
Civici merr këtë detyrë pas largimit të një tjetër kolegu të tij, ekonomist dhe ish-ministër i Financave, Arben Malaj. Anëtarët e Këshillit Ekonomik janë emra të njohur të fushës ekonomike, nga jeta e biznesit dhe akademia.
Ky këshill ka rol këshillues për projekte me rëndësi zhvillimi të Bashkisë.
Këshilli u ngrit para një viti, si një inciativë e kryebashkiakut Erjon Veliaj, me synimin për të pasur një grup këshillimor për të gjitha çështjet me aspekt financiar, që kanë një impakt financiar në qytet.
Civici më parë ka mbajtur detyrën e anëtarët mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Aktualisht është president i Universitetit Europian të Tiranës dhe ka disa botime prestigjoze mbi ekonominë.