Ministria e Arsimit ka përcjellë javën që shkoi pranë çdo universiteti publik dhe privat listën me emrat e kandidatëve për studentë për vitin akademik 2017-2018.
Universiteti Europian i Tiranës ka shënuar rritje në numrin e kandidatëve që e kanë zgjedhur këtë universitet për të studiuar në një nga tri fakultetet e tij me 2862 zgjedhje dhe 1768 kandidatë gjithsej, sipas listës që ka mbërritur zyrtarisht nga QSHA.
Kjo shifër e ka vendosur UET më të zgjedhurin nga universitetet private në vend.
Numri i maturantëve që kanë vendosur UET në një nga zgjedhjet e tyre për studime është rritur nga viti që shkoi, që ishte 2374 zgjedhje.
Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në faqen online të UET dhe të gjithë universiteteve të tjera më datë 28 gusht.
Data 29 gusht shënon dhe nisjen e regjistrimit për në universitetet ku janë shpallur fitues. Ky afat përfundon më 11 shtator.
Për këtë vit akademik numri i aplikantëve në raundin e parë është 25.822 maturantë dhe kuota të lira në total për studentët brenda vendit janë 32.268 nga të cilat në universitetet publike 22.897, ndërsa në universitetet private 9.371.