Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Regjistrimi në universitet: 10 pyetje -10 përgjigje për kandidatët

$
0
0
studRegjistrimi në universitet për mijëra maturantë që kanë përfunduar maturën këtë vit ka krijuar vështirësi dhe amulli në kuptimin e rregullave të regjistrimit apo pikpyetje për programin që do të studiojnë në varësi të preferencave të vendosura në momentin e aplikimit. Zyra e Dekanit të Studentëve në UET për t’i ardhur në ndihmë gjithë kandidatëve për studentë ka përgatirur 10 përgjigje për 10 pyetjet më të zakonshme që ata bëjnë këto kohë 
 
1.       Nuk kam arritur të aplikoj në raundin e parë për arsye shëndetësore a mund të aplikoj në raundin e dytë?
Të gjithë kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/ AlZ dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme, mund të kryejnë procesin e aplikimit online në raundin e dytë me formularin e aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore duke berë 10 (dhjetë) përzgiedhje preferencash.
2.       Cila është periudha që unë mund të aplikoj në raundin e dytë?
Maturantët mund të kryejnë procesin e aplikimit online në raundin e dytë me formularin e aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore për çdo DAR/ZA në datat 23 shtator – 1 tetor 2016
3.       Unë nuk jam shpallur fitues në raundin e parë, a kam të drejtë të aplikoj përsëri?
Të gjithë maturantët të cilët nuk janë shpallur fitues kanë të drejtë të aplikojnë përsëri në raundin e dytë sipas datave të sipërpërmendura.
4.       Unë jam shpallur fitues në disa degë, si duhet të veproj më tej?
Të gjithë ata që janë shpallur fitues në disa programe studimi duhet të vendosin dhe të zgjedhin një nga programet e studimit që kanë fituar dhe të kryejnë regjistrimin pranë fakultetit përkatës duke dorëzuar dokumentacionin përkatës. Maturanti kandidat nuk mund të regjistrohet në më shumë se një program studimi.
5.       Cilat janë dokumentat e nevojshme për regjistrim në UET?
Dokumentacioni përfshin:
Fotokopje e noterizuar e diplomës origjinale dhe e listës së notave;
Fotokopje e kartës së identitetit;
2 fotografi;
Çertifikatë familjare;
6.       Ku është vija e verdhë për fituesit në UET dhe a ka kuota të lira?
Universiteti Europian i Tiranës bazohet në moton “Zër vendin tënd” dhe se çdo student ka të drejtën të aplikojë dhe të regjistrohet në UET. Lista e të gjithë kanditatëve fitues janë shpallur në faqen zyrtare të Universitetit Europian të Tiranës dhe duhet të nxitoni që të kryeni rregjistrimin në mënyrë që të zini vendin tuaj në UET. Rregjistrimet për fituesit  e raundin e parë janë të hapura deri në datën 20 shtator 2016.  
7.       Unë sapo jam kthyer nga jashtë, çfarë duhet të bëj për t’u regjistruar në Universitet?
Të gjithë studentët të cilët sapo janë kthyer në Shqipëri dhe shkollën e mesme e kanë kryer jashtë Shqipërisë duhet që të kryejnë njësimin e diplomës së fituar jashtë Shqipërisë pranë Ministrisë së Arsimit dhe më tej duhet të paraqiten pranë Agjensisë Kombëtare të Provimeve në lidhje me procedurat shtesë që duhet të ndiqen.
 
8.       Unë e kam mesataren 5.9, a mund të aplikoj për t’u rregjistruar në Universitet?
Bazuar në Vendimin Nr. 407, datë 1.6.2016, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimev e të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016 – 2017” kriteri i mesatares për të aplikuar në Universitet është 6.00. Ju keni të drejtën të aplikoni për Kolegjet e Formimit Profesional për programet dy vjeçare që ato ofrojnë.
9.       Ku mund ta kryej aplikimin online për raundin e dytë?
Aplikimi  në Portalin e Maturës Shtetërore kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtarete AKP-së). UET ofron facilitete për të gjithë maturantët, të cilët nuk kanë akses internet ose kanë vështirësi në plotësimin e aplikimit.
10.   Kur shpallen fituesit e raundit të dytë dhe cilat janë datat e regjistrimit?
UET shpall listat përfundimtare të raundit të dytë të kandidatëve fitues të identifikuar me ID-në e kandidatit, në faqen elektronike zyrtare  http://www.uet.edu.al/index.php/en/dhe në mjediset e UET, brenda datës 12 tetor 2016. Datat e regjistrimit për fituesit e raundit të dytë janë 16 tetor deri më 20 tetor 2016.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles