Të enjten e 20 korrikut nis aplikimi i maturantëve për në universitete.
Sipas kalendarit të hartuar nga ministria, kandidatët e Tiranës fillojnë të parët dhe kanë tre ditë kohë për të përcaktuar preferencat për studimet e larta.
Procesi i aplikimit zgjat deri ne 29 korrik.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të provimeve u bën apel kandidatëve që para përcaktimit te degëve të bëjnë mirë llogaritë.
Një muaj pas aplikimit, shpallen fituesit dhe në 29 gusht nis regjistrimi ne universitete.
Këtë vit do të ketë dy raunde regjistrimesh me disa nën-faza të lëvizjes së vijës së kuqe.
Kandidatët fitues kanë 48 orë kohë për t’u regjistruar.
Ndërsa nëse synojnë një degë më të mirë, duhet të presin raundin e dytë, kur aplikohet sërish me formular, madje duke shënuar degë të ndryshme nga aplikimi i parë.
Drejtues në Ministrinë e Arsimit sqarojnë se këtë vit procesi i pranimeve është përmirësuar.
Skema e re synon të mos krijojë tension tek të rinjtë, pranimet kryhen me shpejt dhe çdo lëvizje e listës do të pasqyrohet në kohë reale në sistem.
Por ndërkohë që do bëni zgjedhjet tuaja, më poshtë është një prej fjalimeve më të bukura të mbajtura në një ceremoni diplomimi.
Aktori Mirush Kabashi emocionoi ndjeshëm studentët e Universitetit Europian të Tiranës në ceremoninë e diplomimit para pak ditësh.
Ai recitoi “Në mundsh” të Kiplingut dhe mbajti një fjalim sipas stilit “commencement speech”.
“Fjalimet e hyrjes” janë të famshme sidomos në universitetet amerikane.
Personazhe të njohur mbajnë një fjalim unik, ku ndajnë eksperiencën, vlerat, japin këshilla dhe ‘ofrojnë’ emocione.
Forma precize e këtyre fjalimeve nuk është e përcaktuar.
Folësi mund të thotë gjëra nga më të ndryshmet.