Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Tandek: Si punësohen të rinjtë shqiptarë në SHBA

$
0
0

Tandek është një agjenci e cila ofron shërbim konsulence për programet akademike dhe joakademike. Agjencia ishte pjesë e panairit të punës në UET për të prezantuar një prej programeve më të kërkuara dhe të pëlqyera nga studentët, i cili është punësimi veror për studentët, të cilët vijnë nga universitete të akredituara dhe ndjekin një program pranë këtij institucioni. Përfaqësuesja e kësaj agjencie, Drenica Rrahmani, tregon procedurat që ndiqen për punësimin veror të studentëve shqiptarë përtej Oqeanit. Ajo thekson se vetëm studentët që vijnë nga universitetet e akredituara mund të përfitojnë nga ky program dhe studentët e UET kanë qenë pjesë e tij prej shumë vitesh.

Ku punësohen këta studentë?

Studentët punësohen gjatë verës në SHBA dhe punojnë me rregullat amerikanë. Gjithçka është e rregullt, programi iu jep mundësinë që të punojnë gjatë periudhës korrik-shtator dhe gjithashtu studentët kanë mundësi që të udhëtojnë dhe në shtete të tjera të SHBA-së, pas programit të punësimit.

Sa vite keni në këtë lloj tregu dhe sa të rinj shqiptarë shkojnë me këtë lloj programi?

Ky është viti i pestë i operimit të agjencisë sonë dhe kemi katër vite që punojmë me këtë program. Ka shumë kërkesa për studentë, vendet janë të limituara, pra ne nuk mund të konsiderojmë çdo numër të kërkesave, duke qenë se natyra e këtij programi është e shkëmbimit kulturor dhe vendet për këtë program janë të kufizuara. Numri në total i kërkesave që mund të kemi marrë ka qenë deri në 100 deri tani, por vetë faktin që kanë qenë vendet e limituara nuk kemi patur mundësi që t’jua ofrojmë të gjithë studentëve që kanë kërkuar të jenë pjesë e këtij programi. Besoj që do të kemi një numër më të madh të pranimeve këtë vit, presim që të marrim më shumë aplikime.

Ka studentë të UET-it që ikin me këtë lloj programi?

Ne e kemi filluar me UET-in dhe kemi qenë goxha të kënaqur. Kemi patur aplikantë goxha të mirë, të cilët kanë ardhur dhe kanë treguar për eksperiencën e tyre të shkëmbimit kulturor. Kanë riaplikuar dhe janë riaprovuar. Pra i ka rezultuar me sukses eksperienca, kështu që ne shpresojmë që edhe për verën e ardhshme të kemi një numër të konsiderueshëm aplikantësh nga Universiteti Europian i Tiranës.

Punët që bëjnë studentët janë në shkollimin e tyre apo punë të ndryshme që mbulojnë një eksperiencë kulturore në një shtet tjetër?

Në këtë rast ajo që ka më shumë rëndësi është përvoja e shkëmbimit kulturor. Studenti ka mundësi të takojë bashkëmoshatarë nga shtete të ndryshme, kjo është me rëndësi. Pra, network-u, miqësitë e reja apo idetë novative që ata sjellin edhe pranë vendit të tyre janë me rëndësi dhe punët janë të natyrës së shërbimeve. Janë pozicione në sektorë të shërbimit, hoteleri-turizëm, mund të përkojë me një prej programeve që edhe universiteti ofron që mund të jetë e vlefshme. Unë them që është e vlefshme në CV, është avantazh konkurrues për studentët që kanë ambicie sepse një eksperiencë në SHBA është gjithmonë e vlefshme sepse në fund të fundit është sfiduese.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles