Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

IAL-të private shqiptare, pjesë e Programit Erasmus Plus Capacity

$
0
0

tonin-gjurajPërfaqësues të disa IAL-ve private shqiptare po marrin pjesë në një program trajnimi në Universitetin e Salzburg-ut, Austri në kuadër të projektit QAinALB që financohet nga Komisioni Evropian në Programin Erasmus Plus Capacity Building in Higher Education.

Qëllimi primar i këtij trajnimi i cili zgjat tre ditë, 14-16 dhjetor, është përkrahja strategjike për forcimin e Sigurimit të Cilësisë në IAL-të private në Shqipëri.

Pikërisht për këtë arsye bashkë më të në trajnim ndodhen dhe përfaqësues nga universitetet të tjera private në Shqipëri siç janë Polis, Epoka, New York dhe Marin Barleti.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, që ndodhet në Salzburg, bën të ditur se në ditën e dytë të trajnimit në Universitetin e Salzburg-ut, diskutimet u përqendruan tek çështjet që lidhen me forcimin e strukturave, të sigurimit të cilësisë dhe përmirësimin e praktikave dhe procedurave për vlerësimin e kërkimit.

Prof. Dr Gjuraj pati dhe një takim me Prof. Franz Kok nga Universiteti i Salzburg-ut, me të cilin diskutoi rreth ecurisë së projektit EuroPS. Vetë Gjuraj shprehet se: “Arkitektura e UET-it për kërkimin shkencor me 7 projektet e mëdha kërkimore, drejtimet dhe kaset individuale kërkimore, si dhe grantet kërkimore u vlerësuan si një praktikë e mirë e qartë dhe e fokusuar. Tashmë bashkëpunimi me Universitetin e Salzburg-ut është konkret”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180