Inicimi i këtij projekti përkoi me kandidatim për deputet të PS-së, të një prej themeluesve të Universitetit Evropian të Tiranës, Laert Duraj me origjinë nga treva e Tepelenës, i cili përshëndeti këtë inisiativë të UET dhe pushtetit lokal të qarkut të Gjirokastrës.
Një takim në sheshin e qytetit të Tepelenës për të promovuar projektin e ri Universitetit Evropian të Tiranës dhe qarkut të Gjirokastrës dhe të Shkodrës. “10 vjet/11 bashki: dizenjim i planeve zhvillimore” të 11 bashkive të këtyre dy qarqeve, mblodhi pedagogë, mësues, sipërmarrës, aktivistë të shoqërisë civile dhe pushtetarë lokalë. Inicimi i këtij projekti përkoi me kandidatim për deputet të PS-së, të një prej themeluesve të Universitetit Evropian të Tiranës, Laert Duraj me origjinë nga treva e Tepelenës, i cili përshëndeti këtë inisiativë të UET dhe pushtetit lokal të qarkut të Gjirokastrës.
Administrati i Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili, duke ndarë idetë bazë të këtij projekti që, nisi dje në Tepelenë tha se: “Shqipëria ndodhet në një fazë tjetër, universiteti në një fazë të re zhvillimi. Është koha që universiteti privat të dalë në terren, dhe të takojë problematikat e komuniteteve dhe rajoneve në terren.
Kjo është filozofa e projektit që kemi iniciuar me dy qarqet, dhe personalisht është një rast simpatik ta nisim këtë me Tepelenën që përkon dhe me zonën elektorale të deputetit tuaj të ardhshëm, mikut tonë, njeriut që ka vënë një arkitra në themelimin e Universitetit Evropian të Tiranës, Laert Duraj: Menaxher i shkëlqyer, tepelenas i paepur, dhe njeri me ambicje publike për zonën tuaj”.
Presidenti i UET, ekonomisti Adrian Civici duke folur teknisht dhe konkretisht për projektin tha: “Rëndësi ka në zhvillimin e ardhshëm të zonës krijimi i një produkti lokal të shitshëm: qoftë produkt historik, qoftë ky një shërbim.
Nuk mjaftojnë vetëm potencialet duhen ide të reja për krijuar produktin zhvillues. Ky është qëllimi i këtij projekti dhe këndi i vështrimit për 11 bashki dhe dy qarqet”
Takimin e përshëndetën, kryetari i Qarkut Armand Hila, dhe kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi. Kandidati Laert Duraj evokoi disa ide me anë të të cilave si deputet i ardhshëm, do t’i planifikojë dhe t’i konkretizojë për zhvillimin e rajonit të Tepelenës, Memaliaj. Duraj është kandidat nga shoqëria civile, ekonomist, menaxher, një nga themeluesit e Universitetit Evropian të Tiranës, dhe aktualisht është administrator i Kolegjit Profesional i Tiranës.