Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Si ndikon pjesëmarrja në mësim në arritjet akademike të studentëve

$
0
0

Përfshirja në mësimdhënie konsiderohet një faktor me ndikim të rëndësishëm në arritjet akademike të studentëve. Problemi kërkimor hulumton marrëdhëniet dhe ndikimin e përfshirjes në mësimdhënie dhe arritjeve akademike të studentëve. Tri instrumente u zbatuan në kërkim. 1. Database i frekuentimit të studentëve. 2. Database i arritjeve akademike të studentëve (n=141). 3. Intervista gjysmë të strukturuara me pedagogë (n = 19). Përfundimet e kërkimit vërtetuan se përfshirja aktive në mësimdhënie ndikon në masën 27.6% në arritjet akademike të studentëve.

Nga Dr. Nazmi Xhomara*

Qëllimi i kërkimit është të hulumtohen marrëdhëniet ndërmjet përfshirjes në mësimdhënie dhe nivelit të arritjeve akademike të studentëve. Në një studim longitudinal të autorëve Ryan e të tjerë (2010) hulumtohet marrëdhënia ndërmjet frekuentimit të mësimdhënies në universitet dhe arritjeve akademike të studentëve. Studentët të cilët frekuentojnë mësimdhënien e drejtpërdrejtë në auditorë arrijnë rezultate më të larta akademike se sa studentët të cilët nuk i frekuentojnë ato. Variabla të tjerë të matur në studim të cilët ndikojnë në arritjet akademike të studentëve përfshijnë: 1. Orët e studimit. 2. Arritjet akademike të mëparshme. 3. Standardet e mësimdhënies të universitetit.

Bazuar në studimet e autorëve: Schmidt (1983); Romer (1993); Durden and Ellis (1995); Dolton, Marcenaro and Navarro (2003); Martins and Walker (2006) and Cohn and Johnson (2006), rezulton një ndikim statistikisht domethënës ndërmjet pjesëmarrjes së studentëve në auditor gjatë mësimdhënies dhe arritjeve të tyre akademike. Sipas autorëve (Dobkin, Gil and Marion, 2007); (Park and Kerr, 1990) rezulton se përqindja e studentëve që nuk frekuentojnë rregullisht orët e mësimdhënies në universitetet amerikane varion nga 40- 70% e tyre. Sipas një studimi të bërë në Lincoln University nga autori Fleming ( 1992), (cituar nga Kottasz, 2005) rezulton se shkaqet kryesore që studentët nuk frekuentojnë mësimdhënien janë: 1. Presioni konkurrues i vlerësimit (24% ). 2. Niveli i ulët i mësimdhënies (23%), 3. Orari i mësimdhënies (16%), 4. Cilësia e ulët e përmbajtjes së leksioneve (9%). Sipas autorit (Hidi, 1990; Lepper and Cordova, 1992; Gottfried, 1985), studentët që kanë motivim të brendshëm arrijnë rezultate më të larta akademike. Variablat që ndikojnë motivimin e brendshëm përfshijnë: a) interesin e studentëve për lëndën; b) dëshirën për sukses; c) dëshirën për të provuar vetveten; d) kënaqësinë që marrin nga materialet burimore; (e) vëllimi i tutoriatit inkurajues…

Metoda e përdorur në studim është kryesisht sasiore, e mbështetur edhe nga metoda cilësore. Lloji i kërkimit është kërkim korrelacional. Kampioni i studimit përbëhet nga (1) studentët, (2) pedagogët. Lloji i kampionimit është i volitshëm. Instrumentet e kërkimit përfshijnë: (1) Database i frekuentimit të studentëve; (2) Database i arritjeve akademike të studentëve; (3) Intervista gjysmë të strukturuara. Analizat statistikore të kryera për të hulumtuar marrëdhëniet ndërmjet variablave frekuentimi i mësimdhënies dhe arritjet akademike përfshijnë: (1) Chi Square test; (2) Korrelacion linear bivariat; (3) Regresion linear bivariat.

Rezultatet dhe diskutimi

Testimi i hipotezave

Tabela 1: Korrelacioni- frekuentimi i mësimdhënies me arritjet akademike

Correlations
  OreMesFrek ArritjeAkad
OreMesFrek Pearson Correlation 1 .530**
Sig. (2-tailed)   .000
Sum of Squares and Cross-products 16429.617 1216.000
Covariance 117.354 8.686
N 141 141
ArritjeAkad Pearson Correlation .530** 1
Sig. (2-tailed) .000  
Sum of Squares and Cross-products 1216.000 320.000
Covariance 8.686 2.286
N 141 141
**. Correlation is significant at the 0.01 level (2-tailed).

Bazuar në vlerën e Pearson Correlation .530 rezulton se ndërmjet variablave frekuentimi i mësimdhënies dhe arritjet akademike ekziston korrelacion linear pozitiv me vlerë mesatare. Si konkluzion verifikohet hipoteza alternative # 1: Ndërmjet variablave frekuentimi i mësimdhënies dhe arritjet akademike ekziston korrelacion linear pozitiv.

Tabela 2: Regresion- frekuentimi i mësimdhënies me arritjet akademike

Model Summaryb
Model R R Square Adjusted R Square Std. Error of the Estimate Change Statistics
R Square Change F Change df1 df2 Sig. F Change
1 .530a .281 .276 1.28634 .281 54.391 1 139 .000

Bazuar në vlerën e koeficientit të përcaktueshmërisë R Square .281 të përftuar nga regresioni linear bivariat rezulton se 27.6% e ndryshimit në variablin e varur arritjet akademike përcaktohet nga variabli i pavarur frekuentimi i mësimdhënies. Si konkluzion verifikohet hipoteza alternative # 2: Frekuentimi i studentëve në mësimdhënie ndikon në nivelin e arritjeve akademike.

Konkluzione

Bazuar në vlerat e frekuencave të variablit arritjet akademike arrihet në përfundim se: (1) në nivelin dobët (nota 4) janë renditur 9.9% e respondentëve; (2) në nivelin e ulët që përfshin nivelet mjaftueshëm dhe nënmesatar (notat 5, 6) janë renditur 19.7% ; (3) në nivelin e mesëm ku përfshihen nivelet mesatar dhe mirë (notat 7, 8) janë renditur 55.7%; (4) në nivelin e lartë ku përfshihen nivelet shumë mirë dhe shkëlqyeshëm (notat 9, 10) janë renditur 14.1%.

Bazuar në vlerën e domethënies statistikore- Sig. (2-tailed) .000 të përftuar nga korrelacioni lienar bivariat rezulton se ndërmjet variablave frekuentimi i mësimdhënies dhe arritjet akademike ekzistojnë marrëdhënie statistikisht domethënëse.

Bazuar në vlerën e Pearson Correlation .530 rezulton se rritja e nivelit të frekuentimit të mësimdhënies ndikon në rritjen e nivelit të arritjeve akademike.

Bazuar në vlerën e koeficientit të përcaktueshmërisë R Square .276 të përftuar nga regresioni lienar bivariat rezulton se 27.6% e ndryshimit në variablin e varur arritjet akademike përcaktohet nga variabli i pavarur frekuentimi i mësimdhënies.

Rekomandime

Fakultetet të konsiderojnë frekuentimin e mësimdhënies nga studentët si një faktor që ndikon në arritjet e tyre akademike.

Fakultetet të inkurajojnë studentët të rrisin nivelin e frekuentimit në mësimdhënie si një faktor që përcakton nivelin e arritjeve të tyre akademike.

Fakultetet të hartojnë programe dhe politika inkurajuese për të rritur numrin e studentëve që ndjekin mësimdhënien e drejtpërdrejtë në auditorë.

Fakultetet të inkurajojnë pedagogët të ofrojnë mësimdhënie interaktive në auditorë me synim rritjen e interesit të studentëve.

Fakultetet të ofrojnë mundësi digjitale alternative për studentët me synim ofrimin e mundësive edhe për studentët që nuk frekuentojnë rregullisht mësimdhënien e drejtpërdrejtë në auditor.

* Lektor, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit, Universiteti Europian i Tiranës. Titulli origjinal: Frekuentimi i mësimdhënies si variabël parashikues i arritjeve akademike të studentëve


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180