Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Shkolla e superheronjve

$
0
0

foto-shkrimi-kryesorArsimimi i pazakontë në Universitetin Draper. Themeluesi i shkollës thotë se programi i nxit studentët që të mendojnë në mënyrë krijuese për të tejkaluar sfidat. Synimi i tij është të ushqejë ndjenjën e sipërmarrësit, duke i quajtur ata superheronj

Në Luginën e Silikonit në Kaliforni ka shumë shkolla dhe programe që u mësojnë studentëve se si të fillojnë bizneset e tyre. Por, Universiteti Draper ka një teknikë të veçantë dhe të pazakontë të mësimdhënies. Themeluesi, Tim Draper, thotë se qëllimi i programit është përgatitja nga ana mendore e pjesëmarrësve për problemet dhe sukseset me të cilat mund të përballen në rolin e sipërmarrësit. Dy të diplomuar tregojnë historinë e jetës së tyre para dhe pas programit.

Jo rastësisht Christine Ntim jeton dhe punon 10 minuta larg aeroportit në Nju Jork. E rritur në Haiti, asaj i pëlqejnë udhëtimet, të cilat edhe ndikuan tek ideja për të formuar Vendedy, që ofron të dhëna mbi tregjet në rrugë. “Që nga stërgjyshërit e mi e deri te prindërit të gjithë kanë qenë shitës në rrugë. Nuk e kisha kuptuar se kjo është një mënyrë jetese për shumë njerëz. Kështu filloi gjithçka”, shprehet Ntim.

Ajo që e ndihmoi kompaninë e saj për të ecur përpara ishte një program në Universitetin Draper në Luginën Silikon, gjë që e ndihmoi të merrte një vendim jashtë realitetit që njihte. “Jam rritur si shitëse rruge dhe di si të shes gjithçka, ndaj po të mos ndihem rehat, e di se kjo ishte një eksperiencë e re. M’u desh të shisja profilaktikë. Ishte e vështirë”, thotë ajo.

Themeluesi i shkollës, Tim Draper, thotë se programi i nxit studentët që të mendojnë në mënyrë krijuese për të tejkaluar sfidat. Synimi i tij është të ushqejë ndjenjën e sipërmarrësit, duke i quajtur ata superheronj. “Duhet të jesh elastik, i pathyeshëm, këmbëngulës dhe të jesh në gjendje të tejkalosh pengesa të mëdha që të arrish sukses”, thotë Draper.

Universiteti ka studentë prej më shumë se 70 vendeve. Diplomantët kanë krijuar rreth 350 kompani. Pakistanezja Asra Nadeem u ndje si në shtëpinë e saj. “Duke qenë nga Pakistani, gjithë jetën më kanë thënë që nuk duhet të më dëgjohet zëri. Nëna ime gjithmonë shprehte pakënaqësi me tonin e zërit tim”, shprehet Nadeem. Në të kundërt, ajo thotë se këmbëngulja e saj vlerësohet këtu dhe idetë e pazakonta përqafohen. “Doja të ndërtoja qytete vertikale apo të nxirrja minerale nga asteroide”, tha Nadeem.

Kur studentët u diplomuan me kostume të superheronjve, Nadeem thotë se u ndje krenare. “Dikush që gjatë gjithë jetës është ndjerë se nuk përshtatet me realitetin përreth, tema e tregimeve me superheronj i përshtatet. Superheronjtë, po ashtu janë anomali në shoqëri, që ndihen të huaj dhe papritur, këta njerëz me aftësi specifike sjellin mendime revolucionare kur punojnë së bashku”, shprehet ajo.

Kur Nadeem u diplomua, Draper i ofroi asaj një vend pune për shkak të vetëbesimit të saj. Tani ajo punon për të mbështetur sipërmarrës të tjerë duke i udhëzuar si të përmbushin detyra të pazakonta. /Zëri i Amerikës


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180