Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Regjistrimi në universitet: 10 pyetje -10 përgjigje për kandidatët

$
0
0

studentsRegjistrimi në universitet për mijëra maturantë që kanë përfunduar maturën këtë vit ka krijuar vështirësi në kuptimin e rregullave të regjistrimit apo pikëpyetje për programin që do të studiojnë në varësi të preferencave të vendosura në momentin e aplikimit. Drejtoria e Pranimeve dhe Kujdesit ndaj Studenteve në UET, për t’iu ardhur në ndihmë gjithë kandidatëve për studentë ka përgatitur 10 përgjigje për 10 pyetjet më të zakonshme që ata bëjnë këto kohë.

Nuk kam arritur të aplikoj në raundin e parë për arsye shëndetësore, a mund të aplikoj në raundin e dytë?

Të gjithë kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/ AlZ dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme, mund të kryejnë procesin e aplikimit online në raundin e dytë me formularin e aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore duke bërë 10 (dhjetë) përzgjedhje preferencash.

Cila është periudha që unë mund të aplikoj në raundin e dytë?

Maturantët mund të kryejnë procesin e aplikimit online në raundin e dytë me formularin e aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore për çdo DAR/ZA në datat 23 shtator – 1 tetor 2016

Unë nuk jam shpallur fitues në raundin e parë, a kam të drejtë të aplikoj përsëri?

Të gjithë maturantët të cilët nuk janë shpallur fitues kanë të drejtë të aplikojnë përsëri në raundin e dytë sipas datave të sipërpërmendura.

Unë jam shpallur fitues në disa degë, si duhet të veproj më tej?

Të gjithë ata që janë shpallur fitues në disa programe studimi duhet të vendosin dhe të zgjedhin një nga programet e studimit që kanë fituar dhe të kryejnë regjistrimin pranë fakultetit përkatës duke dorëzuar dokumentacionin përkatës. Maturanti kandidat nuk mund të regjistrohet në më shumë se një program studimi.

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në UET?

Dokumentacioni përfshin:

Fotokopje e noterizuar e diplomës origjinale dhe e listës së notave;

Fotokopje e kartës së identitetit;

2 fotografi;

Certifikatë familjare.

Ku është vija e verdhë për fituesit në UET dhe a ka kuota të lira?

Universiteti Europian i Tiranës bazohet në moton “Zër vendin tënd” dhe se çdo student ka të drejtën të aplikojë dhe të regjistrohet në UET. Lista e të gjithë kandidatëve fitues janë shpallur në faqen zyrtare të Universitetit Europian të Tiranës dhe duhet të nxitoni që të kryeni regjistrimin në mënyrë që të zini vendin tuaj në UET. Regjistrimet për fituesit e raundin e parë janë të hapura deri në datën 20 shtator 2016.

Unë sapo jam kthyer nga jashtë, çfarë duhet të bëj për t’u regjistruar në Universitet?

Të gjithë studentët të cilët sapo janë kthyer në Shqipëri dhe shkollën e mesme e kanë kryer jashtë Shqipërisë duhet që të kryejnë njësimin e diplomës së fituar jashtë Shqipërisë pranë Ministrisë së Arsimit dhe më tej duhet të paraqiten pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, në lidhje me procedurat shtesë që duhet të ndiqen.

Unë e kam mesataren 5.9, a mund të aplikoj për t’u regjistruar në Universitet?

Bazuar në Vendimin Nr. 407, datë 1.6.2016, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016 – 2017” kriteri i mesatares për të aplikuar në Universitet është 6.00. Ju keni të drejtën të aplikoni për Kolegjet e Formimit Profesional për programet dyvjeçare që ato ofrojnë.

Ku mund ta kryej aplikimin online për raundin e dytë?

Aplikimi në Portalin e Maturës Shtetërore kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP-së). UET ofron facilitete për të gjithë maturantët, të cilët nuk kanë akses internet ose kanë vështirësi në plotësimin e aplikimit.

Kur shpallen fituesit e raundit të dytë dhe cilat janë datat e regjistrimit?

UET shpall listat përfundimtare të raundit të dytë të kandidatëve fitues të identifikuar me ID-në e kandidatit, në faqen elektronike zyrtare http://www.uet.edu.al/index.php/en/dhe në mjediset e UET, brenda datës 12 tetor 2016. Datat e regjistrimit për fituesit e raundit të dytë janë 16 tetor deri më 20 tetor 2016.

 

Politikat e reja të bursave në UET, ja kategoritë që përfitojnë

Universiteti Europian i Tiranës është një universitet i cili ofron mundësi dhe stimulon ekselencën, talentin, liderët e ardhshëm, por pa lënë pas vëmendjes shtresat dhe kategoritë në nevojë. UET-i çdo vit, në bazë të dokumentacionit që studenti kandidat paraqet, akordon bursa në këto kategori:

Bursa Pashko: Kjo bursë i akordohet maturantit, i cili në përfundim të ciklit të studimeve parauniversitare ka arritur një mesatare të lartë dhe është i talentuar në një fushë të caktuar, por has vështirësi ekonomike në realizimin e studimeve universitare.

Bursa “Pashko” është bursë e plotë studimi dhe do të shoqërohet me një pagesë 25.000 lekë të rinj në muaj për të siguruar shpenzimet e jetës studentore.

Bursat e Ekselencës: Kjo bursë i akordohet maturantit/ studentit, i cili në përfundim të ciklit të studimeve paraardhëse ka arritur një mesatare të lartë. Bursa e Ekselencës jo vetëm vlerëson arritjet e studentëve, por edhe nxit të mësuarin sistematik dhe konkurrencën në dobi të rritjes së nivelit e përgatitjes.

Si përfitohen bursat e Ekselencës:

Mesatare e notës 9.00 – 9.5 —— 25 % ulje

Mesatare e notës 9.5 – 9.75 —— deri në 75 % ulje

Mesatare e notës 9.75 – 10 —— 100% bursë e plotë

Bursat e Talentit: Kjo bursë i akordohet maturantit, i cili ka disa prirje dhe spikat në fusha të ndryshme të artit, sportit, kulturës dhe te shkencës.

Bursat e Lidershipit: Promovimi i liderëve të rinj aktiv që angazhohen dhe angazhojnë edhe të tjerët është në fokus të bursës së lidershipit.

Të rinjtë, pjesë e forumeve të ndryshme të partive politike në vend apo lider të grupeve të ndryshme rinore janë potencial për përfitimin e bursës së lidershipit. Në këtë kategori përfitohet gjysmë burse e orientuar për Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit.

Bursat e Promovimit Social: Me anë të bursave të promovimit social UET-i iu vjen në ndihmë edhe grupeve të caktuara të shoqërisë, të cilët hasin vështirësi në realizimin e studimeve universitare.

Këtu përfshihen fëmijët e ushtarëve të rënë në detyrë, anëtar të komunitetit Rom edhe Egjiptianë, si edhe shtresa të tjera në nevojë. Kjo realizohet në bashkëpunim edhe me institucione të tjera.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180