Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

UET hap seksionin e Filozofisë Analitike

$
0
0

Nga filozofia humaniste kontinentale tek filozofia analitike anglo-sanksone. UET sjell një manual mbi filozofinë dhe librin e Roger Scruton për studentët e të gjitha fushave

Një nga filozofit më të famshëm anglezë, që vjen nga katedrat  universitare, dhe përfaqësuesi më i shquar i Filozofisë Analitike, Roger Scruton, vjen shqip nga UET-Press me librin e tij “Filozofia moderne; nga Aristoteli te Filozofia Analitike”.

Ky libër, i cili promovohet nesër në UET, trajton 31 tema të ndryshme sipas këndit të filozofisë analitike me parathënie të posaçme për botimin shqip nga Roger Scruton dhe hyrje introduktive nga Spartak Ngjela.

Libri është preludi i vendimit që ka marrë Universiteti Europian i Tiranës për të hapur seksionin e filozofisë analitike brenda departamentit të shkencave humane në UET dhe ky libër do të jetë libër universal i detyruar për të gjithë studentët e UET në vitin e parë, programi bazë, një përpjekje për të futur frymën analitike në krahasim me një traditë të përjetshme, që nga rilindja kombëtare, që është tradita humaniste apo racionalizmi kontinental.

Një grup pedagogësh që kanë studiuar të paktën në një prej tre cikleve të studimit, Bachelor, Master apo Doktoraturë, për filozofi, i janë bashkangjitur kësaj nisme për ta kthyer filozofinë analitike në një bazë studimore për studentët e UET-it duke nisur që nga ky vit i ri akademik.

Klementin Mile, pedagog i Filozofisë në UET, thotë se “nisma është një sfidë sepse një europian ose shqiptar në këtë rast trajnohet më së shumti në traditën kontinentale të filozofisë, është të përshtaten me një lloj tjetër të menduari dhe të komunikuari të filozofisë”.

Po pse UET e mori një nismë të tillë?

“Filozofia analitike është trendi kryesor në universitetet më të shquara të Europës dhe botës. Nuk e shohim vetëm në vendet me një traditë të tillë të gjatë të filozofisë analitike, si Britania e Madhe apo SHBA, por e shohim edhe në universitetet franceze apo gjermane, që deri disa dekada më parë kanë qenë më së shumti të fokusuara tek filozofia kontinentale. Ka mjaft dallime mes filozofisë analitike dhe asaj kontinentale, por një dallim që ka rëndësi që të bëhet është që filozofia kontinentale është një lloj filozofie pa argument ose më saktë argumentimi në filozofinë kontinentale ka rol dytësor, më shumë rol ka imagjinata, metaforat ose hedhja e tezave në mënyrë intuitive në një farë sensi.

Ndërkohë që në filozofinë analitike rëndësinë parësore e ka argumentimi i tezave që hidhen, qartësia e gjuhës me të cilat ato shprehen, në mënyrë që të shmanget përdorimi i panevojshëm apo i pavend i metaforave që do errësonin gjuhën, dhe sipas filozofëve analitikë dhe kuptimin”, shprehet Mile për gazetën Mapo.

Po çfarë i duhet filozofia analitike një studenti të shkencave të tjerave përveç atyre humane? Edhe për këtë Mile e ka një argument.

“Siç thashë filozofia analitike i jep rëndësi parësore argumentimit dhe argumentimi është si të thuash produkti kryesor i logjikës. Pra nëse ne logjikojmë, logjika që ne përdorim merr formën e argumentit të premisave që të çojnë në një konkluzion në një farë sensi dhe kjo duhet kudo në çdo fushë. Edhe një mjek nëse do të përcaktojë diagnozën apo kurën për një sëmundje do të duhet të argumentojë domosdo. Ashtu sikundër logjika është e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme, ashtu edhe filozofia analitike përshkak se e përdor shumë llogjikën”, thotë ai.

Por ky seksion i UET-it ka menduar që përveç tekstit bazë të Scruton të përfshijë dhe një manual të filozofisë për studentët.

“Ky tekst sigurisht do jetë një hyrje në filozofi, do bëhët në të gjitha fushët e studimit. Por gjithashtu ka një manual të përkthyer nga gjuha franceze dhe që jep nocionet bazë  filozofike dhe që studentët do marrin këto nocione bazë para se të bëjnë këtë libër që është goxha i vështirë dhe abstrakt”- përfundon ai.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles