Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

“Perceptimi i artit modern”, Ardit Gjebrea i ftuar në Forumet UET

$
0
0

ardituaModeratori i njohur i televizionit, artisti Ardit Gjebrea, do të kalojë sot nga skenat e festivaleve dhe studiove televizive në një auditor me studentë dhe pedagogë.

Gjebrea është i ftuari i radhës në Ciklin e Forumeve UET ku do të bashkëbisedojë me pedagogë dhe studentë mbi temën: “Perceptimi i artit modern”.

Aktiviteti zhvillohet ditën e martë, datë 17 Janar 2017, në orën 18:00, në Auditorin “AULA MAGNA”.

Gjebrea ka bashkëpunuar me UET-in në lançimin e Bursës Pashko, një nga bursat që tërhoqi shumë vëmendjen e publikut.

Bëhej fjalë për disa histori njerëzore të bëra publike në emisionin e Gjebreas, ku të rinj të talentuar nuk mund të vazhdonin shkollimin e tyre për shkak të varfërisë apo problemeve të tjera në familje.

Këtyre të rinjve UET u erdhi në ndihmë duke u ofruar bursë studimi falas dhe pagesë mujore jetese në Tiranë prej 25 mijë lekësh të reja në muaj.

Gjatë promovimit të grupit të parë porej 10 studentësh që morën këtë bursë për këtë vit akademik Gjebrea mbajti para studentëve një fjalë emocionuese.

“Ne që jemi sot këtu, nëse të gjithë do të ktheheshim pas në kohë, do të kujtojmë që secili nga ne ka pasur një histori, në mos të ngjashme, të përafërt më të gjithë ju që morët bursën Pashko. Asnjë nga ne nuk ka patur një fëmijëri të lehtë, një jetë të lehtë.Po të kujtohemi ndër vite, të gjithë kemi kaluar momente shumë të vështira dhe ja ku jemi sot. Mirëpo, ne shpesh harrojmë ta kthejmë kokën pas dhe ky është dhe misioni i të ‘Dielës Shqiptare’. Ne harrojmë, ne nisemi nga shtëpia shkojmë në punë, sot kemi një shtëpi të mirë, kemi një punë të mirë, por harrojmë të shohim se çfarë na rrethon. Iniciativa e Henrit për ta nisur këtë gjë, pa i parë rastet është një vlerë e shtuar. Pra ne, jo vetëm duhet të sensibilizohemi kur e shohim në televizion, por duhet ta shohim atë dhe kur ajo nuk shfaqet në ekran. Nëse ne do të bashkëjetojmë me të, jo thjesht fizikisht por edhe shpirtërisht, e di që kjo tingëllon pak ideale nga ana ime dhe unë vet ndoshta nuk e bëj gjithmonë këtë gjë, por të paktën të reflektojmë dhe të kuptojmë se janë këta ata të cilët nesër kur të bëhen si ne, të mos harrojnë atë të cilën e kanë kaluar më përpara. Unë shoh një qeveri të ardhshshme tek këta studentë dhe do të isha shumë i lumtur që këta të ishin qeveria e ardhshme, këta që po përgatiten këtu sepse unë jam i bindur që do të kishim një Shqipëri shumë më të bukur, që fatkeqësisht ende nuk e kemi sot”, u shpreh ndër të tjera ai.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Latest Images