Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Arsimi i lartë, Civici: Duhet çmim real për treg cilësor! Malaj: Sot ‘luftë për talente’

$
0
0

FOTO 2 Civici-MalajPresidenti i “Universitetit Europian të Tiranës” Adrian Civici  ishte i ftuar së bashku me rektorin e universitetit “Luarasi” Arben Malaj në rubrikën “Opinion” ne News 24 për të folur për Reformën në Arsim, duke u ndalur në konferencën shkencore të dy ditëve më parë të organizuar nga Forumi i Rektorëve të Pavarur  dhe për tregun e arsimit të lartë.

Civici u shpreh se tregu i arsimit të lartë duhet të jetë transparent dhe cilësor, ndërsa duhet të paguhet një çmim real për tregun cilësor.

“Unë dua të ndalem tek koncepti, pra jo pazare për arsimin e lartë. Ne fund të shkollës ka një kosto  për të pasur një arsim cilësor. Kur themi arsimi i lartë duhet të përcaktojmë sa na kushton të përgatisim një student të mirë. Në Shqipëri kostoja në vit për një student për formimin e tij nuk i kalon 600-650 euro, kurse për vendet e zhvilluara shkojnë 7-8 mijë euro për student. Kur themi formojmë tregun e arsimit të lartë, duhet të kuptojmë që duhet investim. Shoqëria shqiptare ka një sfidë që duhet të zgjidhet. Duhet të paguajmë çmimin real për treg cilësor. Cilësia dhe standardi është në fokus të universiteteve. Kur themi treg i arsimit të lartë duhet të kemi parasysh se një diplomë është një profesionalizim që ndikon pozitivisht për ty dhe për vendin tënd” – u shpreh Civici.

Ndërkohë rektori i Universitetit ‘Luarasi’ Arben Malaj tha se reforma duhet të ishte ndërmarrë më parë, ndërsa testi real që bëhët për universitetet është ajo çfarë arrijnë studentët pas arsimit.

“Ne nuk jemi thjesht rektorë, jemi edhe prindër, dhe duhet  eliminuar çdo pengesë për përmirësimin e programeve tona akademike. Testi real që do bëhet për universitetet është ajo  çfarë arrijjnë studentët pas shkolle. Shqetësimi është a jemi ne të ndërgjegjshëm, jo vetëm për buxhetin, por rol të madh ka edhe stafi akademik. Shqetësimi jonë kryesor është që të ndërgjegjësohemi. Ne kemi dëgjuar për luftë monedhash, kurse sot është lufte e hapur për talentet. Ne jemi paraqitur dobët për t’i mbajtur talentet brenda dhe duhet bërë më shumë. Janë disa faktorë që na tregojnë se ne jemi dobët në këtë drejtim. Ne nuk mund të rrisim numrin e talenteve duke krijuar mure. Duhet nje politikë më agresive. Problemet zgjidhen duke zgjidhur kapitalin social të një vendi. Shqipëria ka nevojë të rrisë ofertën akademike, duke krijuar akses të njëjtë në SHBA apo  Evropë” – tha Malaj.

I pyteur se si mund të bëhet universiteti një vend për talentet dhe jo vetëm për të marrë një diplomë, Presidenti i UET, Adrian Civici tha se kjo është një nga gjërat që përmban ligj i Arsimit të Lartë.

“Nëqoftëse universitetet do të shikohen si qendra mësimdhënie natyrisht krijohet nje lloj limonite. Avantazhi i Shqipërisë është kostoja e lirë e fuqisë punëtore. Do të thotë një fuqi punetore e pakualifikuar. Vendi si Shqipëria e kanë ndryshuar me kohë këtë gjë. Ne duhet ta shtrojmë çështjen realisht, çfarë standardi dhe cilësie kanë studentët që ne nxjerrim. Ligji i ri e hap shume më tepër vizionin e universitetit dhe shërbimin e tyre. E bën universitetin cikël të zhvillimit”, – shpjegoi Civici.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180