e përfshirjes së aktorëve nga shoqëria në auditorë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. UET mund të spikasë sërish, duke iniciuar dhe nxitur përfshirjen në kurrikulat universitare tematika dhe çështje që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin. Sidoqoftë, objektivat e këtij projekti tejkalojnë përfitimet për një IAL specifik, duke synuar që përmes veprimtarive të ndryshme shumëpalëshe të sjellë përfitime në nivel rajonal.

Një tjetër dimension i projektit është gjetja e rrugëve të komunikimit mes shkencës dhe shoqërisë. Si mund të arrihet kjo dhe sa e rëndësishme është për universitetin që të jetë i kuptuar nga publiku?

Rrugët e një komunikimi të tillë në të vërtetë ekzistojnë, ato thjesht duhen përshtatur dhe implementuar në një kontekst të caktuar. Hapi i parë është ndërgjegjësimi i të gjitha palëve për përfitimet e ndërsjella që sjell një bashkëpunim i tillë. Duket sikur ka një mungesë besimi në këtë drejtim. Në kulturën tonë të punës, thuajse çdo palë e tretë klasifikohet lehtësisht si ‘konkurrent’, kur është i ngjashëm me ne, ose si ‘i parëndësishëm’, kur është i ndryshëm nga ne. Është shumë e rëndësishme të fillojmë ta konsiderojmë palën tjetër si partner dhe bashkëpunëtor potencial në rrugën drejt arritjes së objektivave afatgjata, gjë që ndihmon në përmirësim të vazhdueshëm dhe zhvillim.

 Vihet re që në këtë projekt bashkëpunojnë universitetet publike dhe private, sa i rëndësishëm është sipas jush një bashkëpunim i tillë dhe si mund të vijojë?

Përveç universiteteve private dhe publike në Shqipëri dhe Kosovë, të tilla si UET, Polis, UAMD, UBT, Kolegji Universum, Kolegji Riinvest dhe Universiteti ‘Haxhi Zeka’, partnerë të tjerë të këtij projekti janë edhe universitete të rëndësishme ndërkombëtare si Universiteti i Graz-it, Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës (BOKU) në Vjenë, Universiteti Leuphana në Luneburg dhe Universiteti i Limerick-ut në Irlandë. Gjithashtu, partnerë të projektit Consus janë Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare në Shqipëri (QSKN) dhe Instituti për Politikën e Zhvillimit në Kosovë (INDEP). Vetë përbërja e këtij projekti është në thelb një hap pozitiv drejt themelimit të një rrjeti rajonal shkencë-shoqëri për inovacionet e qëndrueshme. Një bashkëpunim i tillë divers në përbërje, fushë ekspertize dhe kapacitete, përbën një rëndësi dhe kontribut të jashtëzakonshëm në jetësimin e objektivave të projektit dhe çdo projekti tjetër të ngjashëm me të, që në thelb trajton çështje mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin.

“Trashëgimia kulturore, duhet të mbrojmë atë që na përket”

$
0
0

amodeiMe këtë aktivitet, Universiteti Europian i Tiranës hedh hapat e parë drejt idesë për të hapur një Fakultet të Arteve, që do të përfshijë degë si Arkitektura, Dizajni etj. 

Drejtori i Përgjithshëm i Palazzo Spinelli- Instituti për Art dhe Restaurim, mbajti dje një leksion të hapur për studentët e Degës së Dizajnit, ndërsa i inkurajoi ata për ide të reja në fushën e trashëgimisë kulturore. Ne duhet të mbrojmë atë që na përket, u shpreh ai dhe një prej mënyrave për të mbrojtur pasurinë kulturore është restaurimi. Pas më shumë se 700 projektesh për restaurim dhe promovim, ky institucion ka nënshkruar një marrëveshje edhe me vendin tonë

Një provincë apo qytet i vogël është në gjendje të nxjerrë një ide trashëgimie kulturore, edhe nëse nuk bëhet fjalë vepra të artit apo monumente. Një recetë, një traditë, një dialekt, një gjuhë, është trashëgimi kulturore dhe si e tillë duhet trajtuar, duhet mbrojtur. Kështu iu drejtua Emanuele Amodei, Drejtori i Përgjithshëm i Palazzo Spinelli- Instituti për Art dhe Restaurim gjatë një ore leksioni me studentë nga Departamenti i Dizajnit në Universitetin Europian të Tiranës.

“Trashëgimia kuturie është diçka që të përket, është e jotja dhe që rrjedh nga ajo që shpreh territori yt. Trashëgimia kulturore është territor” -theksoi Amodei, ndërsa foli për rëndësinë e mbrojtjes dhe restaurimit të veprave të artit që bëjnë sot trashëgimin kulturore të një vendi, duket e quajtur një resurs që nuk rinovohet dhe humbjen e trashëgimisë kulturore , ai e quajti barbar me humbjen e identitetit të një vendi. “Nëse bombardohem, nëse përmbytem, nëse bie një tërmet dhe më shkatërrohen vepra arti, humbas përkatësi.  Mbrojtja e parë e vërtetë është në dorën e secilit prej nesh çdo ditë. Ne bëjmë ruajtje dhe restaurim, por nuk është kjo e rëndësishme. Është e nevojshme, por e rëndësishme është ndërgjegjja për restaurim, vlerësimi për restaurim, jo vetëm mbi veprat e artit, por në gjithçka”, -tha ai, ndërsa i inkurajoi të rinjtë në aplikimin e ideve, kreativitetin dhe teknologjitë në prodhime të formave artistike.

Duke u ndalur në lindjen e Palazzo Spinelli në qytetin e Firences, si një prej Instituteve më të rëndësishëm të Artit dhe Restaurimit  sot në botë, duke numëruar plot 18 mijë vepra nga e gjithë bota të restauruara në këtë institut dhe me mbi 700 protokolle bashkëpunimi me qeveri të huaja, së fundi edhe me Ministrinë shqiptare të Kulturës, Amodei zbuloi për të rinjtë sesi pasojat e një tragjedie natyrore në qytetin e Firences bënë të lindte ky institut i rëndësishëm i përfshirë në projekte restaurimi dhe menaxhimi të trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.

Pas përmbytjes së nëntorit të vitit 1966, rrugë, sheshe, godina, monumente, biblioteka, piktura, afreske, libra mbetën të dëmtuara rëndë në Firence. Ishte ky momenti, që sipas Amodeit, Firence mori statusin e një qytet arti, pasi deri në atë kohë me gjithë ndërgjegjen për traditën historike e kulturore, ende Firence nuk kishte famën që ka sot. Megjithë ofertën e muzeve ndërkombëtare për të ndihmuar në restaurimin e veprave të artit të dëmtuara, kryetari i Bashkisë së Firences asokohe nuk pranoi assesi që artefaktet të dilnin jashtë Italisë, pasi kjo do të thoshte se nuk do të ktheheshin më kurrë në vendin e origjinës.

Ai kërkoi që ata të vinin në Firence për të restauruar veprat e dëmtuara dhe të shkatërruara.

Firence u shndërrua në laborator restaurimi ku punonin njëherazi restaurues, historianë arti, projektues e teknikë që nuk flinin të njëjtën gjuhë kishin teknologji të ndryshme dhe teknika të ndrysmë pune. “Në fund të dhjetë viteve restaurim, Firence hyri në një epokë të re të rritjes kulturore, baza e institucioneve të rëndësishme kulturore. Instituti ynë lind aty, në idenë e të transferuarit të brezave një dije të përftuar gjatë përvojës në terren” -u shpreh Amodei.

Duke folur rreth sasisë së veprave të artit që gjenden në Itali sot, të cilat vlerësohen në masën 80 për qind të të gjithë trashëgimisë kulturore botërore, Amodei tha se nuk është sasia ajo që bën diferencën, por mënyra sesi italianët e jetojnë trashëgiminë kulturore ku godina mesjetare, të epokës së Rilindjes apo edhe më antike kryejnë funksione të përditshme, si: universitete, biblioteka, seli bashkiake, zyra postare etj. Ai e quajti Firencen një depozitë të madhe arti ku përveç pasurive të qytetit shkojnë e vijnë me mijëra vepra që shohin dritën e restaurimit nga specialistët e Institutit për Art dhe Restaurim në Palazzo Spinelli.

Pas një historiku të artit botëror dhe betejat e qytetërimeve me njëri-tjetrin që kanë bërë të zhduken vepra arti nga periudha e etruskëve te ajo e antikitetit grek, romak, te Hunët e Vizigotët, te portugezët e holandezët. Ai tha se nuk mund të ndalim evolucionin e qytetërimeve, nuk mund të gjykojmë nëse ka qenë e drejtë apo e gabuar ajo çka kanë bërë me zhdukjen apo dëmtimin e veprave madhështore të artit, por ajo çka duhet bërë sot është të ruhen, të dokumentohen dhe faktohen këto vepra arti që në mos nga luftërat për shkaqe natyrore edhe mund të shkatërrohen, për t’ia përçuar brezave të ardhshëm.  Ai foli për rëndësinë që ka trashëgimia kulturore edhe në GDP-në e një vendi. Sipas statistikave, vetëm në 2015–ën, kultura në Europë ka mbledhur 780 miliardë euro, duke e bërë sektor të rëndësishëm në ekonomi. Pasi prezantoi për studentët disa nga projektet e restaurimit dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore në vende si: Turqia, Argjentina, Japonia, Kolumbia, Meksika etj., ai i ftoi studentët dhe pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës në Bienalen e Panairit për Art dhe Restaurim që do të mbahet në fund të vitit në Firence, nga Palazzo Spinelli në bashkëpunim me ELIA- Liga Europiane e Instituteve të Artit, një rrjet me mbi 300 anëtarë në 47 shtete që advokon për artet në nivel europian, duke krijuar mundësi të reja për anëtarët si edhe shkëmbim të praktikave më të mira.

Belina Budini, pedagoge në UET dhe Shefe e Departamentit të Komunikim-Dizajnit në UET, u shpreh se ky aktivitet ishte fillimi i një bashkëpunimi të gjatë me Palazzo Spinelli, si edhe një hap i parë për hapjen e në Fakulteti të Arteve në këtë universitet.

Instituti për Art dhe Restaurim në Palazzo Spinelli lindi më 23 mars të vitit 1978 dhe vepron si qendër formimi, specializimi dhe përditësimi profesional në sektorin e ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore botërore, po ashtu edhe si qendër konsulence dhe restaurimi për llogari të enteve publike e private.

Përvoja e grumbulluar në 40 vite aktivitet, me mbi 4500 kurse, mbi 7500 studentë të diplomuar dhe mbi 18 ndërhyrje të ndërmarra, e përkufizon këtë institut si qendër ekselence në sektor, në nivel kombëtar e botëror, duke ofruar dije të llojit universitar, formim profesional praktik sipas kërkesave me teknologjitë dhe filozofitë e reja të ndërhyrjeve. Nga ’78 e më sot, studentë nga e gjithë bota janë formuar në laboratorë e atelier të këtij instituti, i cili ofron kurse 1 dhe 3-vjeçare si edhe studime Master në disiplina të ndryshme të ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore.

Palazzo Spinelli ofron ekspertizën e tij edhe në Shqipëri, pasi pak muaj më parë është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes këtij instituti dhe Ministrisë së Kulturës , si një hap i parë në mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Marrëveshje kjo, e cila ka për qëllim të rrisë kapacitetet në fushën e trajnimit dhe edukimit nëpërmjet krijimit dhe drejtimit të shkollave, qendrave kulturore, laboratorëve të restaurimit, instituteve të trajnimit, e aftësimin e restauratorëve për mbrojtjen e trashëgimisë dhe ruajtjen e saj. Vetë Amodei e ka quajtur Shqipërinë si një vend i pasur në trashëgimi kulturore, i cili ka nevojë t’i prezantohet Europës me identitetin e vet. Marrëveshja parashikon gjithashtu ndërhyrje specifike në trashëgimi kulturore. Këto do të jenë ndërhyrje të specializuara në konservimin, restaurimin shkencor të objekteve muzeale; piktura mbi kanavacë dhe mbi dru, afreske, materiale letre (restaurimi i librave, pergamenave, printimeve, vizatimeve, dhe objekteve të tjera), qeramikë, vitreo, lapidarë dhe mozaikë, metale etj. Projekti i parë me Shqipërinë, në bashkëpunim me IMK–ën nisi  me ngritjen e laboratorit të restaurimit në Berat.

Suadela Balliu

Librazhd: Degradim në gjimnazin e Orenjës! Nxënësit rrihen me thupër

$
0
0

mesuesiNjë situatë degradimi është filmuar në shkollën e mesme të Orenjës në Librazhd, ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Nxënësit tallen me mësuesin, ndërsa ai nga ana tjetër i qëllon me thupër.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur një javë më parë.

Kjo video është një tjetër provë që tregon se arsimi në Shqipëri ka dalë prej kohësh nga binarët. Urojmë që gjërat të ndryshojnë. /jetaoshqef.al/

 

 

Vlerat europiane bashkojnë të rinjtë në Beograd

$
0
0

foto te rinjtePër një javë, në Beograd u zhvillua trajnimi me temë “Të rinjtë dhe BE”, ku Shqipëria u përfaqësua nga tri studente të Universitetit Europian të Tiranës. Mes leksioneve, debatit dhe festave, përgjatë një jave, studentë nga Ballkani dhe Bashkimi Europian, u njohën jo vetëm me institucionet e BE-së, por edhe me kulturat dhe vlerat më të mira të bashkëmoshatarëve. Ani Treska tregon se si në mbrëmjen festive, pasi provuan konjakun, të gjithë studentët bënë një foto me shenjën e shqiponjës dhe flamurin shqiptar në Beograd.

Nga Erjon Uka

Deri para pak kohësh të thoshe “tri studente shqiptare në Beograd” do të ishte me siguri një titull ndjellës i ndonjë romani ose filmi ideologjik shqiptar. Ende tingëllon pak çuditshëm, por në ditët e sotme bashkëpunime të tilla janë bërë realitet, në radhë të parë nga vullneti i dy shteteve me ndihmën e vazhdueshme të projekteve të financuara nga Bashkimi Europian. Dhe ku ka më mirë se sa fokus të bëhen të rinjtë me qëllim për të lënë pas retorikat nacionaliste, duke projektuar të ardhmen e vendeve respektive drejt BE-së. I fundit ishte projekti trajnues “Të rinjtë dhe BE” me pjesëmarrës nga 10 shtete të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i zhvilluar në Beograd në datat 23-30 janar. Vendi ynë u përfaqësua nga tri studente të Fakultetit Ekonomik në Universitetin Europian të Tiranës. Ani Treska, Dorina Plaku dhe Enida Broca, për gjatë një javë u njohën me institucionet dhe historinë e Bashkimit Europian, debatuan mbi rryma të ndryshme ideologjike dhe u njohën me kulturat e pjesëtarëve të tjerë nga Serbia, Spanja, Italia, Turqia, Bullgaria, Sllovakia, Belgjika dhe Maqedonia.

“Ditën e parë u bënë lojëra për ndërtimin e grupeve, me qëllim njohjen me njëri-tjetrin për ditët në vijim. Çdo ditë ne kishim një temë të veçantë për të trajtuar, duke filluar nga institucionet, historinë, funksionimin dhe vlerat e BE-së. Gjithashtu vizituam parlamentin dhe pjesëmarrësit bënë pyetje të hapura lidhur me kuriozitetet apo shqetësimet e tyre”, sqaron Ani Treska, lidhur me strukturën e programit.“Diçka që më bëri përshtypje ishte se në kohën kur në Shqipëri kemi probleme, si: reforma në drejtësi apo lufta ndaj korrupsionit, serbët i kushtonin një vëmendje shumë të madhe çështjes së mjedisit.”

Duke folur për eksperiencën e këtij trajnimi, Enida Broca thotë se “Për mua ishte një eksperiencë shumë e vlefshme dhe mësova shumë gjëra të reja. U ndjeva mirë, pasi ndryshe nga perceptimi i parë, nuk na shihnin ndryshe nga të tjerët dhe pati interes për vendin tonë. Pjesa e trajnimit shkoi shumë mirë dhe u ndjemë në një nivel me studentët e Bashkimit Europian, duke theksuar bindjen se edhe Shqipëria shumë shpejt do të jetë pjesë e tij.” Përveç leksioneve mbi Bashkimin Europian, studentët vizituan edhe Bashkinë e Beogradit dhe Parlamentin serb. Në mjediset e bashkisë, simuluan një debat ku çdo grup studentësh nuk mbronte idetë e vendit të tij, por përfaqësonte një rrymë të caktuar partiake. Në këtë debat, liberalët, konservatorët, social-demokratët apo të gjelbrit, diskutonin dhe jepnin propozimet sipas këtyre rrymave ideologjike për amendamente të caktuara të BE-së.

Pjesëmarrësja tjetër, Dorina Plaku shprehet e entuziazmuar nga ky trajnim dhe ua sugjeron të gjithë bashkëmoshatarëve të tyre, që të aplikojnë dhe të ndjekin këto lloj projektesh. “Ajo çfarë më pëlqeu ishin mënyra sesi zhvilloheshin leksionet, pasi bëheshin nëpërmjet lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme, duke synuar një edukim jo-formal. Kjo ishte një gjë shumë e bukur, pasi prezantimet nuk shndërroheshin në gjëra të mërzitshme por ishin diçka me vlerë dhe interesante. Një nga projektet që na dhanë ishte workshop mbi mënyrat si mund t’ia mësonim vlerat e BE-së një grupi shoqëror të caktuar. Ne vendosëm që këtë gjë ta bënim nëpërmjet këngëve gjerësisht të njohura në botë, por duke i zëvendësuar fjalët e tyre origjinale me fjalë që përfaqësojnë vlerat më të mira të unionit si ‘democracy’, ‘equality’ etj.”

Sigurisht që në këto trajnime një vend të rëndësishëm zënë edhe festat pas trajnimit. Në Beograd u zhvillua një intercultural evening, pra një mbrëmje ku pjesëmarrësit përfaqësoheshin me ushqime, pije dhe muzikë tradicionale të vendeve amtare. Ani na tregon se përpara udhëtimit, vajzat shqiptare ishin “armatosur” nga gjyshet e tyre me raki, konjak, byrek, llukanik, gurabije, bukë misri dhe mollë Korçe. “Mund të them që tavolina jonë ishte më e pasura. Në fillim u hodh një short ku u përcaktua për çdo grup se çfarë do të bënte diçka karakteristike nga vendi i tij. Shorti na detyroi të kërcenim një valle dhe zgjodhëm atë të Kukësit, duke qenë se ishte më ritmike. Pas kësaj filloi darka dhe pjesëmarrësit u mblodhën rreth tavolinës sonë. Unë iu sugjerova konjakun dhe të gjithë e pinë me fund, por në fakt jo të gjithëve u pëlqeu. Pas kësaj, ndoshta duke përfituar edhe nga efekti i konjakut, hodha idenë që të bënim të gjithë shenjën e shqiponjës duke ngritur edhe flamurin shqiptar.” Konjaku mbaroi, por sendet e tjera u “shpërndanë” në Europë pasi qeleshen tonë karakteristike e mori Helena nga Spanja, flamurin vajzat kroate, ndërsa shishja e rakisë udhëtoi për në Bullgari.

Projekte të tilla kanë si qëllim përgatitjen e të rinjve për përfshirjen ne organizata përmes debatit, diskutimit dhe promovimit të vlerave europiane. Gjithashtu synohet edhe nxitja e qasjeve të reja ndaj nevojës për reforma dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt familjes europiane.

Me shqiponjen dhe flamurin shqiptar tre studentet


Arsimimi virtual do të ulë kostot

$
0
0

Arsimimi virtual do të ulë kostotTeknologjia e bën universitetin më të përballueshëm dhe më të favorshëm, bëhet akoma edhe më urgjente që politikëbërësit të kenë në vëmendje krizën e tepricës së të diplomuarve në tregun e punëve të kualifikuara

Edhe pse kryetitujt e mediave, këto ditë, deklarojnë se kostot e edukimit janë në stratosferë, ka një arsye për të besuar se kjo gjë po ndryshon dhe që kostoja e një diplome do të ulet; kjo falë arsimimit online dhe kurseve të hapura masive virtuale, MOOC.

Kostot më të ulëta të arsimimit universitar online, do të rrisin kërkesën për një diplomë, por gjithsesi kjo nuk do të nënkuptojë që në fund, pas diplomimit, do të të presë ndonjë punë e mirë. Thjesht ideja qëndron te borxhet më të ulëta.

Ndërkohë që teknologjia e bën universitetin më të përballueshëm dhe më të favorshëm, bëhet akoma edhe më urgjente që politikëbërësit të kenë në vëmendje krizën e tepricës së të diplomuarve në tregun e punëve të kualifikuara.

Pse kërkesa për kolegj vazhdon të qëndrojë e lartë?

Më tepër se 67% e studentëve në SHBA, që janë diplomuar nga gjimnazet në vitin 2014, shkuan në universitet krahasuar me 62% në 1994 dhe 55% në 1984. Trendi në rritje në ndjekjen e kolegjit, pavarësisht risqeve të papunësisë pas diplomimit, nuk është për shkak të kalkulimeve irracionale nga ana e prindërve. Ajo që ata kuptojnë me saktësi, është që të diplomuarit gëzojnë një mundësi më tepër se kolegët e tyre më pak të arsimuar, në gjetjen e punëve të pakualifikuara, por të paguara më mirë sidoqoftë.

Në fjalë të tjera, një diplomë kolegji do t’ju japë mundësinë të gjeni një punë profesionale të mirëpaguar dhe nëse dështoni në arritjen e kësaj, diploma juaj do t’ju japë avantazh në konkurrencën e punëve jo të kualifikuara. Ky perceptim është përforcuar nga sjellja e punëdhënësve, të cilët kanë parapëlqim për aplikantët me diplomë në punët e pakualifikuara.

Kështu që, të shkuarit në kolegj është një vendim me mend dhe me përfitim për shumë individë, por a është i duhuri për shoqërinë? 

Kostot e mbiedukimit

Një sasi e madhe parash të shpenzuara në arsimimin e një studenti që përfundon në një punë të pakualifikuar, është e shpenzuar pa efektivitet. Studenti ka harxhuar gjithashtu katër vjet nga jeta e tij apo e saj në përfitimin e disa aftësive profesionale, as që do t’i përdorë për të fituar të ardhura.

Nëse pjesë e studentëve që e kanë këtë fat apo koha e shpenzuar në punë të pakualifikuara do të ishte e vogël, situata mund të ishte e pranueshme. Por ashtu si e thamë më sipër, të dhënat na tregojnë që është një tepricë e vazhdueshme e të diplomuarve në degët e studimit, si: biznes, shkenca sociale dhe bujqësi në raport me kërkesën e punësimit, me të paktën 30% të papunësuar deri në 10 vjet pas përfundimit të studimeve, duke çuar si pasojë, në të ardhura më të ulëta jetese të të diplomuarve.

Administrata Obama, së fundmi, krijoi një bazë të dhënash virtuale, të quajtur Fletë-njoftimi i Kolegjit, për t’iu ofruar studentëve, një pamje më realiste të perspektivës së të ardhurave me një diplomë universiteti.

Një nga treguesit në këtë databazë, tregon se më tepër se gjysma e të diplomuarve nga qindra universitete, fitojnë më pak se të ardhurat mesatare të dikujt që ka vetëm diplomën e gjimnazit (25000$ në vit), 10 vite pas regjistrimit në universitet. Të paktën idealisht, kjo diferencë duhet të ishte zero.

Një numër i madh i të diplomuarve të papunësuar apo të punësuar në punë të pakualifikuara, janë gjithashtu me borxhe të larta studentore ndaj bankave për kreditë që kanë marrë – më tepër se 110 miliardë dollarë, vetëm në vitin 2013 – ata kanë probleme me likuidimin. Nuk duhet të harrojmë miliardat që qeveritë federale dhe ato lokale shpenzojnë në arsimim me anë të subvencioneve dhe ndihmave financiare – 157,5 miliardë dollarë vetëm në vitin 2014.

Sasia e këtij shpenzimi që mbështet arsimimin e atyre që punësohen në mënyrë të pakualifikuar, mund të përdorej në mënyrë më efektive për të krijuar punë apo trajnuar studentët në aftësi zanati praktik, të cilat janë më të kërkueshme.

NJOFTIME TE DOBISHME

$
0
0

studentsKompania “Shero Design” ofron dy mundësi punësimi

Kompania “Shero Design” kërkon dy programues. Kohë e plotë pune/Kontratë e rregullt pune me siguracione të përfshira. Pagë konkurruese (E negociueshme bazuar në përvojën që dispononi). Të ketë njohuri dhe eksperiencë mbi E-Commerce dhe Magento në veçanti. Të jetë i përgjegjshëm, komunikues i mirë dhe pro-aktiv. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze. Të ketë eksperiencë kodimi/programimi në PHP, për të paktën një vit. Të ketë aftësi shkruarjeje kodi “të pastër” me komente, dhe kod të projektuar mirë. Të ketë përvojë në krijimin e programeve kompjuterike në MVC & PHP. Të ketë eksperiencë me 3rd party API’s dhe Github. Të ketë njohuri të (X) HTML, CSS, Java Script. Cv dhe Referenca të mëparshme. Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është 5 shkurt 2016, ora 15:00 Am. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me e-mail në adresën elona.kapllani@uet.edu.al, me titullin “Aplikim për Punësim në “Shero Design”/ Programues”.Kandidatët do të kontaktohen nga menaxherët e “Shero Design” dhe do të njoftohen për vazhdimin e procedurave të mëtejshme të intervistimit. Për çdo pyetje që mund të keni, ju lutem kontaktoni numrin e telefonit 0682016616, si dhe në adresën e e-mail info@uet.edu.al.

Mundësi Internship – CBS

CBS- “Creative Business Solutions” ofron mundësi për Internship, mbështetje të Zhvillimit të Projekteve. 3 (tre) muaj me mundësi rinovimi/ Nga e hëna në të premte (25-30 orë pune në javë). -Të jetë në përfundim të studimeve ose në vazhdim të studimeve Master (Administrim Biznesi me fokus në Menaxhim Projektesh, Ekonomi). Aftësi kërkimore të forta dhe angazhim në sigurimin e detyrave me cilësi të lartë. Aftësi ndërpersonale për të punuar me një gamë detyrash. Aftësi profesionale të forta komunikimi dhe punës në ekip.  Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës. Aftësi të mira analitike. Cv dhe Letër Interesi. Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është 10 shkurt 2016, ora 15:00 Am. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me e-mail në adresën elona.kapllani@uet.edu.al, me titullin “Internship/Mbështetje të Zhvillimit të Projekteve”. Kandidatët do të kontaktohen nga menaxherët e CBS- “Creative Business Solutions” dhe do të njoftohen për vazhdimin e procedurave të mëtejshme.

Programi për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi

Fondacioni AADF- “Albanian-American Development Foundation”, programi për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi- LEAD Albania. Aplikantët duhet të jenë nënshtetas shqiptar (pranohet nënshtetësia e dyfishtë). -Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në arsimin e lartë. Përfundimi i studimeve pasuniversitare mund të jetë avantazh i rëndësishëm. Aplikantët duhet të kenë një përvojë pune. Preferohet një minimum prej të paktën 5 vitesh. Në rast të studimeve doktorale të përfunduara, minimumi i preferuar është 3 vjet. Nuk lejohen të aplikojnë personat, të cilët punojnë aktualisht në institucione të qeverisjes qendrore. -Nuk ka kufizime moshe. Megjithatë, programi është krijuar për t’u dhënë aplikantëve të përzgjedhur, përvojën e qeverisjes në fazat e para të karrierës së tyre. Të interesuarit mund të aplikojnë online nëpërmjet faqes së internetit www.aadf.org. Deri ditën e martë, më datë 15 Mars 2016, ora 17:00. Stafi i Programit LEAD Albania është i gatshëm t’iu ofrojë asistencë dhe t’u përgjigjet pyetjeve tuaja nga e hëna deri të premten, nga ora 9:00 deri në orën 17:00, në këtë adresë të postës elektronike: leadalbania@aadf.org.

 

Aftësitë që i duhen juristit të ri

$
0
0

klubi juristeve- kryesore brendaCili është profili i juristit modern? A mjaftojnë vetëm dijet e marra në universitet? Çfarë aftësish duhet të ketë një jurist i ri për të qenë i suksesshëm? Pyetje këto, që me të drejtë shtrohen nga studentët e Juridikut, ndërsa secili prej tyre e sheh veten në një të ardhme në sallën e gjyqit. Erjona Canaj, Pedagoge e Fakultetit Juridik, Universiteti Europian i Tiranës, na sjell një profil të juristit modern. Po çfarë mendojnë vetë juristët e rinj për karrierën e tyre të ardhshme? Armer Juka, avokat pranë Studios Ligjore në Universitetin Europian të Tiranës dhe Armer Juka, avokat pranë Studios Ligjore në Universitetin Europian të Tiranës, në intervistat e tyre shprehen se jurist nuk bëhesh vetëm me teori. Praktika dhe përkushtimi, si dhe aftësi të tjera që fitohen gjatë viteve, janë shumë të nevojshme në këtë profesion. Njihuni me Klubin e Juristëve të Rinj në UET, çfarë synojnë studentët e ligjit dhe si arrijnë të vetëpërfshihen në aktivitete të ndryshme që i ndihmojnë për të fituar këto aftësi që do t’iu duhen nesër në profesion.

 

erjona canaj e vogel-fq brendaSi duhet të jetë juristi sot dhe si duhet të veprojë ai për t’u dalluar si jurist i suksesshëm? A mund të na e profilizoni “juristin modern”?

Juristët modernë dhe lektorët që ecin me hapin e kohës në këtë periudhë globalizimi dhe krize ekonomiko-financiare, po tentojnë sot të“gdhendin” një profil të ri juristësh. Studentët e rinj që zgjedhin të vazhdojnë studimet në Fakultetet e Drejtësisë, përballen me njohuri dhe sfida të reja.

Pra, me të drejtë shtrohet pyetja e rëndësishme: Si duhet të jetë juristi sot dhe si duhet të veprojë ai për t’u dalluar si jurist i suksesshëm në shoqërinë ku jeton?

Në mendimin tim, gjithçka nis nga formimi fillestar i juristit. Nuk mund të arrihet të realizohet me së miri një formim universitar në qoftë se në radhë të parë nuk shihet qartë objektivi që synohet të arrihet. Një bazë e shëndoshë në formim, sjell pa dyshim juristë me dije dhe të aftë për t’iu përshtatur rrethanave në çdo çast. Pikëpamjet juridike dhe filozofike lidhur me figurën e juristit, vërtet kanë ndryshuar. Sot edhe interpretimi i figurës së juristit, duhet të bëhet në përshtatje me kohën. Dihet që thelbi i punës së juristit është studimi dhe interpretimi i së drejtës, aplikimi i së drejtës dhe zbatimi më i mirë dhe korrekt i së drejtës. Megjithatë, profili dhe përmbajtja e re që po kërkohet për juristët, po analizohet mbështetur në ato që quhen trend-et apo figurat e reja të juristëve.

Debatet dhe propozimet për një jurist me profil të ri, simbol i realitetit shqiptar dhe zhvillimeve të fundit, duket se po tentojnë të shohin juristin e ri të lidhur ngushtësisht edhe me shkencat sociale, me mediat dhe me politikën. Mendoj se kultura e juristit sot, duhet t’i kapërcejë kufijtë e shkencave juridike dhe të përqafojë edhe shkenca të tjera, si: shkencat politike, mediat, shkencat politike, ekonomike etj.

Këtu mendoj se ka vend për të saktësuar që juristi në radhë të parë, ndërthur anën teorike me praktikën. Një element shumë i rëndësishëm ky për të gjithë ata që “ndërveprojnë” me ligjin dhe drejtësinë. Sot figura e juristit prezantohet shumë komplekse dhe e ndërthurur. Në Fakultetin Juridik në UET studentet e juridikut kanë në auditor, jo vetëm pedagogë dhe profesorë të shquar në fusha të ndryshme të së drejtës, por edhe pedagogë të cilët janë personalitete në drejtësi. Kjo vjen për qëllimin final të realizimit në auditor të asaj ndërthurjeje perfekte do të thosha, të teorisë me praktikën, përfitimin maksimal të së cilës e kanë studentët. Sot edhe marrëdhëniet mes teknologjisë dhe praktikës në studimet ligjore, paraqiten në mënyra dhe forma të reja. Ato nuk janë më vetëm praktikë dhe një aplikim i thjeshtë i koncepteve teorike, në mënyrë që të përfitojnë aftësi teknike, por praktika është bërë e domosdoshme për të formuluar një teori të mirë.

Si mund ta përkufizojmë “juristin modern”?

Këto kohë po jetojmë në një “shoqëri teknologjike”, e cila na lejon të lundrojmë gjatë në internet dhe të hapim dritare të reja dijesh. Kjo shoqëri, juristët i bën të jenë me kreativë, me të lirë për t’u shprehur, dhe me të hapur ndaj angazhimeve të reja, solidaritetit, inovacionit, zhvillimit dhe perspektivave të reja të shumta. Kjo ka shumë rrjedhoja pozitive, pasi rrit për shembull përgjegjësinë etike. Në këtë realitet, lloji i “krijimtarisë” te shkencat juridike, është edhe më i rritur dhe i larmishëm, por në të njëjtën kohë duhet të gjejmë kritere të reja për kontrollin dhe mbrojtjen ndaj arbitraritetit. Lidhur me këtë aspekt, nuk mund të lihet pa përmendur edhe çështja e burimeve të internetit, që shpeshherë e deformojnë informacionin dhe vetë të drejtën. Ndaj në këtë këndvështrim, detyra e juristit është edhe “shoshitja” e burimeve dhe informacioneve të marra, me qëllim studimin e një çështjeje apo instituteve të së drejtës.

Një karakteristikë tjetër e rëndësishme në profilin e juristit modern është edhe çështja e specializimeve, një tendencë kjo e viteve të fundit në çdo shoqëri. Kjo tendencë, edhe pse ndryshon në varësi të fushave të studimit, është prezente edhe në shkencat juridike. Ndoshta ka ardhur koha e juristit ekspert në një fushe të caktuar, të cilën ai e ka pasion, e studion dhe e aplikon më së miri. Kuptohet që studimi i mirëfilltë i fushave të veçanta të së drejtës dhe të drejtat specifike, kanë bërë që edhe juristët t’i kushtojnë më shumë vëmendje dhe të kultivojnë profesione të specializuara, për të fituar aftësi të veçanta dhe për t’u dalluar në shoqëri, në këto “mikrosisteme ligjore”.

Si mundet që studenti i sotëm i Juridikut të ndërlidhë teorinë me praktikën?

Po ashtu, juristi nuk mund të qëndrojë “i mbyllur” në studimet e tij. Ai duhet të jetë i hapur ndaj interesave që ka shoqëria në një kohë të caktuar. Pa dyshim që juristi sot, është bërë i vetëdijshëm se është e pamundur të punojë konceptet dhe institutet e shumta të së drejtës, pa marrë parasysh interesat bashkëkohore; nuk duhet vënë në dyshim e vërteta historike e burimeve ligjore apo e fushave dhe instituteve të ndryshme të së drejtës, por duhet të bëjë funksionale bashkëjetesën e të menduarit sistematik me mendimin problematik. Kur një pedagog vazhdon të insistojë për vite të tëra pa ndryshuar skemat dhe modelet e tij, pa u shqetësuar se çfarë po ndodh jashtë mureve të universitetit në shoqëri dhe në botë, edhe nxënësit e tij më besnikë dhe të devotshëm do të pranojnë një mungesë lidhjeje të mësimdhënies së tij me realitetin.

Nga ana tjetër, realiteti po tregon që juristët duhet të kenë këndvështrim e formim sa më global e ndërkombëtar; duhet të jenë në gjendje të njohin dhe përballen me debatet dhe sfidat që vijnë si pasojë e rolit dhe ndikimit të institucioneve ndërkombëtare dhe implementimit të së drejtës në të drejtën kombëtare. Ky aspekt ka të bëjë me proceset e unifikimit të së drejtës në nivel ndërkombëtar dhe rajonal, si Bashkimi Europian apo Këshilli i Europës. Mund të përmendim këtu edhe disa sektorë specifikë; siç është e drejta private, ndërkombëtare private, trashëgimia, e drejta familjare, po ashtu edhe e drejta publike dhe penale. Ndaj të rinjtë duhet të jenë të frymëzuar nga kultura dhe fryma mbikombëtare.

 

 

amer jukaArmer Juka, avokat pranë Studios Ligjore në Universitetin Europian të Tiranës: “Juristi i mirë, një negociues i mirë”

Të jesh një avokat i suksesshëm nuk është aspak e lehtë, aq më tepër një avokat i ri. Armeri thotë se, në mendësinë shqiptare, avokati konsiderohet si një “pisqollë e paguar” për të dërrmuar kundërshtarin në rast konfliktesh. Por ai dëshiron të sjellë një frymë të re te juristët e rinj, që përgatiten në auditorët e Universitetit Europian të Tiranës. “Në semestrin e dytë, do të ingranojmë në kurrikulat akademike, lëndën e teknikave të negocimit për juristët.” – thotë ai, – “Kjo është një përpjekje për ta zhvendosur perceptimin dhe rolin e avokatit nga një luftëtar në shërbim të klientit, drejt një modeli ku avokati është një profesionist i spikatur në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo në negocimin e kontratave, duke i sjellë një vlerë të shtuar palëve pjesëmarrëse. Për herë të parë, kjo kurrikulë është introduktuar në Universitetin e Harvardit nga Programi mbi Negocimin.”

Por juristët e rinj në prag diplomimi dhe në fillim të karrierës, duhet të lexojnë shumë. Armeri thotë që gama e çështjeve, të cilat ata do të marrin në shqyrtim, është goxha e gjerë dhe ata duhet të kenë njohuri nga shumë fusha të shkencës dhe teknikës. Jo vetëm kaq, por përditësimi i informacionit dhe i dijes, është thelbësor në punën e tyre. “Kjo është këshilla që i kam dhënë vetes në fillim të karrierës sime dhe këshilla që u jap studentëve juristë. E drejta është një gjë e gjallë, e cila interpretohet dhe ndikohet nga zhvillimet e përditshme në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore.” -thotë ai.

Jo më pak e rëndësishme është që studentët e së drejtës të zhvillojnë atë që quhet “ndërgjegjësimi tregtar”.

Shumica e kontratave dhe e mosmarrëveshjeve, për klientët, kanë në radhë të parë një domethënie ekonomike apo tregtare – si do ndikojë kjo kontratë në rritjen e të ardhurave apo si mund të dëmtojë një proces gjyqësor biznesin e tyre. “Prandaj për avokatin është thelbësore që ai të kuptojë interesin tregtar të klientit, sepse ky i fundit pak do t’ia dijë për doktrinën juridike apo precedentët gjyqësorë” – përfundon Armeri.

 

Ili gerdupiIli Gërdupi, Praktikant i avokatisë pranë Studios Ligjore në Universitetin Europian të Tiranës: “Puna, durimi dhe aktivizimi, çelësi për sukses” 

Student në Master në Universitetin e Tiranës, në programin ‘E drejtë biznesi e Bashkimit Europian’ dhe praktikant i avokatisë pranë Studios Ligjore në Universitetin Europian të Tiranës, Ili Gërdupin e karakterizon pasioni i veçantë për degën e tij të studimeve. Pavarësisht se gjendet pikërisht në fazën kur do t’i duhet të eksperimentojë shumë në përpjekjen për të krijuar hapësirën e vetë si profesionist i së drejtës, ai shprehet optimist mbi mundësitë që juristi krijon kur punon me përkushtim. Në prag të diplomimit, ai e ka përgatitur veten psikologjikisht: “Një student drejtësie në fillim karriere, e pret shumë punë. Juristi i ardhshëm, në fillimet e veta do të përballet me nevojën për të marrë bazat e praktikës së profesionit të vetë në një zyrë ligjore, ku fatkeqësisht, do t’i kërkohet shumë angazhim, por do të paguhet pak. Mund të punojë deri në 60 orë në javë nga 40, me pagesë minimale apo orë shtesë pune të papaguara, apo edhe pa siguracion. Pritshmëritë tona si studentë drejtësie, në fillim, janë shumë të ulëta. Jemi parapërgatitur se në fillim, do të keqpaguhemi. Ili thotë se dy elementë tepër të rëndësishëm në përgatitjen e juristëve të ardhshëm, mbeten përfshirja aktive në praktikë në studio ligjore dhe kultura e punës me shkrim. “Puna në skuadër është domosdoshmëri sepse çështjet që merren në shqyrtim janë shumë komplekse. Studentët duhet të synojnë kryesisht praktikën në studio ligjore me disa persona, për ta kultivuar këtë cilësi.” – thotë ai , e ndërkohë shton – “Ajo që në anglisht quhet “litigation”, të folurit e avokatit, është pjesa finale e procesit juridik prej së paku tre muajsh që mund të marrë një çështje. Pjesa thelbësore e punës është ‘pas kuintave’ dhe qëndron te pjesa voluminoze shkresore dhe te kultura e hartimit të dokumenteve.” Jo vetëm formimi teorik, por edhe praktika e tij në Studion Ligjore të UET, i ka mësuar Ilit se profesioni i Juristit, ka nevojë jetike për përgatitje praktike dhe efektshmëri profesionale që kalon përtej notave të mira dhe mesatares akademike.

 

 

Takimi i parë i Klubit të Juristëve të Rinj për vitin akademik 2015-2016

Cili është ekuilibri mes së drejtës dhe të moralshmes? Ishte kjo tema e diskutimit në mbledhjen e parë të Klubit të Juristëve të Rinj për këtë vit akademik. Teoritë e së drejtës dhe diskutimi mbi to ishin pjesë qendrore e diskursit që zhvilluan të ftuarit në takim. Pjesëmarrësit ishin të shumtë, duke filluar që nga studentë të Fakultetit të Drejtësisë të të tria viteve të nivelit Bachelor, pedagogë të rinj e të vjetër, asistentë pedagogë dhe juristë të interesuar mbi zhvillimet juridike. Brikena Mile, asistente pedagoge, në fjalën e saj, u shpreh që jo më kot takimi i parë i Klubit të Juristëve të Rinj nisi me trajtimin e kushteve filozofike të së drejtës, pasi në thelb, aty gjendet origjina e ligjit. Në mbledhjen e tij të parë, Klubi pati mjaft debate mes studentëve dhe pedagogëve për natyrën e teorive të mëdha të së drejtës – të Drejtës Natyrore dhe Pozitive, Utilitarizmit dhe Teorisë Kantiane të së drejtës – tregues ky, i interesit të madh të studentëve për këtë hapësirë përtej-akademike në UET.  Një hapësirë të rëndësishme diskutimi, ndër të tjera, mori edhe çështja e lirisë dhe sigurisë në sistemin e së drejtës. Cila nga ato duhet të prevalojë për njeriun? Liria e tij apo siguria përballë sfidave moderne? Profesoresha e asociuar Migena Leskoviku, sqaroi se në themel të sistemit të së drejtës qëndrojnë të drejtat e njeriut, prandaj elementet e së Drejtës Pozitive kombinohen me elemente të së Drejtës Natyrore. “Kjo është e shprehur shumë mirë në nenin 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, – tha ajo. Më herët, profesoreshë Migena, njëherësh edhe shefe e departamentit të së Drejtës Publike në UET, u shpreh mjaft entuziaste për krijimin e Klubit të Juristëve të Rinj, si një bashkëpunim i frytshëm i qeverisë studentore të universitetit dhe këshillit pedagogjik: “Më e rëndësishmja nga të gjitha në këtë drejtim, mbetet dëshira e mirë për të zhvilluar debat dhe për të kultivuar mendimin juridik.” – shtoi ajo.

 

Shtatë aftësitë e nevojshme për t’u bërë një jurist i mirë

Rifutja në ritmin e punës, çdo fillim viti, mund të jetë e vështirë për studentët. Por për studentët e drejtësisë , kjo periudhë, është një stres i dyfishtë.

Aplikimi për vendet bosh të punës – një periudhë kjo prej dy ose katër javësh përvojë pune në një firmë ligjore – janë një “gur themeli drejt një kontrate trajnimi”, sipas Matthew White, bashkëpunëtor në Herbert Smith Freehills. Por formularët e aplikimit janë shumë funksionalë dhe pas një hetimi të shpejtë, shumë studentë të drejtësisë mund t’u tremben.

Sarah Burson, e sapodiplomuar dhe menaxhere zhvillimi në firmën “Holman Fenwick William”, thotë se nuk ka asnjë formulë magjike për të shkruajtur një aplikim të suksesshëm. Sidoqoftë, firmat po kërkojnë nga aplikantët të kenë disa aftësi specifike. Më poshtë janë disa nga këto cilësi që aplikantët duhet të demonstrojnë për një aplikim të suksesshëm:

  1. Aftësitë analitike dhe vlerësuese

Çdo problem i lidhur me ligjin, kërkon aftësi analitike dhe vlerësuese. Klientët paraqesin tek avokati një model fakti dhe presin që avokati ta zbërthejë atë dhe të eksplorojë zgjidhje të ndryshme ligjore dhe të garantojë meritat respektive të secilit.

Mund të ketë hapësira në informacionin ekzistues dhe një avokat duhet të dijë pyetjet e sakta që duhet të bëjë. Thomas Williams, bashkëpunëtor te firma “Slaughter and Mary”, thotë që të qenit i aftë “të vlerësosh detajet e vogla kur ndërton dhe mendon sfondin e gjerë” është thelbësore.

Duke organizuar procese të simuluara gjyqësore, universitetet ofrojnë mënyra për të ndihmuar procesin e formimit të studentëve dhe për t’i vënë aftësitë e tyre në kontekst ligjor, gjithnjë e më shpesh. Simon Johnson, partner me Freshfields Bruckhaus Deringer, thotë që aktivitete të tilla ofrojnë shansin e përkryer “për të aplikuar njohuritë teorike në praktikë dhe për të demonstruar interes dhe përkushtim ndaj çështjeve ligjore”. Bashkë me këtë, të qenit brenda një mjedisi që zhvillon debat, është domosdoshmëri për një student drejtësie, në mënyrë që, të jetë gati të përballet me çështjet e mëdha të shoqërisë.

  1. Puna në skuadër

Jeta e vetmuar e një baristi, bën kontrast të madh me përpjekjen bashkëpunuese të një avokati, për shembull. Rick Jones, bashkëpunëtor nderi te firma ‘Jones Mitchell’, thotë: “Puna në skuadër është e rëndësishme, sepse lloji i punës që ne bëjmë është aq i komplikuar dhe i gjerë, saqë ka shumë pak gjasa të arrish të punosh mbi një projekt, tërësisht i vetëm.”

Shpesh, departamente të tëra ngarkohen të zgjidhin një detyrë të vetme ligjore, dhe është jetike për një avokat që të marrë pjesë në të gjitha këto ekspertiza dhe të japë maksimumin me këdo që bashkëpunon.

  1. Komunikimi i shkruar

Një pjesë e madhe e jetës së avokatit do të kalojë mbi shkresa dhe dokumente. “Arti i të qenit një avokat i mirë qëndron tek të qenit i aftë për ta përcjellë informacionin në mënyrë të ngjeshur”, -thotë Caroline Sarson, e diplomuar dhe menaxhere trajnimi në firmën “King and Wood Mallesons”. Në fakt, është jetike të qenit i aftë të kuptosh si dhe kur të alternosh një dokument të shkruar dhe nëse do të jetë konciz dhe aq i qartë, saqë të arrijë të shpjegojë një çështje komplekse ligjore apo të kundërshtojë formalisht një vendim gjyqësor. Pavarësisht çfarë subjekti përmban, të shkruarit e artikujve për revistën universitare të studentit, janë jo vetëm një mundësi e mirë për të treguar aftësinë tënde të të shkruarit, por gjithashtu, edhe një aplikim i menaxhimit të kohës, punës në grup dhe respektimit të limiteve kohore të punës.

  1. Një mendësi globale

Puna e një juristi ka avantazh: është në ballë të shumë marrëveshjeve të mëdha dhe mund të kalojë kufijtë e shumë vendeve. Klientët mund të jenë nga pjesë të ndryshme të botës së madhe të biznesit ndërkombëtar dhe takimet me ta apo vizitat e ndryshme të punës, mund të ndodhin kudo dhe kurdo që e kërkon nevoja.

Nuk duhet të druheni nga udhëtimet dhe shpenzimet që do t’ju duhet të paguani – avokatët duhet të jenë të aftë, e të përpiqen madje, t’u mbijetojnë destinacioneve të largëta anekënd botës. Mbi të gjitha, ashtu si e shpjegon firma CMS në faqen e vetë virtuale: “të qenit një ekspert në një kulturë të caktuar mund të të japë një avantazh që studentët e tjerë nuk e kanë.” Përmendni aftësitë tuaja në gjuhët e huaja dhe mos u shqetësoni nëse ato nuk janë shumë të mira; Sarson thotë që të flasësh një gjuhë të huaj rrjedhshëm është një avantazh jo domosdoshmërisht, me çdo kusht thelbësor.

  1. Ndërgjegjësimi ndaj tregut

Pak studentë e kuptojnë kuptimin e ndërgjegjësimit komercial dhe faktin që kjo gjë mund të jetë një problem. Sipas Lily Walker Parr dhe Luke Taylor – student të drejtësisë, në vitin e dytë në Bristol dhe King’s College – ankohen se ndërgjegjësimi komercial duket shumë abstrakt për t’u arritur dhe është “fjalia më vicioze e thënë ndonjëherë”.

Por ky është një koncept kyç që duhet të kuptohet. Në thelb, ndërgjegjësimi komercial është të kuptosh dy ide: e para, që një firmë ligjore është biznes si gjithë të tjerët dhe e dyta, të gjitha gjyqet e botës së biznesit drejtojnë nevojat ligjore të klientit dhe duhet të jeni të aftë të reagoni ndaj tyre me profesionalizëm.

  1. Aftësitë organizuese

Jeta e juristit është e ngjeshur. Duhen ndjekur gjyqet, duhen organizuar takimet me klientët, duhen skicuar kontratat dhe shumë gjëra të tjera. Samantha Hope, menaxhere e rekrutimeve të të diplomuarve te firma ‘Shoosmiths’, thotë: “Stazhierët duhet të ballafaqohen me shumë gjëra në të njëjtën kohë, pavarësisht nëse këto janë rregullimi i shkresave, ndjekja e ndeshjeve të futbollit apo rregullimi e planeve verore”.

Përmendja e çdo eventi ku ke dhënë ndihmën tënde për t’u organizuar apo anëtarësia jote në staf, është domosdoshmëri kur përpiqesh të tregosh këto aftësi.

  1. Pasioni për firmën ligjore

Ka një numër të madh firmash, të cilat ofrojnë vende pune si jurist. Disa prej tyre e dinë se, me shumë gjasa ju jeni duke aplikuar për to. Megjithëse mund të jeni kandidati më i mirë në pikëpamje akademike, firmat duan njerëz që janë sinqerisht të interesuar, e madje, të ngazëllyer për të punuar me to – sepse puna e një juristi është e ngjeshur dhe kërkon 100% përkushtim.

Ka kuptim të aplikoni vetëm për ato firma tek të cilat do të dëshironit sinqerisht të punonit me pasion. Shfaqja më e vërtetë e pasionit për punën, qëndron te sinqeriteti i kërkesës. Aplikimi për një vend pune vakant, mbushur me fjali boshe e të fryra me deklarata dashurie për firmën, ka shumë gjasa të mos merret seriozisht.

Burimi: The Guardian

Video: Vlorë, mësuesja kërcënon nxënësit

$
0
0

3“Ju bëj atë që s’ua pret mendja”.

Me këto tone iu është drejtuar nxënësve një mësuese letërsie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë.

Nuk dihet se çfarë e ka nxehur kaq shumë mësuesen, por duhet thënë se një komunikim i tillë është i papranueshëm.

Koha për të mbjellë filozofinë anglosaksone në Shqipëri

$
0
0

ngjela dhe muc nanoNë datat 25-27 Shkurt, në Tiranë do të jetë një ndër filozofët më të njohur bashkëkohorë, Roger Scruton. UET-Press boton dy libra të tij në gjuhën shqipe

Avokat Ngjela, thekson mungesën e konceptit në ligjërimin politik shqiptar dhe imponimin që na bën koha, për t’i hedhur sytë drejt filozofisë analitike. Hysamedin Feraj, nga ana tjetër, mendon se filozofia analitike dhe ajo sintetike, shkojnë bashkë dhe flet për rol aktiv të filozofit në shoqëri.

Ishte sërish Llogaroja që mirëpriti për tre ditë diskutimet e klubit të filozofisë “Russell”, në kuadër të aktivitetit tashmë të kthyer në traditë “Anuarët e filozofisë”, me temë “Filozofia analitike dhe filozofia kontinentale: A mund të kapërcehet diferenca mes tyre?”. Ky aktivitet zhvillohet si pjesë e nismës së ndërmarrë nga Universiteti Europian i Tiranës, për të rihedhur sytë drejt mendimit filozofik. Të ftuar në këtë aktivitet ishin filozofë dhe pedagogë, gazetarë, studiues dhe dashamirës të filozofisë. Por nuk do të përfundojë me kaq, pasi aktiviteti do të pasohet nga ardhja në Tiranë e filozofit të famshëm britanik, Roger Scruton dhe botimin e dy librave të tij nga UET-Press. Ndërsa në objektivat e universitet për vitin e ardhshëm, është hapja e studimeve për degën e filozofisë si në Bachelor, ashtu edhe Master.

I pari që referoi në këtë takim ishte Spartak Ngjela, avokati i pasionuar pas filozofisë analitike. Ai theksoi se filozofia mbështetet në dy shtylla kryesore, që janë numri dhe koncepti. “Unë jam pesimist në lidhje me konceptualizmin në ligjërimin politik shqiptar. Debatet tona ngrihen në mungesë të koncepteve, prandaj më duhet të them që jemi një shoqëri jokonceptuale dhe sigurisht që kjo na shpie në mediokritet”, -tha gjatë leksionit të tij avokati. Ai beson fort se matematika është baza e filozofisë dhe shkencës dhe prandaj thotë se filozofia analitike është në koherencë me zhvillimet e sotme. “Filozofia kontinentale na dha makinën me avull dhe e falenderojmë, por filozofia analitike na dha kompjuterin. Sot është koha të shkojmë drejt analitikes dhe shkencës”, u shpreh ai.

Duket se nuk ishte i këtij mendimi, filozofi Hysamedin Feraj, i cili mbrojti tezën se filozofia analitike dhe ajo sintetike shkojnë së bashku, pasi siç thotë ai “Nuk mund të flasim për ndonjë konflikt midis filozofimit analitik dhe sintetik, sepse nuk dimë ndonjë filozof që bën analizë por nuk bën sintezë. Kjo është punë e përditshmërisë dhe fokusit të përditshëm të punës por jo konflikt. Pajtohem me avokatin në thënien e tij se filozofia analitike ka prodhuar kompjuterin, por filozofia sintetike-kontinentale ka prodhuar njeriun.” Përsa i përket kuptimit të filozofit, Feraj mendon se roli i tij është të jetë aktiv në shoqëri. “Filozofi duhet të jetë aktiv në shoqëri. Ndryshe nga perceptimi i krijuar, sikur filozofi është një person larg realitetit, në të vërtetë ai ka detyrimin të jetë jo vëzhgues por aktiv në problemet që has shoqëria. Gjithashtu një filozof duhet të jetë i pozicionuar në idetë e tij. Dikush që nuk pozicionohet në një rrymë ose nuk krijon një të tillë por njeh dhe pranon të gjitha ideologjitë tjera, mund të jetë një mësues shumë i mirë i filozofisë por asnjëherë nuk mund të quhet filozof.”

Ledian Rusta, pedagog nga Universiteti i Tiranës, referoi mbi dallimet e filozofisë analitike me atë kontinentale, ndërsa Klementin Mile dhe Gjergj Sinani, referuan mbi disa koncepte të filozofit gjerman Martin Heidegger.

 

 

Nisma që vjen nga Korça: Filozofia që në parashkollorë

Vitin e kaluar, pjesëmarrësit në “Anuarët e filozofisë”, nënshkruan një peticion për Ministrinë e Arsimit, ku kërkohej rikthimi i filozofisë si një lëndë bazë në gjimnaze. Këtë vit, Administratori i UET-it, Henri Çili, përsëriti rëndësinë e një reflektimi mbi filozofinë. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, vetëm 13 nxënës në 50 mijë maturantë, zgjedhin Filozofinë si lëndë me zgjedhje në provimet e Maturës. Në të njëjtën linjë, është edhe departamenti i shkencave sociale në universitetin “Fan Noli” në Korçë. I ftuar këtë vit në aktivitetin e klubit “Russell”, pedagogu Eriseld Kalemaj, flet për rëndësinë e filozofisë në edukim dhe përpjekjen prej më shumë se tre vitesh të universitetit “Fan Noli”, që nocionet e para filozofike të jepen që në kopshte. “Nuk duhet harruar që edhe në qytetet që janë larg Tiranës, ka të rinj që duan të mësojnë filozofinë. Ne si departament, kemi një projekt për filozofinë te fëmijët, i cili në shumë vende të botës ka nisur të lëvrohet. Kjo do të thotë që fëmijët në kopshte marrin një tekst ose roman filozofik, sigurisht i përputhur me kapacitetin e tyre psikologjik dhe fillojnë diskutimin mbi nocione dhe pyetje filozofike, si për shembull: Ç’është dashuria apo ç’është jeta. Sigurisht që qëllimi kryesor nuk është të përgatisim filozofë, por të krijojmë një mendje reflektive, të kemi një person që di si të mendojë dhe të reflektojë. Përmes kësaj, ne nxisim te fëmijët si të kuptojnë botën, jetën dhe miqtë apo të mendojnë rreth dashurisë dhe problemeve”, shprehet Kalemaj.

Modeli Triple Helix – Projekti i UET-it fiton vendin e dytë

$
0
0

projekti lajmi lartOECD mbështet krijimin e një mjedisi të favorshëm për bashkëpunimin biznes-akademi-qeveri, për të zhvilluar inovacionin

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) – Programi Rajonal i Evropës Juglindore, organizoi konkursin Triple Helix në Shqipëri. Me mbështetjen e iniciativave nga OECD, nisur që në vitin 2015, konkursi ishte një risi e madhe për ekosistemin shqiptar, ku morën pjesë më shumë se 25 përfaqësues të institucioneve private, publike dhe akademike, për të zhvilluar ide dhe modele të partneritetit. Përmes këtij projekti, OECD synon të mbështesë qeverinë shqiptare, në krijimin e një mjedisi të favorshëm për bashkëpunimin biznes-akademi-qeveri, për të zhvilluar inovacionin dhe për të ndihmuar kompanitë shqiptare të kuptojnë dhe të korrin përfitimet e njohurive komercialiste dhe akademike, për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e tyre kërkimor.

UET u përfaqësua në konkurs, përmes projektit të ideuar nga zëvendësrektorja, prof. dr. Luljeta Minxhozi. Ideja e projektit konsiston në ngritjen e një Inkubatori të Biznesit në Universitet, si një shërbim ekstra për studentët dhe stafin e UET-it. Universiteti Europian i Tiranës, është udhëheqësi dhe institucioni pritës i Inkubatorit të Biznesit. Ky projekt, i lidhur me partnerë publikë, privatë dhe qeveritarë, synon të ofrojë një urë lidhëse midis studimit dhe hulumtimit më botën e biznesit. Prezantimi i projekteve, u zhvillua ditën e Martë, 9 Shkurt, në ambientet e institutit “Harry Fultz”.

Iliaz Shehu, i riu që rrëzon paragjykimet për Filozofinë

$
0
0

Iliaz ShehuProfil/ Nga UET-i në Sorbonë, pse studimi i Filozofisë nuk duhet të jetë tabu, por privilegj

Dikur, filozofi i madh francez Rene Dekart, pati thënë ‘Cogito ergo sum’ – mendoj, pra jam. Nga të paktët të rinj që e synojnë filozofinë në vendin tonë, kjo shprehje i shkon më së miri për shtat Iliaz Shehut. I diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës, në vitin 2011 për Shkenca Politike, pasioni i tij ishte studimi i mendimit politik bashkëkohor. Disa referenca të pedagogëve të UET-it dhe një konvertim diplome, i mundësuan atij të thellohej më shumë për filozofinë, në Paris. Iliazi ka marrë shumë nga Franca, përgjatë viteve të studimit. Në universitetet Paris 8 dhe Sorbonë, aty ku ai ka kryer licencën dhe Masterin, Iliazi ka rënë në kontakt jo vetëm me literaturën më të mirë të mendimit filozofik, por ajo që çdo student pse jo do ta ëndërronte – është gjendur pranë pedagogëve, personaliteteve europiane të fushës. Studentët shqiptarë në auditorët e huaj prestigjioz, janë një vlerë e paçmuar e rinisë dhe e ardhmes së vendit.

I pyetur për interesimin e tij ndaj filozofisë dhe më konkretisht për raportet mes tregut të punës dhe kësaj disipline, Iliazi thotë se nuk ekziston ndonjë ndarje precize mes teorisë dhe praktikës në filozofi. “Filozofinë nuk e kam parë kurrë në funksion të tregut, as tregun në funksion të filozofisë. Prej kohësh ekziston një ndarje e thellë mes tyre, që ka ardhur jo pa arsye. Tregu ka bërë që filozofia të perceptohet si njëfarë ishulli, në të cilin shijohen pushimet, pa marrë parasysh realitetin ku jetojmë. Pikërisht, ky lloj paragjykimi duhet të hidhet poshtë. Filozofia nuk është neutrale. Nëpërmjet saj veprohet, ajo është e aplikueshme. Për sa u përket studimeve të mia, ato nuk kanë pasur thjesht domethënien e ‘pushimeve filozofike’. Si të tilla, nuk kanë qenë vetëm pasion, por edhe interes.”

Biseda jonë me Iliazin, mori shtysë në mjedisin e Anuarëve të Filozofisë në Llogara, ku ai ishte i ftuar si dashamirës dhe student i filozofisë. Fokusit të saj, nuk mund t’i shmangej debati mes filozofisë analitike dhe kontinentale, të cilit Universiteti Europian i Tiranës po i jep impakt në mjedisin akademik shqiptar. “Me sa duket, UET ia ka dalë të importojë fillimet e filozofisë analitike. Mbetet për t’u parë te cilët autorë do të fokusohet, sepse prioritet për t’u përkthyer me sa duket, ka për të qenë filozofia e traditës anglosaksone. Ajo ka një lehtësi më të madhe në përkthim, sesa filozofia kontinentale – franceze apo gjermane. Këto të fundit luajnë me dykuptimësinë e termave dhe përafrohen më tepër nga arti dhe letërsia. Filozofia analitike, është e lidhur drejtpërdrejt me logjikën”, – thotë Iliazi, sa u përket përpjekjeve të UET-it për filozofinë e Russell-it.

I pyetur nga Mapo për planet e së ardhmes, Iliaz Shehu thotë se studimet dhe jeta akademike franceze e plotësojnë. Tema e tij e diplomës tashmë pritet të konfirmohet si tezë për të vazhduar doktoraturën në specialitetin e fenomenologjisë të filozofëve Husserl dhe Merleau-Ponty. Sa i përket kontributit që si studiues profesionist i filozofisë, ai mund të japë në të ardhmen në fusha të ndryshme të shkencës, ish-studenti i UET, shprehet: “Kontributi për filozofinë, mbetet kontribut për filozofinë, për aq kohë sa ajo është e aksesueshme për të gjithë. Në momentin që punon për të dhe vepron sipas saj, rezultati sigurisht që është kontribut publik. Ndoshta të filozofuarit në shqip, për mua do të kishte domethënie tjetër, për arsye se do të hapte perspektiva të tjera, të reja. Në parim, filozofia ngelet e njëjtë për të gjitha gjuhët. Kontributi nuk do t’u shërbejë vetëm mjediseve akademike apo studiueseve, por edhe më gjerë”, – përfundon Iliaz Shehu.

Nga Egon Loli


Një diplomë – dy universitete, njihuni me studentet e Erasmus

$
0
0

studentet e lisbonesDy studente të Universitetit Europian të Tiranës, tregojnë eksperiencën e tyre në Lisbonë, ku zhvilluan një semestër studimesh

Seida Daija dhe Juana Agaj, janë dy studentet që sapo kanë përfunduar një semestër në universitetin portugez Nova IMS, në kuadër të “Erasmus+”. Ato tregojnë për momentet më të bukura, rritjen akademike dhe domosdoshmërinë për shkëmbime të tilla studentore.

“Zyrat e universitetit na janë gjendur gjithmonë pranë, duke iu përgjigjur pyetjeve tona dhe duke na nxitur për të aplikuar e përfituar nga kjo mundësi”

Nga Erjon Uka

Bursat “Erasmus+”, gjithmonë e më shumë po bëhen të prekshme për studentët shqiptarë. Vitin e fundit, nga 21 bursa të akorduara për Shqipërinë, 13 u fituan nga studentët e UET-së. Qëllimi kryesor i këtyre bursave, është mobiliteti i studentëve në hapësirën europiane të arsimit të lartë dhe financohen nga Bashkimi Europian. Të sapo kthyera në Shqipëri, Juana Agaj dhe Seida Daija, studente për Informatikë Ekonomike, tregojnë për eksperiencën e tyre 5-mujore në kryeqytetin portugez. Ato ishin në universitetin Nova IMS në Lisbonë, një ndër më të mirët në fushën e informatikës, ku përgjatë një semestri, zhvilluan pesë lëndë informatike.

“Largësia nga shtëpia dhe nga vendi, është gjithmonë e vështirë, por mjedisi portugez ishte mjaft i ngrohtë dhe na e bëri më të lehtë këtë pjesë. Që në ditët e para që mbërritëm atje, vumë re se njerëzit ishin mjaft të sjellshëm e të komunikueshëm. Gjithashtu mbështetja e stafit të universitetit portugez, si dhe e studentëve, na ndihmoi që të përshtateshim me lehtësi”, shprehet Juana Agaj. Por si u bë e mundur që të aplikonin për këto bursa? Juana sqaron se Zyra e Projekteve në Universitetin Europian të Tiranës, vazhdimisht u ofron mundësi studentëve dhe i mbështet ata me gjithçka që nevojitet për të qenë të suksesshëm në aplikimet jashtë shtetit. “Zyrat e UET-it ishin ato që na njohën me bursën Erasmus+, si dhe me mundësinë e zhvillimit të një semestri jashtë shtetit. Ishte pikërisht zyra e projekteve me në krye Blerjana Binon, që na prezantoi këtë mundësi dhe faktin që UET-i u ofron studentëve zhvillimin e një semestri apo edhe të një viti të plotë akademik në një universitet jashtë vendit. Zyrat e universitetit na janë gjendur gjithmonë pranë, duke iu përgjigjur pyetjeve tona dhe duke na nxitur për të aplikuar e përfituar nga kjo mundësi. Edhe gjatë kohës që ishim në Portugali, na janë gjendur pranë duke iu përgjigjur email-ve tona për çdo sqarim.”

Natyrisht që fokusi i këtyre projekteve, nuk është vetëm rritja e cilësisë akademike të studentëve, por edhe zhvillimi i një jetë interaktive për studentët dhe njohja me kulturat e njëri-tjetrit. “Jeta studentore ishte shumë e larmishme, pasi të gjitha aktivitetet organizoheshin brenda kampusit të shkollës dhe shumica e studentëve ishin të angazhuar në grupe të ndryshme studentore. Këto grupe që ishin pjesë e jetës studentore, ishin pak a shumë të ngjashme me klubet në UET, si Klubi i Debatit apo Qeveria Studentore, e cila merrej me organizime të ndryshme duke përfshirë edhe festat. Gjithashtu kishte dhe disa grupe Erasmus, të cilat përfshinin studentët aktualë dhe nga vitet e kaluara. Qëllimi i tyre ishte t’i vinin në ndihmë studentëve të sapoardhur, t’i bënin të ndiheshin sa më komodë dhe të përshtateshin me jetën atje”, thotë Seida Daija duke theksuar se pikërisht njohja me kaq shumë studentë jo vetëm nga Portugalia, por edhe nga shumë vende të tjera të Europës, është ndër momentet më të bukura të kësaj eksperience.

Në mënyrë të veçantë, studentet konstatuan se procesi mësimor vlerësonte shumë punën në grup. Ashtu siç Seida tregon, një pjesë e konsiderueshme e vlerësimit përbëhej nga projekte dhe punë në grupe, që kërkonin shumë angazhim nga studentët. Duke e krahasuar me realitetin shqiptar, atje studentët nuk e shihnin shkollimin si një detyrim që duhej zbatuar, por e shijonin thellësisht në të gjitha drejtimet. Kafenetë apo mensa e universitetit shiheshin si vende ku krijohej edhe një shkëputje nga jeta akademike.

“Një eksperiencë e tillë përveçse të hap një perspektive të re nga ana akademike, gjithashtu të ndihmon të krijosh kontakte të reja që mund të të vijnë në ndihmë në planin e karrierës. Të jep mundësinë të njohësh dhe të jetosh në një kulturë të re, nga e cila mund të përfitosh duke mësuar sadopak gjuhën e duke u përshtatur me një jetesë më dinamike, e cila karakterizon pothuajse gjithë vendet europiane”, thotë Seida Daija.

Të largohesh për një vend të huaj, nuk është gjithmonë diçka e lehtë, prandaj studentët që sapo e kanë përfunduar një semestër në Lisbonë, sugjerojnë që çdokush që aspiron të marrë një formim akademik jashtë vendit, duhet të jetë i vendosur, fleksibël për t’u përshtatur me çdo gjë atje dhe mbi të gjitha ambicioz për të arritur objektivat.

Tani për Seidën dhe Juanën sfidat nuk kanë mbaruar, pasi do të duhet të përfundojnë semestrin e dytë në UET dhe të përgatisin temën e diplomës. Njohuritë e marra në universitetin Nova IMS, sigurisht që do t’i ndihmojnë të kenë një qasje tjetër ndaj këtyre detyrave të reja.

Kapitalizmi është i të rinjve

$
0
0

KRYESORE FQ 1Konkursi i ideve të biznesit në UET/ Kur universiteti kthehet në një inkubator që përgatit sipërmarrësit e nesërm 

Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut në UET, organizoi konkursin “Projekti më i mirë i biznesit”. Përballë një audience me studentë e pedagogë dhe përfaqësues nga kompanitë më të mëdha në vend, 11 grupe studentësh prezantuan projektet e tyre studimore, mbi kompanitë më të mëdha në botë ose zhvilluan vetë një plan të mirëfilltë biznesi. “BioArMed-farms” ishte projekti fitues i konkursit të zhvilluar nga Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut në UET. Grupi fitues, i përbërë nga katër studente të fakultetit ekonomik, u shpërblye edhe me një çmim monetar

Nxitja e aftësive sipërmarrëse dhe menaxheriale te studentët, gjithmonë ka qenë një ndër synimet kryesore të universitetit. Një ndër diskutimet që zhvillohet më shpesh në lidhje me drejtimin që duhet të marrë arsimimi i lartë, është nëse universiteti duhet thjesht të bëjë shkencë duke ofruar atë që quhet ‘dije sokratike’, apo duhet t’i nxisë studentët drejt aftësive profesionale të tregut të punës. Universiteti Europian i Tiranës, ka zgjedhur “të mesmen e artë”, duke bashkërenduar dijet universitare, me praktikat që zhvillojnë profesionalisht studentët.

Aktiviteti më i fundit, u organizua nga Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut, në formën e një konkursi, nën titullin “Projekti më i mirë i biznesit”. Ky konkurs u zhvillua në kuadër të lëndës “Hyrje në biznes”, ku studentët pas njohurive të marra në teori, provuan vetë të hartonin një projekt biznesi. Ishin në total 11 grupe që prezantuan përpara audiencës me studentë dhe një jurie të përbërë nga pedagogë të UET, studentë të nivelit Master dhe ish-studentë të universitetit, që tani janë shembuj suksesi në fushën e sipërmarrjes dhe menaxhimit. Ky konkurs synoi jo vetëm të shpallë fituesin, pasi ashtu siç u shprehën edhe anëtarët e jurisë, ishte shumë e vështirë të gjeje më të mirin mes më të mirëve, por mbi të gjitha synon t’i edukojë studentët me shpirtin e garës, duke i përgatitur mbi të gjitha për konkurset e ndryshme që do të hasin gjatë gjithë karrierës profesionale.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i universitetit, prof. dr. Tonin Gjuraj, u shpreh i entuziazmuar jo vetëm nga puna profesionale e bërë nga studentët, por edhe nga niveli i prezantimit. “Unë iu përgëzoj për punën e bërë, pasi çdo projekt ishte shumë interesant dhe unik në mënyrën e strukturimit, por gjithashtu vlerësoj edhe nivelin e prezantimit. Ne duke çmuar rëndësinë e referimit përpara audiencave të ndryshme, kemi vënë në kurrikulën e detyrueshme për të gjitha programet e studimeve, lëndën ‘Arti i të folurit në publik’ dhe ky është shembulli më i mirë se sa e nevojshme është një lëndë e tillë. Duke falënderuar edhe pedagogët për punën e bërë, unë ju uroj të gjithëve sa më shumë suksese në projektet në vazhdim.”

Në fund juria shpalli grupin fitues me planin e biznesit “BioArMed-farms”, i cili konsiston në grumbullimin, tharjen dhe paketimin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Grupi i përbërë nga Dionisa Gjurra, Shyqirie Miftari, Angela Rusmali dhe Erilda Sopaj, u shpërblye edhe me një çmim prej 40,000 lekësh të rinj, me qëllim motivimin dhe nxitjen për të vazhduar edhe më tej me projekte të tilla. Në planin e tyre të biznesit, studentet e vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik, kishin parashikuar gjithçka, duke nisur që me gen-planin e mjedisit ku do të kryhej aktiviteti, deri te mënyra e mbledhjes, ambalazhimit dhe vendosjes së çmimeve për produktet.

 

foto brenda 2 faqe“Universiteti duhet t’i identifikojë dhe t’i mbështesë të talentuarit”

Intervistë me prof. asoc. dr. Ermira Qosja, organizuese e konkursit “Projekti më i mirë i biznesit” 

Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut, organizoi këtë javë konkursin “Projekti më i mirë i biznesit”, me studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik. Pse u shërben studentëve një konkurs i tillë?

Departamenti e zhvilloi këtë konkurs, në përmbyllje të lëndës së biznesit, që studentët e Fakultetit Ekonomik zhvillojnë në vitin e dytë të nivelit Bachelor. Në konkurs ne sollëm studentët me projektet më të mira të biznesit, 11 grupe, 34 studentë (nga 350 studentë të vitit të dytë) që punuan në grup dhe vendosën të prezantonin me shumë cilësi e personalitet, duke reflektuar dije, përpjekje e angazhim, e mbi të gjitha që garuan duke e kërkuar me shumë dinjitet fitoren.

Jeta është e gjitha si një konkurs, sapo mbaron një të shfaqet një tjetër, e kështu vazhdon, nëse ja del, shanset rriten, ndërton jetën e karrierën tënde, shkon përpara. Konkurset ia vlejnë jo vetëm për ata që ia dalin të garojnë dhe fitojnë, por ato shërbejnë për të kthyer në shembuj inspirimi studentët garues, për shokët e tyre të kursit dhe më gjerë.

Për më tepër, sot kur flitet për projektet e biznesit, duhet patur parasysh që shumë prej tyre financohen e mbështeten nga organizata të shumta, studentët me ide start up-i, duhet të mësojnë të garojnë për t’i fituar këto financime, e për këtë duhet të kenë aftësi për të bindur kapitalistët engjëj apo donatorët.

Universiteti e ka për detyrë të punojë me të talentuarit, t’i identifikojë, t’i tërheqë, t’i zhvillojë, t’i angazhojë e t’i mbështesë për më tej, për këtë arsye një konkurs shërben shumë. Universiteti, pedagogët dhe e gjithë struktura në suport të studentit, duhet të punojnë çdo ditë më të talentuarit, ata ngjyrosin pozitivisht ambientin ku ne jeni, shoqërinë tonë, por i shërbejnë universitetit dhe në një mënyrë tjetër, ata bëhen elementë identifikues të markës – emrit të universitetit.

Si u vlerësuan fituesit? Besoni se ka te të rinjtë e sotëm, elementë që mund të jenë nesër të suksesshëm në këto fusha? Juria ishte e përbërë dhe nga përfaqësues të biznesit, pse një zgjedhje e tillë? A shohin ata potenciale të vërteta te studentët?

Studentët u vlerësuan nëpërmjet një jurie prej shtatë personash, tre prej të cilëve pedagogë të UET-së, tre përfaqësues të biznesit dhe njëkohësisht ALUMNI të universitetit dhe një studente fituese e një konkursi start up-i. Zgjedhja e jurisë, u bë e tillë, jo vetëm për t’i dhënë ngjyrat e një gare të vërtetë, por dhe për t’i vënë studentët në kushtet e një gare impenjative. Për fituesit pati dhe një çmim në vlerë monetare, e për këtë falënderoj drejtuesit e universitetit, që mbështetën projektin që propozuam së bashku me koleget msc. Ertila Druga dhe dr. Denisa Mamidho.

Nga Erjon Uka

 

fituesetJuria me pedagogë dhe përfaqësues të biznesit

Juria e vlerësimit të studentëve për idetë e tyre në marketing, nuk ishte vetëm me pedagogë të UET-it, por kishte të ftuar dhe përfaqësues të biznesit nga kompani të mëdha në vend, si dhe ish-studentë të UET-it, që kanë arritur të jenë të suksesshëm në fushën e Menaxhim-Biznesit dhe Marketingut. Një nga anëtarët e jurisë, Anis Brahimi Treni, menaxhere e kompanisë “Coca-Cola Albania” shpreh për Mapo-n arsyen pse u bë pjesë e kësaj jurie dhe vlerëson nismën e UET-it. “Kjo iniciativë thyen formatin e shkollës klasike, duke iu dhënë mundësinë studentëve të krijojnë një edukatë kërkimi, pune në grup dhe kompeticioni të ndershëm. Suporti që iu jep ky universitet, duke prekur eksperiencën në biznese, si vizita e studimit në fabrikën Coca-Cola, apo përballjen me praktikat reale, po përgatisin një brez të motivuar dhe këmbëngulës”, thekson ajo.

 

Angela RusmaliAngela Rusmali: Konkurse të tilla rrisin vetëbesimin

Për Angela Rusmalin, ishte hera e parë që prezantonte në një auditor të gjerë dhe përpara një jurie me pedagogë dhe studentë. Studentja e financës shprehet gjithashtu, se ishte një surprizë për të “konfrontimi” me jurinë, e cila vazhdimisht i bënte pyetje dhe kërkonte edhe më shumë sqarime mbi planin e tyre. “Projekti ynë quhej ‘BioArMed-farms’, që domethënë Biological-Aromatic-Medicine-farms. Ne mendojmë se Shqipëria është një vend i pasur me një diversitet të lartë biologjik dhe ekologjik, duke përbërë një mjedis të përshtatshëm për bio-resurset si bimë mjekësore, aromatike dhe kozmetike. Me grumbullimin, tharjen dhe paketimin e tyre, ‘BioArMed-farms’ do të ofrojë lëndë të parë, bimë mjekësore dhe aromatike, cilësore dhe plotësisht natyrale. Ky projekt konsiston në ofrimin e artikujve bimorë, duke qenë se natyra dhe mjedisi janë ndër komponentët më të rëndësishëm jetësorë dhe kërkesa për produktet Bio është duke u rritur ditë pas dite. Natyrisht që duke qenë se ne jemi studentë, zbatimi i këtij projekti është disi i parealizueshëm për momentin. Unë personalisht financohem ende nga familja, kështu që nuk mund të financoj akoma një projekt timin. Por, ky plan biznesi që ne kemi hartuar është mjaft i saktë dhe fitimprurës për ne si sipërmarrës, si konsumatorë dhe si qytetar të këtij vendi”, -thotë Angela. Këto lloj konkursesh i sheh si të domosdoshme për studentët, si për të filluar formimin profesional, ashtu edhe për të krijuar vetëbesimin e nevojshëm. “Konkurse të tilla përgatisin studentët për një të ardhme të afërt, ku fjala konkurs do të jetë e pranishme kudo për ne. Aktivitete të tilla nxisin rritjen e përkushtimit, punës dhe ambicies te çdo individ. Personalisht, përvoja që fitova në këtë aktivitet, ka formuar tek unë një vetëbesim për të cilin kisha vërtet nevojë.”

ShyqiriaShyqirie Miftari: Qëllimi i biznesit është të krijojë vlerë në vazhdimësi

Gjithashtu studente e financës në vitin e dytë, Shyqirie Miftari tregon se ideja erdhi pasi mblodhën gjithë informacionin e nevojshëm mbi tipologjitë e bizneseve që operojnë në Shqipëri. Është entuziaste për hapjen e një biznesi që bazohet në florën e vendit tonë, pasi ashtu siç thotë edhe vetë, në Shqipëri rriten rreth 3200 lloje bimësh, ndër të cilat 300 janë bimë mjekësore. E sheh shumë të realizueshëm në realitet këtë projekt, pasi është një biznes që nuk kërkon teknologji të lartë dhe plotëson nevojat e konsumatorëve që dita-ditës kërkojnë më shumë produkte cilësore të pastra biologjikisht. Por Shyqiria nuk është kaq entuziaste kur flet për klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Si një sipërmarrëse e ardhshme, ajo liston disa nga vështirësitë që has biznesi shqiptar. “Shqipëria është një vend në zhvillim dhe nuk ofron një mjedis të mirë ekonomik për bizneset. Kjo kryesisht vjen si rezultat i paqëndrueshmërisë në ekonomi. Klima e tregtisë dhe biznesit, kërkohet të përmirësohet përmes nxitjes së bashkëpunimit midis qeverisë dhe biznesit, kapaciteteve në rritje për zbatimin e praktikave më të mira në lehtësimin e tregtisë dhe shërbimeve. Bizneset në Shqipëri janë kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Nëse do të përmendja disa nga vështirësitë e të bërit biznes do të ishin politikat fiskale, mungesa e burimeve të nevojshme për financim, çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe naftës, tarifat e larta në dogana dhe gjithashtu konkurrenca e ashpër e produkteve të huaja. Qëllimi i biznesit duhet të jetë të krijojë vlerë në vazhdimësi dhe jo të krijojë vetëm përfitime momentale”, përfundon Shyqiria.

 

Mundesi të arta për të studiuar në Angli

$
0
0

IntervisteIntervistë me Z Jonathan Ulmer, përfaqësues i Cambridge Education Group

 Pse studentët shqiptarë duhet të zgjedhin Cambridge Education Group?

Që në vitin 1952 Cambridge Education Group ndihmon studentët e Mbretërisë së Bashkuar dhe ata ndërkombëtarë për të arritur më të mirën e tyre nga ana akademike dhe kreative. Kolegjet  CATS në UK dhe SHBA ofrojnë programe rigoroze akademike duke bërë të mundur pranimin e studentëve   në universitetet më prestigjioze në   Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Studentët e CEG vijnë nga mbi 120 vende dhe vazhdojnë studimet e tyre jo vetëm në Universitetet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në Universitetet kryesore në mbarë botën. CEG ka krijuar një reputacion të lakmueshëm me Universitetet më të mira të Mbretërisë se Bashkuar. Ata janë specialistë në ofrimin e programeve akademike dhe të gjuhës angleze, duke pasur dhe shtrirje globale.

CEG punon ngushtë me Oxford dhe Cambrigde në përgatitjet e Oxbridge dhe programeve mjekësore, ofron kurse me qëndrim në kampuse për kolegjet e Universitetit të Londrës (Birkbeck, Goldsmith dhe Queen Mary); LSE dhe Imperial tashmë presin aplikime nga studentët e CEG; Universiteti i Arteve të Londrës dhe Kingston ofrojnë organizime të intervistave ekskluzive dhe akreditojnë programet e CEG.

Studentet shqiptarë kanë arritur rezulate shume te larta dhe kanë arritur të fitojnë studimet e larta në Universitetet më të mira ne Britani si Oxford, Cambridge, London School of Economics (LSE), Imperial College London, Queen Mary University of London, University College London etj.  Progresi i studentëve shqiptarë në CEG është mbresëlënës.

Cilat janë kriteret e pranimit në CATS College?

Studentët duhet të kenë një notë mesatare relativisht të lartë dhe një zotërim të mirë të gjuhës angleze. Më pas ata i nënshtrohen Entry Test (Testit të Pranimit) i cili përfshin testin e gjuhës Angleze dhe të Matematikës. Gjithashtu intervistat individuale me secilin student përbëjnë një kriter tepër të rëndësishëm të përzgjedhjes. Në bazë të rezultateve të testeve si dhe të intervistave, do të ofrohen dhe bursa studimi.

Çfarë mendon z. Jonathan Ullmer, MBE,  Principal  i njërit prej Kolegjeve që kanë arritur rezultate shumë të mira, lidhur me programin IB?

Në Mbretërinë e Bashkuar normalisht shkollat më cilësore ofrojnë edhe IB. Që të ofrosh IB duhet që shkolla të plotesojë kritere të larta cilësore. Kolegji që unë drejtoj  CATS College in Canterbury është një  IB World School dhe ofron këtë diplomë për student shqiptarë dhe e nga e gjithë bota. Jo të gjitha shkollat mund të ofrojnë këtë diplomë.

Pas marrjes me sukses të kësaj diplome mund të pranoheni në Universitet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar ose në të gjithë botën. Shumë universitete në Amerikë ju japin studentëve deri në një vit kredit nëse kanë studiuar IB, pra nëse Universiteti ka 4 vite studenti pranohet në vitin e dytë direkt, pra bën vetem 3 vite Universitet..

Ne gjithashtu ofrojmë edhe  ‘A’ levels por ky kurs është më i përshtashëm për ato studentë që duan të fokusohen vetëm në 3 ose 4 lëndë.

 Çfarë oforn kolegji CATS në Canterbury?

CATS Canterbury është unik. Ndërsa kolegjet tona në Londër iu ofrojnë pamjet dhe madhështinë e një qyteti shumë të madh dhe Cambridge ka akomodimin të shpërndarë si një Universitet,  CATS Canterbury është si një Boarding school.

Kolegji dhe konviktet janë shumë afër në New Dover Road, pranë qendrës së bukur të qytetit  Canterbury.

Për studentët me moshë nën 16 kemi një sistem më të stukturuar. Edhe detyrat e shtëpisë kontrollohen pas mësimit, shoqërohen nga kujdestarë për të ngrëne darkën dhe duhet që të kthehen në godinën e fjetjes në orën 19:30, ku kanë aktivitete të ndryshme në mbrëmje dhe në fundjavë. Shumë prindër e pëlqejnë këtë strukturë sepse për fëmijët e tyre është një transferim i këndshëm nga një shtëpi e vogël në një shtëpi më të madhe- CATS  College Canterbury.

 Si dhe kur do të ofrohen bursat e studimit?

Bursa e studimit do të ofrohen duke u bazuar tek rezultatet e testit të pranimit i cili përfshin testin e matematikës dhe të gjuhës Angleze dhe nga intervistat me Z Jonathan Ulmer  dhe Znj, Natalia Volchugova, përfaqësuese e Kolegjeve CATS UK  dhe USA në Hotel Rogner nesër datë 17 Shkurt nga ora 9.00 deri 18.00  dhe pasnesër datë 18 shkurt nga ora 9.00 deri në ora 13.00

Nëse jeni të interesuar mund të telefononi në numrin 0693729930 ose studyopw@gmail.com

Study Opportunities Worldwide në bashkëpunim me Cambridge Education Group në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Amsterdam dhe Suedi ofrojnë programet:

  • GCSE
  • A-level
  • University Foundation
  • International Baccauleraute (IB)
  • Studime Parauniversitare
  • Kurse te gjuhes Angleze

Ja çfarë shkruan një student i letërsisë për shkrimtarin francez Marcel Proust

$
0
0

studentiMarcel Proust edhe mund të mos e kesh dëgjuar ndonjëherë. Dhe kjo ndodh po të mos kesh patur të bësh me librat e letërsinë.

Në të tilla kushte është krejt e natyrshme të mos të të interesojë se çfarë ka qenë e ç’vepër ka lënë.

Por nëse je student i letërsisë, s’ka justifikim!

Sepse nëse nuk e di të paktën që ai ka qenë autor francez, do të tallen të gjithë me ty.

Kështu po ndodh me një student të pedagogut Agron Tufës.

Ai ka publikuar shkrimin e një studenti mbi Proust -in, për të cilin shkruan me bindje se është rus dhe veçon faktin se ka marrë pjesë në varrimin e Lev Tolstoi-t.

“Për të qarë apo për të qeshur”, pyet Tufa. /Lapsi.al

Kur fëmijët tuaj të ankohen për shkollën, tregojuni këto foto

$
0
0

Nëse fëmijët tuaj ankohen se përtojnë për të shkuar në shkollë, ndoshta është mirë që t’u tregoni këto foto.

Fëmijët në Dhaing të Nepalit nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveç këtij kablli-urë për të shkuar në shkollë.

Kalimi i lumit është i nevojshëm për të shkuar në shkollë, por edhe për banorët që të shkojnë të bëjnë pazar ose të takojnë të afërmit e miqtë.

A boy crosses the Trishuli River, in Benighat, Nepal via the dodgy cable in order to make his daily trip to and from schoolA group of people make their way across the river in a carriage, while using a basket to shift their goodsResidents of the village in central Nepal must use the cable crossing everyday in order to carry out necessary activitiesA group of schoolgirls make their way along the cable during an attempt to make the incredibly treacherous river crossingA girl climbs down from the flimsy wooden carriage after having successfully navigated the treacherous cable crossingA group of schoolgirls, sitting in a basic rope seat, pull themselves across the cable by hand as they make their way to schoolAccidents in and around Dhaing village have bolstered demands for proper bridges to cross the fearsome Trishuli River

Viewing all 1180 articles
Browse latest View live