Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Kështjellat në dritën digjitale

$
0
0

keshtjella dixhitaleQendra UET bëhet pjesë e NetCastle, rrjeti për krijimin dhe promovimin e kështjellave përmes digjitalizimit

“Qendra UET, në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës, Institucionin e Prefektit Gjirokastër, Njësinë Rajonale të Korfuz-it si edhe Njësinë Rajonale të Thespotisë kanë ndërmarrë një projekt për promovimin e trashëgimisë kulturore përmes teknologjive të reja të informacionit, i mbështetur nga fondet IPA CBC të Komisionit Europian.”

Projekti NetCastle ka nisur zbatimin qysh prej Korrikut të vitit 2014 nën IPA CBC “Programi Greqi-Shqipëri”, me mbështetjen e Bashkimit Europian. Për implementimin e këtij projekti, Qendra UET bashkëpunon me Prefekturën e Qarkut Gjirokastër dhe Rajonin e Ishujve Jonian/Njësinë Rajonale të Korfuz-it, ashtu si dhe me Rajonin e Epirit/Njësinë Rajonale të Thespotisë.

Ditën e mërkurë, në datë 15 Qershor, u mbajt një takim konstruktiv ndërmjet partnerëve të projektit “NetCastle” në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës. Në kuadër të projektit, Qendra UET në rolin e partnerit të projektit ka realizuar me sukses krijimin e platformës për promovimin e kështjellave, duke përmendur këtu Digjitalizimin e informacioneve të përzgjedhura për sa iu përket monumenteve historike të zonës dhe zhvillimin për aplikimin e përshkimeve virtuale brenda hapësirës kohore, nëpërmjet përfaqësimeve 3D të monumenteve historike. Diskutimet lidheshin me përpjekjet e përbashkëta të të dyja vendeve për trajtimin e sfidave të njëjta kulturore. Palët dakordësojnë dhe për rritjen e turizmit në rajon, rinovimin kulturor të turizmit (e-tourism), diferencimin e kështjellave nga monumente të tjera antike klasike, sensibilizimin dhe mobilizimin e komunitetit shkencor lokal, fuqizimin dhe sinkronizimin e metodave informuese për të gjithë banorët dhe vizitorët nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja, kontribut në edukimin kulturor të të rinjve.

Projekti ka si objektiv promovimin e elementeve të përbashkëta kulturore përtej kufijve, çka do të sjellë zhvillimin e turizmit në vendet respektive, duke përdorur teknologjitë e reja dhe e-turizmin. Përdorimi i teknologjisë së re është motori që vë në lëvizje zbatimin e projektit dhe përçon më mirë vlerat historike e kulturore të zonës. Projekti ka si synim krijimin e një rrjeti për vrojtimin, rinovimin dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore të kështjellave historike në rajonet e sipërpërmendura. NETCASTLE i ofron përdoruesit virtual një turne në kohë e hapësirë të pasqyrimeve të monumenteve historike, duke përdorur teknologjinë 3D.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180